Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi
Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi 3 Korrik, 19:24 ...
Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi 3 Korrik, 19:24 ...
Arrestimi i Granit Pepnikës në Dhërmi, policia jep detaje: Në pranga edhe dy të tjerë, në vilë armë...
Policia goditi skemën e mashtrimit me Call Center në Shkodër, zbulohen emrat 3 Korrik, 14:07 Goditja e Call-C...
Debat në Komisioni e Ligjeve/ Strazimiri: Ka njerëz të pafajshëm në burgje. Braho: Gjyqtari nuk ësht&eum...
Ata thonë se edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi.
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje shtestave amerikanë që gjenden në Tiranë të tregojnë kujdes të shtuar, pasi kryeqyteti po përballet me protesta masive. Përmes një njoftimi zyrtar, ajo këshillon që qytetarët amerikanë të shmangin pjesëmarrjen në protesta dhe të ndjekin zhvillimet e fundit përmes mediave.
Ata thonë se edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi. Ambasada amerikane këshillon që qytetarët amerikanë të kenë gjithmonë një plan emergjence ose një strategji daljeje nga zona si dhe të shmangin tërheqjen e vëmendjes.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:
Vendndodhja: Në të gjithë vendin; Tiranë, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", segmenti mes Sheshit "Skënderbej" dhe Sheshit "Nënë Tereza", përpara Kryeministrisë.
Data/Koha: Në vijim.
Njoftimi: Protestat e përnatshme vazhdojnë përpara godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", mes Sheshit "Nënë Tereza" dhe Sheshit "Skënderbej". Protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera.
Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi. Tubimet mund të shtrihen edhe në zonat përreth, përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare. Në orët para zhvillimit të protestave dhe gjatë tyre pritet prani e shtuar e forcave të policisë, bllokime rrugësh, devijime të qarkullimit dhe ndërprerje të trafikut.
Nëse ndodheni në një qytet ku po zhvillohet një protestë, tregohuni vigjilentë dhe vendosni në prioritet sigurinë tuaj personale. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve të rendit për informacionet më të fundit.
Masat e rekomanduara për sigurinë:
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin pjesëmarrjen në protesta.
Tregohuni të vetëdijshëm për mjedisin përreth jush dhe kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit apo kufjeve në vende publike.
Ndiqni vazhdimisht mediat lokale për zhvillimet e fundit.
Keni gjithmonë një plan emergjence ose një strategji daljeje nga zona.
Mbani një profil të ulët dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes./Dosja.al
Foto ilustruse Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025, por duket se pjesa ma e madhe e rritjes ka ardhur nga pozicionet ...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar 19 protestues me argumentimin se gjatë protestës së djeshme para Kuvendit kanë ku...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 34-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë k...
TIRANË- Policia në Shqipëri përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestat e s&eu...
TIRANË- Muaji qershor ka qenë pesimist për ndërtuesit, teksa ata presin që porositë e klientëve në të ardhme...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria vazhdoi të përballet me një sfidë strukturore në tregun e punës së t&eu...
Foto ilustruse Mijëra punëtorë në Kosovë pritet të përfitojnë nga rritja e pagës minimale në 500 euro bru...
TIRANË- Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin në Europë, burrat shqiptarë janë ata q...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti ...
pamjet TIRANË- Qarkullimi i automjeteve është bllokuar në rrugën “Mine Peza”-s në Tiranë, pasi protestuesit ...