LIVE UPDATES
Aktualitet

Goditet rrjeti i drogës nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja/ 6 tonë kokainë dhe 6 milionë euro të sekuestruara

Nga hetimet policore, sipas Europol, ka rezultuar se anëtarët e rrjetit u fshehën në një kontejner për të hyrë fshehurazi në port dhe me ndihmën e punëtorëve të korruptuar nxorrën kokainën gjatë natës

24 Janar 2025, 15:13 Nga r.ll
Goditet rrjeti i drogës nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja/
Garda Civile Spanjolle

TIRANË- Organizata policore europiane e luftës kundër krimit “Europol” tha se në bashkëpunim me autoritetet spanjolle shkatërroi një rrjet të gjerë të trafikut të drogës duke sekuestruar 6 ton kokainë dhe 6 milionë euro.

Sipas Europol nga një hetim që përfshiu Bullgarinë, Kolumbinë, Kosta Rikën dhe Panamanë, nisur në qershor të vitit 2022, u zbulua se anëtarët e rrjetit ishin shtetas nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja, të cilët organizuan trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendi i origjinës në Evropë.

Sipas Europol secili prej anëtarëve të organizatës mori rol të ndryshëm brenda zinxhirit të trafikut të drogës.

"Anëtarët shqiptarë, me qendër në Dubai, vepruan si investitore dhe siguruan financat e nevojshme për të paguar prodhuesit për dërgesat nga Kolumbia", thotë Europol, ndërsa shtetasit kolumbianë trajtonin dërgesat nga Kolumbia në Evropë, shtetasit bullgarë, kolumbianë dhe spanjollë mbikëqyrnin marrjen dhe shpërndarjen e mëtejshme të drogës.

Nga hetimet policore, sipas Europol, ka rezultuar se anëtarët e rrjetit u fshehën në një kontejner për të hyrë fshehurazi në port dhe me ndihmën e punëtorëve të korruptuar nxorrën kokainën gjatë natës. Europol thotë se anëtarët e rrjetit pastronin të ardhurat nga krimet e tyre dhe sipas policsë rrjeti kriminal kishte kapacitet për të marrë deri në një ton kokainë në javë.

Në tetor 2024, autoritetet kapën 4.1 ton kokainë në Panama, me destinacion Spanjën, në lidhje me këtë rrjet.

Sipas Europol rrjeti dyshohet se është i lidhur me konfiskimet e kokainës me një total prej rreth gjashtë tonësh. Gjithashtu, autoritetet e zbatimit të ligjit kishin sekuestruar edhe dy ton kokainë në Spanjë që nga fillimi i hetimeve.

Në rezultatet e aksionit, të realizuar në tre faza, midis dhjetorit 2024 dhe janarit 2025 Europol thotë se janë kryer 22 arrestime në Spanjë si dhe 27 bastisje shtëpish.

Europol thotë se krahas sasive të drogës sekuestroi 6.5 milionë euro cash, 35 automjete, përfshirë 8 makina luksoze (vlerësuar rreth 2.5 milionë euro), orë luksoze dhe stoli ( vlerësuar rreth 1.5 milionë euro) 48 armë si dhe 53 llogari bankare të ngrira nëpër banka.

Siaps Europol rritja e dërgesave të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, si dhe depërtimi i rrjeteve kriminale në biznese të ligjshme dhe të paligjshme në Bashkimin Europain nxiti krijimin e një Task Force Operacionale në Europol.

Europol tha se koordinoi gjatë hetimit, shkëmbimin e informacionit midis autoriteteve kombëtare, duke i bashkuar ato për të synuar në mënyrë efikase të gjithë rrjetin e trafikut të drogës./VOA

europol trafik droge

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën