9 Prill 2024, 19:43
Nga M.B
Foto ilustruese
VLORA- Tre persona janë arrestuar në Vlorë, në kuadër të një operacioni policor ndërkombëtar i zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani.
Operacioni u zhvillua me qëllim goditjen e një organizatë kriminalë, ku në pranga gjithsej përfunduan 13 persona. Në Vlorë u vunë në pranga shtetasit Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho.
Njoftmi:
Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Sammogia”.
Operacioni, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani. Finalizimi i tij, rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Departamentit të Policisë Kriminale/Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Zyrës së Interforcës Italiane në Shqipëri.
Pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali, për trafikim narkotikësh, lokalizohen në Vlorë, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia”, në total, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u arrestuan 13 shtetas. Si rezultat i partneritetit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese italiane, të konkretizuar me shkëmbim intensiv informacionesh dhe operacione të njëpasnjëshme të përbashkëta, me objektiv kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, Departamenti i Policisë Kriminale/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, finalizuan operacionin ndërkombëtar të koduar “Sammogia”.
Gjatë këtij operacioni të zhvilluar paralelisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u lokalizuan në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit L. K., 52 vjeç, F. M., 38 vjeç dhe L. M., 33 vjeç. Për të tre këta shtetas, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.
organizata kriminale
Aktualitet
9 Prill 2024, 19:42
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një sherr masiv është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se nga ky sh...
Aktualitet
9 Prill 2024, 19:42
I.A
Elon Musk
SHBA- Ditën e sotme është bërë me dije se Interneti satelitor Starlink ka mbërritur në Shqipëri. Kët...
Aktualitet
8 Prill 2024, 21:05
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Emisioni Fiks Fare ka sjell rastin e një grupi në aplikacionin Telegram me mijëra anëtar të cilë...
Aktualitet
8 Prill 2024, 20:27
h.k
Foto ilustruese
VLORË-Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlo...
Aktualitet
8 Prill 2024, 19:51
Esmeralda Topi
Foto ilustruese
ELBASAN-Në prill të 2017-ës, kur nisi për herë të parë puna në inceneratorin e Elbasanit, qeveria ...
Aktualitet
8 Prill 2024, 19:41
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton besimtarët orarin e faljes së Fitër Bajramit. Në njoft...
Aktualitet
8 Prill 2024, 19:31
h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka dhënë paraprakisht dy masa sigurie arrest në burg p&e...
Aktualitet
8 Prill 2024, 18:25
h.k
Foto ilustruese
BERAT-Tri banesa në lagjen “1 Maji” në Kuçovë janë përfshirë nga flakët mesditën...
Aktualitet
8 Prill 2024, 18:19
h.k
DURRËS-Në Kadastrën e Durrësit ditën e sotme është bërë një aksion i lëshuar me urdhër të Pro...
Aktualitet
8 Prill 2024, 17:44
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Pas Butrintit dhe Spaçit, edhe parku arkeologjik i Bylisit propozohet të menaxhohet me fondacion me institucione t...