29 Qershor 2022, 11:33
Nga k.m.
Gledis Nano dhe Yaakov Shabtai
IZRAEL- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndodhet për një vizitë pune në Izrael. Gjatë qëndrimit atje, Drejtor Nano zhvilloi një takim miqësor dhe të frytshëm me homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit, Yaakov Shabtai. Nano dhe Shabtai, gjatë këtij takimi, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë shqiptare dhe asaj izraelite, si dhe me agjencitë e sigurisë në Izrael.
Në fokus të takimit ishin shkëmbimi i përvojave më të mira në punës në krye të institucioneve përkatëse, ndikimi i përdorimit të teknologjisë bashkëkohore në detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet dy policive, për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe pastrimit të parave.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Izraelit, Yaakov Shabtai, u shpreh: Ju përgëzoj për kurajon dhe vendosmërinë që tregoni në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, për bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese dhe për sfidat që keni marrë përsipër, para qytetarëve të vendit tuaj dhe partnerëve, për të luftuar me profesionalizëm dhe zero tolerancë, tentativat për kultivim të kanabisit dhe trafikim të lëndëve narkotike, krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe terrorizmin.
Gjithashtu, ju shpreh mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit shqiptar, gjatë ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri-Izrael. Dua t’ju garantoj se do keni mbështetjen absolute të Policisë dhe të agjencive të sigurisë izraelite, për të arritur rezultatet e dëshiruara drejt qëllimit të përbashkët, krijimit të një klime të qetë dhe të sigurtë për qytetarët e të dy vendeve dhe më gjerë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka falënderuar homologun e tij, për të gjithë vlerësimin dhe mbështetjen e dhënë nga Policia e Izraelit.
Nano theksoi: Dua t’ju siguroj se Policia e Shtetit shqiptar është e aftë profesionalisht dhe ka të gjitha kapacitetet, për të luftuar përkrah policive homologe, krimin e organizuar, krimin kibernetik, pastrimin e parave, korrupsionin dhe terrorizmin. Sfidat që kam marrë përsipër janë pikërisht këto prioritete të përbashkëta që nuk njohin kufij dhe që kanë në themel garantimin e rendit e sigurisë dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët tanë.
Vizitat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të zhvilluara së fundmi në SHBA, Gjermani, Greqi dhe Izrael, tregojnë rëndësinë që Policia e Shtetit i kushton luftës kundër fenomeneve kriminale, të cilat kanë shtrirje globale, si dhe angazhimin për të forcuar bashkëpunimin me partnerët, në realizimin e prioritetit të përbashkët, për goditjen me zero tolerancë, të krimit të organizuar.
gledis nano yaakov shabtai
Aktualitet
29 Qershor 2022, 11:24
A.B
Banoret ne Sharre
TIRANË- Ditën e sotme pritet që të shemben 5 banesa në zonën e Sharrës në Tiranë, me pretend...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 11:26
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Aksion në Tiranë, Policia e Shtetit ka arrestuar 7 persona. Sipas njoftimit zyrtar është bërë me...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 10:57
A.B
Arrestim
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohen se kanë vjedhur një sasi të konsid...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 10:27
A.B
Makina
MALLAKASTËR- Një aksident me pasojë lëndimin e një personi ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Memaliaj-Malla...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 10:23
Banoret
DURRËS- Banorët e Porto Romanos kanë dalë ditën e sotme në protestë, për të kërkuar largimin...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 10:18
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka marrë të pandehur biznesmenin Shaban Hersin për pastrim parash në llogari t&...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 10:09
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Arrestohet një 58-vjeçar shqiptar në Greqi, i cili ka tentuar që të dhunojë seksualisht një t&e...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 09:20
A.B
Policia italiane
ITALI- Tre shqiptarë të moshave 46, 49 dhe 53 vjeç janë arrestuar në Itali pasi dyshohet se janë pjesë...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 10:00
k.m.
GREQI- Del videoja nga momenti kur biznesmeni grek Theodoros Kousathanas rrihet me levë nga dy persona, një prej tyre nga Shqipëria. Pamjet e r...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 09:26
k.m.
Fisnik Hoxha
GJERMANI- Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës në Kiel. Si...