2 Janar 2023, 09:32
Nga I.A
Artur Metani
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani deklaroi se shumë presione ndaj sistemit gjyqësor në vend. Në një intervistë për Euronews Albania, Metani u shpreh se ka presione edhe në kuptimin e mirë të fjalës, duke përmendur atë të publikut, që pret drejtësi nga institucionet. Por sipas tij, nuk mungojnë as presionet edhe nga politika, teksa shtoi se nuk mund të ketë demokraci pa pavarësi të pushtetit gjyqësor dhe nuk mund të ketë pavarësi të sistemit gjyqësor, në qoftë se nuk ka demokraci.
“Sistemi gjyqësor padyshim që ka shumë presione, ka shumë presione edhe në kuptimin e mirë të fjalës. Ka presion publik, që do të thotë të prodhojë sa më shumë drejtësi, të prodhojë drejtësi të paanshme e kështu me radhë. Ka presion qoftë edhe nga politika, që në një moment të caktuar politika përfaqëson interesin publik në Kuvend apo kudo, për ta bërë sistemin gjyqësor më të përgjegjshëm e kështu me radhë. Nga ana tjetër gjetja e balancës midis këtij interesi publik, dhënies zë të këtij interesi publik, edhe mënyrës se si ti i jep zë këtij interesi publik është shumë delikate ta ndash nga presioni, ta ndash nga presioni politik, nga intimidimi që i bëhet punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo nuk është një gjë që shkruhet, nuk është një gjë që thuhet. Kjo është një gjë që dihet. Unë mendoj që sistemi gjyqësor nuk mund të ketë sukses, nëse ne nuk e mbështesim sistemin gjyqësor, nëse ne nuk i krijojmë mjedis demokratik sistemit gjyqësor.
Nuk mund të ketë demokraci pa pavarësi të pushtetit gjyqësor dhe nuk mund të ketë pavarësi të sistemit gjyqësor, në qoftë se nuk ka demokraci. Nuk mund të shkojnë të dyja anash dhe larg njëra- tjetrës, të dyja ndihmojnë një proces shumë të rëndësishëm, që është kushtetutshmëria e sjelljes politike në vend. Kjo sa i përket pjesës politike, pra them që duhet kultivuar dhe duhet promovuar kultura demokratike e trajtimit të punës së sistemit gjyqësor. Çdokush ka të drejtë të komunikojë atë që mendon për punën e sistemit gjyqësor, sa larg kjo apo sa afër është kjo me intimidimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo është një gjë që ka të bëjë me kulturën politike të atyre që e bëjnë këtë kritikë. Besoj dhe mendoj që duhet të jetë pjesë e debatit politik pikërisht kjo gjë, pra krijimi i një fryme kritike, nëse ka kritika për punën e sistemit gjyqësor, por brenda një standardi të caktuar demokratik, kushtetues, brenda asaj që themi, të ruajtjes së pavarësisë dhe mosintimidimit të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, theksoi Metani ndër të tjera.
artur metani
Aktualitet
2 Janar 2023, 08:43
I.A
Familja shqiptare
ITALI- Nuk ka mënyrë më të mirë për t'i thënë lamtumirë një viti që po kalon dhe p...
Aktualitet
2 Janar 2023, 07:58
I.A
Emigrante
ANGLI- Më shumë se 45,000 migrantë kaluan në vitin 2022 ilegalisht nga Franca Kanalin e La Manshit për në Britanin&...
Aktualitet
2 Janar 2023, 07:45
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Moti në Shqipëri, do të karakterizohet nga temperatura të larta për pothuajse të gjithë jav...
Aktualitet
1 Janar 2023, 22:33
Holta Heba
TIRANË- Në ligjin për të drejtën e informimit parashikohet se nga lista e gjatë e informacioneve që duhen b&e...
Aktualitet
1 Janar 2023, 22:05
F.M
Alkool
TIRANË- Për dikë që feston, pi dhe argëtohet, pyetja kryesore është: Si të përballoj të përzi...
Aktualitet
1 Janar 2023, 21:51
Esmeralda
TIRANË- Esmeralda është martuar në moshë fare të re dhe pasi është bërë nënë në...
Aktualitet
1 Janar 2023, 21:43
F.M
Moti
SHQIPËRI- Moti në vendin tonë, për javën e parë të janarit pritet të jetë nën ndikimin e kushte...
Aktualitet
1 Janar 2023, 21:28
Të moshuarit
TIRANË- Stavër Komishta është 80 vjeç dhe prej 4 vitesh jeton në Shtëpinë e të Moshuarve n...
Aktualitet
1 Janar 2023, 20:54
Esmeralda
TIRANË- Esmeralda, për shkak të varfërisë dhe papunësisë u detyrua ta linte vajzën e saj në kujdesin...
Aktualitet
1 Janar 2023, 20:28
Esmeralda dhe Samanta
TIRANË- Këtë të diel feste në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Di...