Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjykata arriti ne kete perfundim duke mbajtur ne konsiderate skemën tatimore dhe ne veçanti faktin se detyrimi tatimor prej 15 % ndaj kesaj kategorie tatimpaguesish filloi të zbatohej menjëherë pa u lënë kohë të mjaftueshme atyre të përshtateshin me skemën e re tatimore.

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dhënë argumentat e saj për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit të ri pr tatimin mbi të ardhurat, sipas të cilit profesionistët e lirë do të tatohen njësoj me bizneset e tjera në janar të vitit 2030 dhe jo nga 1 janari 2024 kur parashikonte ligji. Gjykata arriti ne kete perfundim duke mbajtur ne konsiderate skemën tatimore dhe ne veçanti faktin se detyrimi tatimor prej 15 % ndaj kesaj kategorie tatimpaguesish filloi të zbatohej menjëherë pa u lënë kohë të mjaftueshme atyre të përshtateshin me skemën e re tatimore.
Gjykata njoftoi se mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit nr. 29/2023, për Tatimin mbi të Ardhurat dhe të nenit 4 te VKM-së nr. 753/2023, i ashtuquajturi tatimi mbi të ardhurat e të vetëpunesuarëve që ofrojnë shërbime profesionale.
Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot më 27.06.2024 njëzëri vlerësoi se ajo ka juridiksion për shqyrtimin e çështjes dhe se të gjithë kërkuesit ( 1/5 e deputetëve, Dhoma e Avokatisë, Shoqatat e kontabilistëve të miratuar dhe ekspertëve kontabël të autorizuar IEKA dhe IKM) legjitimohen për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues, sipas objektit të kërkesës së tyre.
Lidhur me themelin e pretendimeve të kërkuesve, Gjykata pa vënë në dyshim hapësirën e gjerë të vlerësimit të ligjvënësit dhe diskrecionin e tij në fushën fiskale, vlerësoi se neni 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dhe neni 4 i VKM-së nr. 753/2023, cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mosrespektimit të parimit të sigurisë juridike (në kuptim të pritshmërive të ligjshme dhe qartësisë së normës) dhe parimit të proporcionalitetit. Gjykata arriti ne kete perfundim duke mbajtur ne konsiderate skemën tatimore dhe ne vecanti faktin se detyrimi tatimor prej 15 % ndaj kesaj kategorie tatimpaguesish filloi të zbatohej menjëherë pa u lënë kohë të mjaftueshme atyre të përshtateshin me skemën e re tatimore.
Sa me sipër, Gjykata mbajti në vëmendje se ndonëse ligji ka hyrë në datën 18 Maj 2023 dhe i shtrinte efektet e tij nga data 1 Janar 2024, lista analitike e shërbimeve hyri në fuqi në datën 23 Dhjetor 2023 sipas nenit 4 të VKM-së nr. 753/2023 pra vetëm disa ditë para fillimit të efekteve të ligjit.
Gjithashtu, Gjykata vlerësoi se norma e tatimit prej 15 % e parë së bashku me kohën e zbatimit të saj nuk e kalon testin e proporcionalitetit, pasi nuk rezulton të jetë masa më e përshtatshme, në kushtet kur ka masa të tjera alternative, të cilat vetë ligjvënësi i ka evidentuar të zbatohen për kategoritë e tjera të tatimpaguesve mbi të ardhurat.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi me shumicë votash: Pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe shfuqizimin e nenit 69, pika, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dhe të nenit 4 të VKM-së nr. 753/2023.
Rrëzimin e kërkimeve për shfuqizimin e dispozitave të tjera të ligjit. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese./ Monitor
Flor Binaj TIRANË- Piranjat kanë reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ligjin për tat...
pamje nga vendngjarja SHKODËR- 13 mijë bimë kanabisi janë asgjesuar nga një operacion antidrogë në Shkodë...
foto ilustruese DEVOLL- Është përplasur pasditen e sotme në aksin rrugor "Bilisht-Sinicë", një furgon dhe një motom...
Holta Zaçaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme ka vendosur të rrëzoj&...
Lokali BRUKSEL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lokalin e një shqiptari në Bruksel. Raportohet se dy perso...
Ina Kasimati TIRANË - Prej ditësh mbarë vendi është tronditura nga zbardhja e skandalit i cili ka ndodhur në spitalin O...
Liqeni i Banjës GRAMSH- Shpallet i zhdukur një 30-vjeçar në Gramsh. Bëhet me dije se 30-vjeçari I.Brahimi ësht&...
Fatlinda Berisha Tahiri TIRANË- Bashkëshortja e ish-Ministrit Saimir Tahiri, Fatlinda Berisha Tahiri ka rrëfyer historinë e në...
Arben Lena TIRANË- Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena. Sipas njof...
pamje nga vendngjarja ITALI- Një shqiptar ka rën në pranagt e policisë italiane, pasi në garazhdin e tij është gjetur 30...