Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Përpara se të ndërronte jetë, ajo publikoi një letër akuzë të rëndë për gjendjen në Spitalin Onkologjik ndërsa pas publikimit të skandalit në këtë spital letra u bë virale. Mësuese Ina u nda nga jeta në 23 mars të këtij viti ndërsa letra e saj është bërë virale këto ditë ku tregon mizorinë që duhet të kalojën pacientët të cilët përveç sëmundjes fatkeqësisht duhet edhe të presin rradhë disa muaj për të marrë mjekim ose nuk marrin terapinë sipas protokollit.
TIRANË - Prej ditësh mbarë vendi është tronditura nga zbardhja e skandalit i cili ka ndodhur në spitalin Onkologjik në QSUT. Mjekët e këtij spitali në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Ndërkohë pas daljes në dritë të këtij skandali është publikuar edhe një letër e një pacienteje e cila kurohej për shkak të kancerit. Mësuesja dhe aktivistja, Ina Kasimati nuk arriti ti mbijetonte sëmundjes por me letrën e saj ka shpalosur të gjitha problemet që kishte hasur për të marrë një mjekim.
Përpara se të ndërronte jetë, ajo publikoi një letër akuzë të rëndë për gjendjen në Spitalin Onkologjik ndërsa pas publikimit të skandalit në këtë spital letra u bë virale. Mësuese Ina u nda nga jeta në 23 mars të këtij viti ndërsa letra e saj është bërë virale këto ditë ku tregon mizorinë që duhet të kalojën pacientët të cilët përveç sëmundjes fatkeqësisht duhet edhe të presin rradhë disa muaj për të marrë mjekim ose nuk marrin terapinë sipas protokollit.
Letra e Ina Kasimati:
Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh, operacionin e bëra te Spitali Onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe m’u hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.
Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ia thashë Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëherë Drejtorit të përgjithshëm z.Enkelejd Joti. Asnjë përgjigje.
I shkruajta ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi t’i shkruaja kryeministrit. M’u duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms (të lante gojën) Znj.Kasimati, ju e keni marré ilaçin në farmacinë e spitalit… (qesharake)
E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marrë ilaçin dhe as që e dija ku ishte farmacia e spitalit. Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (d.m.th vitin e kaluar) kur m’u përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin, më mori në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.
I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas Covid-it ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë.
Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë… Nuk e di nëse keni shkuar në Spitalin Onkologjik, në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme farmaceutike: Bëje tani, atë që pacienti ka nevojë më pas.
Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr… Kur e kam parë jam tmerruar. I bëra foto. Ia dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në FB dhe më pas u hoq … Para se të nisesha në Francë, falë mbështetjes së shqiptarëve dhe jo të shtetit, unë prisja përgjigjen e biopsisë, por nuk e mora pasi në spital mungonin kitet …
Ndërkohë në ato korridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty, të shqetësuar për mungesë të ilaçeve, kimioterapisë… Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjekësor apo analizat, ilaçet… Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…
Është turp! Në cilin vend të Europës ndodh kjo? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty, skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin…
Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ”lan moralin” që shteti e dha ndihmën… Jam kurioze të di në rastin e aktorit Fuga çfarë mbështetje i ka dhënë shteti, kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr.Petrela çfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë?
Skandali te Onkologjiku
Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.
Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.
Liqeni i Banjës GRAMSH- Shpallet i zhdukur një 30-vjeçar në Gramsh. Bëhet me dije se 30-vjeçari I.Brahimi ësht&...
Fatlinda Berisha Tahiri TIRANË- Bashkëshortja e ish-Ministrit Saimir Tahiri, Fatlinda Berisha Tahiri ka rrëfyer historinë e në...
Arben Lena TIRANË- Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena. Sipas njof...
pamje nga vendngjarja ITALI- Një shqiptar ka rën në pranagt e policisë italiane, pasi në garazhdin e tij është gjetur 30...
foto nga AMP TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar ditën e sotme një inspektor policie të shpallur në k&e...
Edmond Gashi TIRANË- Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës lidhur ...
Vangjush Dako TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako, ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme ku u zhvillua...
Bankers Petroleum Në datë 7 qershor 2024, pas disa vitesh procedurash arbitrazhi, gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhom&eu...
foto ilustruese FIER- Një makinë ka dalë nga rruga mesditën e sotme në aksin rrugor "Levan-Tepelenë”. Mësohet...
Foto ilustruese TIRANA- Pas masave të caktuar nga Gjykatës së Tiranës, mësohet se sot Drejtoria e QSUT pezulloi nga detyra mj...