27 Qershor 2024, 16:36
Nga S.B
Arben Lena
TIRANË- Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-kryetarin e dhomës së Avokatisë, Arben Lena. Sipas njoftimit bëhet me dije se Lena është shpallur fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Si fillim Lena është dënuar me tre vite burg, por ka përfituar nga ulja e dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me dy vite. Gjithashtu Lenës i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin për tre vite.
Njoftimi i plotë:
1. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 10.05.2024, Nr. 79 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Arben Lena, Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Dajana Kodra (Ninga), Blerand Kozici, Dritan Tabaku, Artiana Kozici.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, mbështetur në nenet 39, 59, 245/1 parag. 2 dhe 4 dhe 300 të K.Penal, nenet 190, 403 – 406, 393 dhe 485 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 41, datë 27.06.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Lena, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Arben Lena me 2 (dy) vite burgim.
3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arben Lena do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 27.01.2024 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
4. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për të pandehurin Arben Lena për një periudhë kohore prej 3 (tre) vjetësh.
arben lena gjkko
Aktualitet
27 Qershor 2024, 16:27
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një shqiptar ka rën në pranagt e policisë italiane, pasi në garazhdin e tij është gjetur 30...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 15:56
S.B
foto nga AMP
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar ditën e sotme një inspektor policie të shpallur në k&e...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 15:39
N.F
Edmond Gashi
TIRANË- Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës lidhur ...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 15:39
I.A
Vangjush Dako
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako, ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme ku u zhvillua...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 15:04
I.A
Bankers Petroleum
Në datë 7 qershor 2024, pas disa vitesh procedurash arbitrazhi, gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhom&eu...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 15:01
S.B
foto ilustruese
FIER- Një makinë ka dalë nga rruga mesditën e sotme në aksin rrugor "Levan-Tepelenë”. Mësohet...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 14:46
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas masave të caktuar nga Gjykatës së Tiranës, mësohet se sot Drejtoria e QSUT pezulloi nga detyra mj...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 14:32
S.B
Vangjush Dako
TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO. Dako është n&eu...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 14:05
M.B
Farmacisti
TIRANA- Farmacisti Florian Marku, i përmendur në skandalin e spitalit Onkologjik, u njoh sot me masën "arrest shtëpie" ...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 13:59
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Procedohen të lirë dy persona të moshave 25 dhe 34 vjeç në Korçë. Bëhet...