LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata gjermane i njeh mbiemrin e burrit, Gjendja Civile shqiptare ia heq

Pas shumë peripecive, Albana e ka çuar çështjen në gjykatë dhe në Tetor 2022 çështja është pushuar, pas komunikimit se ajo do të kalojë në sistem me mbiemrin e huaj. Por në Prill 2023, Albanës i është bllokuar pasaporta, pasi në sistem Gjendja Civile e ka kthyer sërish me mbiemrin e vajzërisë Lila. Sot zonja është bllokuar në Shqipëri.

10 Prill 2023, 22:11 Nga k.m.
Gjykata gjermane i njeh mbiemrin e burrit, Gjendja Civile shqiptare ia heq
Albana Frankenhauser

“Stop” ishte me qytetaren Albana Frankenhauser, e cila tregon, se ka qenë e martuar me një shtetas gjerman dhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin gjerman, pasi jeton në këtë shtet. Pasi ka bërë njohjen e divorcit në Shqipëri, i kanë kthyer mbiemrin e vajzërisë me pretendimin, se nuk është shprehur Gjykata e Gjermanisë.

“Pasi kam 23 vite që jetoj në Gjermani, kur bëra ndarjen, gjykata nuk e fliste vendimin e mbiemrit sepse ishte ligji i familjes. Kur kam sjellë vendimin e ndarjes në Shqipëri është njohur gjyqi i ndarjes dhe zonja e lagjes në njësinë numër 7  ka shfuqizuar mbiemrin, ka vënë mbiemrin e vajzërisë pa ditur unë se çfarë po ndodh”, tha Albana.

Pas shumë peripecive, Albana e ka çuar çështjen në gjykatë dhe në Tetor 2022 çështja është pushuar, pas komunikimit se ajo do të kalojë në sistem me mbiemrin e huaj.

“Në të njëjtën ditë që do të vinte Gjendja Civile dhe Kryeministria në gjyqin tim, që nuk erdhën, më raportojnë nga gjendja Civile dhe ishte vendosur ndryshimi i mbiemrit në sistem dhe nga e enjtja që ishte gjyqi në të premte u pajisa me pasaportën me mbiemrin e rregullt në shtetin gjerman. Gjendja Civile ka bërë revokim për tërheqje dhe e ka nxjerrë pasaportën jo të rregullt”, u shpreh denoncuesja.

Por në Prill 2023, Albanës i është bllokuar pasaporta, pasi në sistem Gjendja Civile e ka kthyer sërish me mbiemrin e vajzërisë Lila. Sot zonja është bllokuar në Shqipëri.

“Çfarë duhet të bëj unë tani me 3 fëmijët e mi, 2 janë vetëm në Gjermani njëri është 14 vjeç tjetri 18 vjeç. Kam ardhur për 3 ditë për të zgjidhur çështjen me avokatin dhe nuk kam pasaportë të rikthehem. Jam bllokuar zyrtarisht në Shqipëri”, tha Albana.

Më tej ajo shtoi, “Do më personalizonin sikur kam sjellë pasaportë false. Nëna e fëmijëve të mi, çuditërisht me atë mbiemër nuk jam, as në shkolla, nuk kam të drejtë firme, nuk kam të drejtë pune, nuk kam të drejtë të aplikoj në asnjë lloj asistence sociale. As tek doktori nuk mund të personalizohem dot sepse kartën e doktorit jam shtetase shqiptare, paraqes vizën e shtetit gjerman dhe paraqes dhe pasaporta është mjeti i identifikimit tim. Penalizohem për shumë çështje të tjera dhe nuk rivazhdoj dot asnjë gjë”.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është shprehur për “Stop”, se sipas Kodit të Familjes në Republikën e Shqipërisë, zonja duhet të mbajë mbiemrin e vajzërisë pas divorcit. Ekspertja e të drejtës ndërkombëtare Evelina Çela, kundërshton veprimet e bëra nga drejtoria e Gjendjes Civile, që sipas saj cenojnë të drejtat e njeriut.

Përsa kohë që në vendimin e Gjykatës gjermane nuk është përcaktuar, që zonja do të marrë mbiemrin e vajzërisë, nuk mund të bëhen këto ndryshime nga institucionet e vendit tonë.

“Në kushtet kur jemi kandidatë të BE-së, synojmë të përmirësojmë legjislacionin, nuk mundemi të shprehemi mbi vendimin e një gjykate, ose për një prej pikave të vendimit të gjykatës. Kur nuk është një gjë e tillë e shkruar qartazi nuk mund të marrim vendime që kundërshtojnë vendimin e gjykatës, aq më tepër të fillojmë një sërë procedurash për ndryshimin e mbiemrit. Vetëm në rastin kur e ka përcaktuar gjykata. Që do të thotë, në gjykatën e shtetit gjerman nuk është kërkuar nga personi në fjalë një kërkesë e tillë për ndryshim mbiemri. Kjo do të thotë që mbetet në vazhdimësi mbajtja e atij mbiemri. Ai person duhet të vazhdojë të ketë atë mbiemër sepse në rast të kundërt do të ishte përcaktuar aty, të hiqej mbiemri, të merret mbrapsht mbiemri i vajzërisë. Kjo gjë duhet rishikuar sepse mund të përbëjë shkelje dhe vazhdimësinë e procedurave të tjera sa i përket të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Është një e drejtë e mohuar të themi”, tha Çela./tvklan.al

albana frankenhauser

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit