22 Tetor 2022, 16:37
Nga k.m.
Indrit Ndoj
KURBIN- Policia e Fushë Krujës ka dhënë detaje për vrasjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoj, ndërsa sot janë arrestuar 2 të dyshuarit kryesorë për vrasjen e tij. Në pranga kanë përfunduar vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri. Dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e datës 21.10.2022, në Fushë Krujë, ku u gjet i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues në Krujë. Dokumentohet me prova ligjore se 34-vjeçari nuk është vrarë me armë zjarri, por me një send të fortë shpues/ prerës. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes. Sekuestrohen provat ligjore që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, si rezultat i hetimeve të thelluara, bënë të mundur zbardhjen e vrasjes së 34-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e dy vëllezërve, si autorë të dyshuar të vrasjes së tij, konkretisht shtetasit: S. M., 39 vjeç dhe L. M., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e trupit të viktimës, si dhe mekanizmi i ngjarjes, ka rezultuar se në trupin e viktimës ka një plagë në këmbën e djathtë, që është shkaktuar nga një mjet i fortë shpues / preres dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestruar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë. Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, e kryer në bashkëpunim.
indrit ndoj vritet indrit ndoj
Aktualitet
22 Tetor 2022, 16:23
k.m.
Foto e makinës së bandës
ITALI- Personi që u arrestua në Hungari pasi ishte shpallur në kërkim prej më shumë s...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 15:25
k.m.
Foto ilustruese
Aktiviteti i pandërprerë i grupit Iranian “Homeland Justice” në publikimin e të dhënave sensitive nga ...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 15:14
e.k
Pamje nga aksioni i Policisë
VLORË- Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë ndërsa 65 leje dre...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 13:24
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona jamë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një 35-vjeçar si dhe nj&eum...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 12:57
e.k
Policia Korçë
KORÇË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë në Korçë, pasi akuzo...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 12:50
e.k
Foto ilustruese
VLORË- Policia e Vlorës ekzekutoi sot vendimin për sekuestro preventive të sipërfaqe 59.889 metra katror, me ...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 12:08
e.k
Foto ilustruese
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun. Rigers Spah...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 11:58
e.k
Fjorela Davidhi
TIRANË- Keshilli i Lartë Gjyqësor emëron gjyqtaren Fjorela Davidhi si pjesë të trupës s&e...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 11:13
e.k
Foto ilustruese
MALLAKASTËR- Një 22-vjeçare e identifikuar me inicialet E.S banuese në Tiranë është denoncuar në ...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 11:09
I.A
Euro
DURRËS- 25 mijë euro të padeklaruara janë kapur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se eurot jan&eum...