15 Qershor 2026, 11:51
Nga E.d
Foto ilustruse
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar një burrë me gjashtë vjet burgim për akuzat se kishte spiunuar për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, e njohur si BIA, për më shumë se 15 vjet. Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Leon Përlaska e shpalli Hysri Selimin fajtor për spiunazh gjatë një seance të hënën në mëngjes. Selimi, i cili ka qenë i dënuar më parë në Kosovë për pjesëmarrje në organizata terroriste, nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë shpalljes së aktgjykimit, raporton Betimi për Drejtësi.
Ai i ka mohuar akuzat për spiunazh dhe ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare në shtator 2025. Selimi ngarkohej se kishte bashkëpunuar me BIA-n serbe nga nëntori i vitit 2009, e deri në kohën e arrestimit më 6 maj 2025. Ai gjithashtu kishte “udhëtuar në Siri, duke iu bashkuar organizatës terroriste ISIS” në fund të vitit 2015.
Selimi ngarkohej se u kishte dërguar të dhëna zyrtarëve të BIA-së në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në Shtetin Islamik (IS), organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata.
“Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell të dhëna tjera të rëndësishme”, thuhet në aktakuzë.
Ai ishte paguar nga BIA serbe deri në 700 euro në muaj për bartjen e të dhënave, sipas aktakuzës. Selimi u akuzua se përmes veprimeve të tij e rrezikoi dhe dëmtoi rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Kosovës, duke e ndihmuar po ashtu BIA-n serbe të krijojë një narrativë të dëmshme për shtetësinë e Kosovës.
Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë. Në prill, gjykata në Prishtinë e dënoi me gjashtë vjet burgim Jellena Gjukanoviqin, punonjësen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Gjukanoviç u dënua për bartjen e të dhënave tek BIA serbe, akuza të cilat i kishte mohuar. Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.
Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare./REL
prishtinë hysri selimin gjykata
Aktualitet
15 Qershor 2026, 11:36
E.d
Pamje
TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën brenda ambienteve të GJKKO-së, ku gjatë seac&eum...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 11:15
E.d
Pamje nga vendngjarja
MIRDITA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shkorret, të Mirditës ku rre...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 10:23
I.A
Protestuesit
TIRANË- Marshimi i protestuesve drejt Rinasit ka shkaktuar debate të forta mes pjesëmarrësve, me akuza të ndërsj...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 10:17
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur ditën e sotme në Parma të Italis, për të protes...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 09:56
E.d
Foto ilustruse
MIRDITA- Valter Lleshi, 45-vjeçari i cili u gjet mëngjesin e ditës së sotme i vrarë në makin...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 09:37
E.d
Foto nga vendngjarja
MIRDITA- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Mirditë, ku 45-vjeçari Valter Lleshi mbeti i...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 09:27
E.d
Foto ilustruse
RRËSHEN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Rrëshen–Reps,...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 08:48
E.d
Pamje
TIRANË- Protesta e ditës së djeshme, e 15-ta rradhazi ka përfunduar rreth orëve të para të mëngjesit. Pas p&e...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 07:05
TIRANË- Ndryshe nga 14 protestat e para, protesta e djeshme nuk përfundoi në sheshin “Skënderbej”, por protestuedit marshuan p...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 08:21
E.d
Foto ilustruse
MIRDITA- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e cila ndodhi në Miriditë këtë të hënë. B&eum...