Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Edison Pula, ka qenë në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie por edhe për grabitje, trafik droge dhe posedim lëndësh plasëse. Ai ka qenë pjesë e bandës së Niklës, e cila akuzohet për grabitje të dhunshme, rrëmbime si dhe atentat për vrasje.
TIRANË - Një operacion i koduar "Together" i kryer nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) në bashkëpunim me FAST Luksemburgu ka çuar në arrestimin e dy personave, mes tyre edhe një shqiptar.
Në kuadër të këtij operacioni ka rënë në pranga 30-vjeçari Edison Pula, një person i shumëkërkuar nga drjetësia shqiptare. Pula i lindur në Krujë, është dënuar me 14 vjet burgim, dhe sipas policisë akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Po kush është Edison Pula?
Edison Pula, ka qenë në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie por edhe për grabitje, trafik droge dhe posedim lëndësh plasëse. Ai ka qenë pjesë e bandës së Niklës, e cila akuzohet për grabitje të dhunshme, rrëmbime si dhe atentat për vrasje. Pula akuzohet për shumë vepra penale si ‘tentativë vrasjeje’, ‘grabitje’ dhe ‘trafik droge’. 30-vjeçari ishte mbahej burg në zonën e Venetos në Itali pasi kishte kryer disa grabitje, por ai u arratis nga burgu pak kohë më vonë. Konkretisht, Pula ka kryer një grabitje në Mogliano në nëntor 2021, ndaj italianit Luciano Miotto, ndërsa kërkohej së bashku me një bashkëpunëtor për plaçkitjen e shtëpive në Valbelluna. Ata renditen si grabitës diamantësh, florinjsh e kasafortash.
Arratisja nga Burgu italian në qershor 2022
Edison Pula, asokohe 27-vjeçari vuri në alarm autoritetet italiane pasi u arratis nga burgu në Treviso të Italisë. Ai është pjesë e bandës së Niklës që u shkatërrua në vitin 2016 në kuadër të operacionit “Shënjestra” që u zhvillua në Fushë Krujë. Pula u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë e të gjithë akuzoheshin se bënin pjesë në ‘bandës së tritolit’ dhe një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj me eksploziv ndaj ish-efektivit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në Larushk në të njëjtin vit. Por, edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie, Pula, në momentin që zbriti nga furgoni, mundi tu shpëtojë policëve dhe të arratiset nga komisariati i Fushë Krujës. Ai ka kapërcyer murin rrethues, duke u lënë me duar bosh efektivët që sapo kishin finalizuar aksionin e shkatërrimit të bandës së Niklës.
Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën, por pa sukses. Edison Pula udhëtoi edhe drejt Italisë ku vijoi jetën e tij për gjashtë vite me radhë, deri në shkurt të 2022. Të dy u dërguan në burgun e Trevisos në Itali, ku Pula u arratis. Ai preu hekurat e qelisë dhe bashkë me dy shqiptarë të tjerë që ndodheshin në të njëjtin burg, dolën nga burgu duke zbritur me çarçafë nga kati i tretë. Ndryshe nga 27-vjeçari, dy shqiptarët e tjerë nuk ishin edhe aq me fat. Ata ranë sërish në pranga e u rikthyen në qelitë e burgut në Itali, ndërsa Pula vijon arratinë. Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’.
Atentati ndaj Gentjan Bejtjas
42-vjeçari Gentian Bejtja u ka shpëtuar dy atentateve me eksploziv. Në vitin 2016, Bejtja mbeti i plagosur sot pas një atentati me eksploziv që iu vendos në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikël, ku automjeti tip “Touareg” me targa AA 020 BH, në pronësi të Bejtjas i ishte vendosur lënda plasëse në pjesën e përparme. Për ngjarjen në fjalë u akuzua Edison Pula e banda e Niklës. Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje e Bejtja u plagos. Shtatë vitë më vonë, në vitin 2022, Bejtjas iu organizua një tjetër atentat.
Në janar të këtij viti Bejtja po udhëtonte me makinë, ku pasagjer ishte Klodjan Stafuka, 31 vjeç në momentin që iu zu pritë në afërsi të një karburanti në Larushk të Fushë Krijës. Drejt tyre u qëllua nga një makinë në lëvizje me kallashnikov, por plumbi kapi vetëm Bejtjen në njërin krah. Ndërsa Stafuka mori dëmtime në kokë e u plagos, pasi 41-vjeçari humbi kontrollit e mjetit e doli nga rruga pas plagosjes.
Emri i Gentianit është lakuar edhe gjatë hetimeve për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi ai u dyshua si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013. Si bashkëpunëtor u dyshua se kishte Enver Stafukën, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 2015.
Edison Pula TIRANA- 30-vjeçari Edison Pula është arrestuar në Luksemburg pasi akuzohet për disa vepra të rën...
Hekuran Gjoni TIRANË - Gjykata ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë "Arrest me burg" për 74-vjeçarin Hekuran Gjoni i c...
TIRANË - Gjykata e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit për ndryshimin e mas&eum...
Aurel Zarka TIRANA- Është shtyrë seanca paraprake për dosjen “Toyota Yaris” ku i përfshirë është ish-dr...
pamje nga vendngjarja KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje që ndodhi mbrëmjen e djeshme në ...
Ilir Beqaj TIRANA- Gjykata e Posaçme ka hedhur shortin për gjyqin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe p&eu...
TIRANË - Sot Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Oranizuar (GJKKO) nis shqyrtimin në seancë paraprake të dosjes "T...
Foto nga vendi i ngjarjes KORÇA- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu, ka bër&...
Porti TIRANË - Në muajin shkurt, përfundon afati i ri për dorëzimin e ofertave të subjekteve të interesuara për nd&...
foto ilustruese ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar i arrestuar nga policia italiane marsin e kaluar pasi iu gjet 260 gramë kokainë, 3...