10 Korrik 2026, 09:37
Nga E. D
pamjet
KURBIN- Policia ka zbardhur atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kurbin, ku viktimë mbeti Ilir Lika. Blutë bëjnë me dije se autori i dyshuar është identifikuar si Emiljan (Artur) Suti, një person me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit.
Nga verifikimet rezultoi se Suti ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Ai rezulton gjithashtu i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Për kapjen e 40-vjeçarit, në ndihmë të Policisë vendore janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Viktima njihej me katër mbiemra, Kokaj, Lika, Gjini e Nure. Ai është qëlluar me shtatë plumba menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i ti pranë hyrjes së pallatit ku banonte. Edhe pse ka tentuar të largohet, Lika është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.
Pas të shtënave, Lika është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Sakaq, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vrasjes së kryer mbrëmjen e djeshme, në Kurbin. Identifikohet autori kryesor i dyshuar i krimit, një 40-vjeçar me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Si rezultat i hetimeve intensive dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, menjëherë pas vrasjes me armë zjarri të shtetasit I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I. N., rreth orës 22:10 të datës 09.07.2026, në Kurbin, u bë i mundur identifikimi i autorit kryesor të dyshuar të këtij krimi.
Konkretisht, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., alias A. S., 40 vjeç, banues në Laç.
Nga verifikimet rezultoi se 40-vjeçari ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.
Për kapjen e 40-vjeçarit, në ndihmë të Policisë vendore janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Kontrollet vijojnë intensivisht.
Ndërkaq, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
ilir lika emiljan (artur) suti
Aktualitet
10 Korrik 2026, 09:21
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës. Bëhet me dij...
Aktualitet
10 Korrik 2026, 08:59
E. D
KURBIN- Emiljan Suti, është autori që vrau mbrëmjen e kaluar Ilir Likën në Laç. Mësohet se Suti rezulton të...
Aktualitet
10 Korrik 2026, 08:38
G.M
Një prej të arrestuarve
EKUADOR- Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Sht...
Aktualitet
10 Korrik 2026, 08:32
E. D
pamjet
KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhu mbrëmjen e kaluar në lagjen “Erdogan” në L...
Aktualitet
10 Korrik 2026, 07:36
E. D
foto ilustruese
KURBIN- Një 40-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:10 në një atentat me armë zjarr...
Aktualitet
10 Korrik 2026, 07:15
E. D
TIRANË- Tregu i punës në vendin tonë tregoi nevoja në rritje për fuqi punëtore në të gjithë sektorët kr...
Aktualitet
10 Korrik 2026, 07:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të tjera, konsumatorët shqiptarë paguajnë...
Aktualitet
10 Korrik 2026, 07:09
E. D
TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjel...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 23:25
D.S
Daci
EKUADOR- Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar "Grand Phoenix 0043 - Azkaban" çmontoi një rrjet të fuq...
Aktualitet
9 Korrik 2026, 23:07
E.d
Foto ilustruse
KURBIN- Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi pak minuta më p...