LIVE UPDATES
Aktualitet

Fondet e Rindërtimit, Bashkia e Durrësit harron 5 vite “në sirtar” aplikimin e qytetarit. Specialisti: E dinë shefat!

Ai pohon se ka marrë kredi për të kryer punimet personalisht, ka nxjerrë një leje ndërtimi dhe ka paguar firmën. Sipas tij, firma ka marrë mbi 10 milionë lekë dhe ka përforcuar kolonat dhe ka bërë disa mure.

17 Prill 2025, 21:51 Nga N.F
Fondet e Rindërtimit, Bashkia e Durrësit harron 5 vite “në
Durrës

DURRËS- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes sorollatjet dhe veprimet burokratike të punonjësve të Bashkisë së Durrësit, të cilët harruan për plot 5 vite në sirtar një dosje të një qytetari, të cilit i ishte prishur shtëpia nga tërmeti i vitit 2019.

Luman Rexhollari, banues në lagjen nr. 18 në Durrës, u ankua në redaksinë e emisionit investigativ se nusja e djalit të tij, Matilda Novaku, ka aplikuar për fondet e rindërtimit, pasi banesa e Lumanit doli me dëmtime DS3. Lumani, i cili jeton vetëm pasi bashkëshortja i ka ndërruar jetë, është interesuar dhjetëra herë në Bashkinë e Durrësit, por ka marrë vetëm përgjigjen se “s’ka fonde”.

“Mua mu prish shtëpia dhe këta e nxorën me dëmtime DS3. Unë jetoj në katin e dytë të kësaj banese, e kam bërë me kunatin (vëllanë e gruas). Ai jeton në kat të tretë, unë në të dytin. Katin e parë e kemi të përbashkët. Ai ka marrë 5 milionë lekë të vjetra dhe unë s’kam marrë asgjë. Kam shkuar shumë herë, s’ka fonde, do t’i marrësh… dhe kur vjen puna, as që kujtohen. Ndaj u drejtova te Fiksi, mos më gjejnë ndonjë zgjidhje” – thotë Lumani.


Ai pohon se ka marrë kredi për të kryer punimet personalisht, ka nxjerrë një leje ndërtimi dhe ka paguar firmën. Sipas tij, firma ka marrë mbi 10 milionë lekë dhe ka përforcuar kolonat dhe ka bërë disa mure. “I bëra vetë lekët dhe prit sot e nesër se mos i marr, asnjë gjë” – shton ai.

Bashkë me Lumanin, Fiksi interesohet te zyra e rindërtimit në Bashkinë e Durrësit. Specialisti i rindërtimit thotë se aplikimi i familjes është bërë në dhjetor të vitit 2020. Ai shikon emrin dhe thotë se ka aplikim, por nuk është në listë.

Specialisti pohon se emri i kësaj familjeje nuk ka shkuar për miratim në Këshillin Bashkiak. Fiksi e pyet disa herë se kush e ka bërë gabimin, pasi si ka mundësi që në një godinë ai i katit të tretë i merr lekët dhe ai i katit të dytë jo. Specialisti thotë se, si rregull, emrat duhet të dërgohen nga bashkia në këshillin bashkiak, por ai nuk ka dijeni pse nuk janë dërguar.

“E di drejtori, shefat e mi. Unë e shoh që është emri” – pohon ai. Fiksi e pyet nëse duhet që Lumani të bëjë riaplikim, ndërsa specialisti i thotë se jo, pasi emri dhe dokumentet janë. E pyesin nëse ka apo jo familje që nuk kanë marrë lekët për dëmtime DS1, DS2 apo DS3. “Po, ka shumë. Ka edhe nga ata që e kanë emrin në këshill dhe s’kanë marrë lekët” – thotë ai.

Ndërkohë, Lumani tregon me lot në sy se deri më tani e kanë sorollatur dhe gënjyer. “As emrin s’ma kishin çuar. Mua më thanë ndryshe dhe tani ndryshe. Gjithë këto kohë dhe asnjë shpjegim. Kam shpresë vetëm te Fiksi” – thotë ai.

Fiks Fare i drejtoi disa pyetje Bashkisë së Durrësit, e cila thotë se kërkesa e qytetarit Luman Rexhollari ka kaluar fazën e vlerësimit dhe shqyrtimit paraprak të dokumentacionit dhe është në pritje të një vlerësimi përfundimtar. Në përgjigje, bashkia thotë se me shumë mundësi Këshilli Bashkiak do të marrë një vendim për këtë familje pas plot 5 vitesh.

Bashkia është vonuar po në kaq kohë për të vlerësuar kërkesën e Luman Rexhollarit, pasi aplikimi i tij është bërë me prokurë. Për më shumë se 5 vite me radhë, punonjësit dhe vetë bashkia e Durrësit nuk kanë mundur të lidhin aplikuesin me dokumentin e pronës dhe certifikatën familjare.

Pas plot 5 vitesh dhe pas interesimit të Fiks Fare, tashmë punonjësit burokratë të Bashkisë së Durrësit kanë bërë lidhjen mes aplikuesit dhe qytetarit. Por, duke qenë se jemi në fushatë, vendimi do të merret pas datës 11 maj!

Ballafaqimi mes specialistit të Zyrës së Rindërtimit të Bashkisë së Durrësit, qytetarit dhe në prani të Fiks Fare:

Gazetari – Ti je te tërmetet?

Specialisti – Po specialisti. Ky është kështu në listë. Matilda Novaku kush është?

Qytetari – Nusja e djalit.

Specialisti – Po duhet të dalë vendimi i Këshillit Bashkiak, nuk ka dalë akoma përfitues prandaj po them!

Gazetari – S’ka dalë?!

Qytetari – Si s’ka dalë?!Mua më the lekët do t’i marrësh, të vijë granti, të vijë granti! Si s’ka dalë emri?! Pse për shkurten (kunatën sipër banesës) doli granti, lekët dhe për mua nuk doli, për Matildën nuk paska?!

Gazetari – Ajo është banesë 3 – katëshe, Lumani bashkë me djalin dhe nusen e djalit janë në katin e dytë, kuanti është në katin e tretë. Katin e parë e kanë të përbashkët. Si kanë kaluar fare në Këshillin Bashkiak tani?

Specialisti – Nuk ka dalë në … po në vendim Këshilli!

Gazetari – Po si ka mundësi?

Specialisti – Po sepse  …

Gazetari – Ka aplikuar me vonesë?

Qytetari – Kam aplikuar më 5 dhjetor (2020).

Gazetari – Se më the në 2020-ën!

Specialisti – Janë hapur 3 herë aplikimet në 2020-ën.

Gazetari – Po.

Specialisti – Në shkurt, korrik dhe në dhjetor.

Gazetari – Po.

Specialisti – Dhe Matilda Novaku ka aplikuar në dhjetor.

Qytetari – Po mirë në dhjetor.

Specialisti – Ndërkohë që ka aplikuar me dokumentet e zotërisë.

Gazetari – Është përjashtuar?

Specialisti – Jo ne e kemi marrë në shqyrtim, e kemi marrë në konsideratë po duhen hapur prapë grantet që t’i bëhet, që të bëjmë …

Gazetari – Ai ka ardhur disa herë dhe i keni thënë që s’ka para? Se kjo po më çudit tani, se Lumani thotë se ka ardhur disa herë dhe i kanë thënë se s’ka para! Ndërkohë ti po më thua që s’qenka emri fare në Këshillin Bashkiak! S’është miratuar si familje që të përfitojë nga rindërtimi?

Specialisti – Me vendim të Këshillit jo!

Gazetari – Dhe tani i bie që duhet ti bëni ju shkresa sërish Këshillit Bashkiak që të miratojë listën e personave?

Specialisti – Ne e kemi një listë si familje.

Gazetari – Si familje, po.

Specialisti – Thjeshtë duhet të presim kur të na thonë që të hapen listat e Këshillit Bashkiak për të përfituar.

Gazetari – Po ju e keni çuar? Ndoshta nuk është çuar për Këshill Bashkiak!

Specialisti – Jo sepse nuk na i kanë thënë me i çu.

Gazetari – Ai (qytetari) ka ardhur 10 herë, si s’ka thënë!

Specialisti – Jo, jo ta nxjerrim si listë përfituese.

Gazetari – Po kush duhet t’ju thojë ju, Bashkia?

Specialisti – Bashkia!

Gazetari – Përderisa s’ka dalë duhet t’i kishit çuar emrat si rregull.

Specialisti – Si rregull!

Gazetari – Është sqaruar po nuk është vepruar.

Specialisti – Nuk është vepruar, po nuk veprojmë ne. Presim Bashkinë kur të japin urdhrin …

Gazetari – Në këtë rast nuk është dërguar si do t’a miratojnë ata (Këshilli)?

Specialisti – Po pra po, po t’a dërgojmë ne!

Gazetari – Po pse s’e keni dërguar?

Specialisti – Deri tani s’na kanë thënë me e dërgu.

Gazetari – Kush s’ju kanë thënë, shefat?

Specialisti – Shefat!

Gazetari – Po nga dhjetori i 2020-ën kur ka aplikuar Matilda deri sot çfarë veprimesh janë bërë?

Specialisti – Lista përfituesish që nga 2022-shi nuk kemi nxjerrë.

Gazetari – Po pra po, po ju s’e keni çuar fare në Këshill kjo është e keqja. Ky është gabimi juaj.

Specialisti – Po pra. si do veprohet?

Gazetari – Si do veprohet?! Ja po të pyes ty, ti po më pyet mua apo unë po të pyes ty?

Specialisti – Edhe unë nuk e di!

Gazetari – As ti nuk e di?

Specialisti – Po.

Gazetari – Po si ke vepruar në raste të tjera?

Specialisti – Se ne nga 2022-shi s’kemi nxjerrë lista 1-3 (DS1, DS2, DS3). Që të çohen në Këshill Bashkiak merret një vendim.

Gazetari – Duhet t’a miratojnë shefat?

Specialisti – Po.

Gazetari – Shefat sss …

Specialisti – S’e di!

Gazetari – Ti bën dot ndonjë veprim për Lumanin?

Specialisti – S’bëj dot asnjë gjë.

Gazetari – Ti prapë s’bën dot asnjë gjë?!

Specialisti – S’kam as shef as …

Qytetari – Po ti pse s’më thoshe mua ore nuk ka dalë emri, nuk e fiton. Dhe veja unë në bashki.

Gazetari – Juve i keni thënë se s’ka fonde.

Qytetari  – Nuk ka grant.

Gazetari – Po ndërkohë që s’ka vajtur as emri!

Specialisti – Po me logjikën që në qoftë se se s’ka fonde me nxjerr fitues …

Qytetari – Hëhë .. Si vij vërdallë!/ TCH

bashkia durres

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë