LIVE UPDATES
Aktualitet

Financimi i BE-së, mjete të reja lundruese për policinë, Nano: Do përdoren në beteja të përbashkëta me partnerët

Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të kufirit”- me vlerë 6 milionë euro, Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit, nga sot i shtohen 5 mjete të reja lundruese, patrulluese dhe 2 automjete për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër.

6 Korrik 2022, 13:37 Nga e.k
Financimi i BE-së, mjete të reja lundruese për policinë,
Gledis Nano

TIRANË- Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit, në kuadër të Programit Kombëtar IPA 2018, të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD), i janë shtuar 5 mjete lundruese, patrulluese dhe 2 automjete për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër, të cilat do të mundësojnë që Policia Kufitare të ushtrojë kontrolle dhe inspektime në det të hapur, të ndërmarrë operacione kërkim-shpëtimi në det, si dhe të kryejë procedura të kontrollit kufitar për mjetet lundruese, turistike dhe/ose të huaja, në det të hapur, pa u dashur të paraqiten në porte për t’i kryer keto procedura.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, në ceremoninë e dhurimit të mjeteve të reja lundruese dhe automjeteve për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër.

I nderuar Ministër, z. Çuçi,

I nderuar z. Hupin,

I nderuar z. Pluim (Drejtor i MDC),

I nderuar z. Erzen (Drejtues i Programit BMS),

Të nderuar përfaqësues të ambasadave të Francës, Mbretërisë së Spanjës, SHBA-së, Gjermanisë dhe Italisë,

Të nderuar përfaqësues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, të EBCGA-së (Frontex), OSBE-së dhe IOM-së,

Sot është një ditë e rëndësishme, në funksion të rritjes së sigurinë detare, rrjedhimisht edhe të sigurisë në tërësi. 

Jemi në portin më të madh në vend dhe njëkohësisht në një objekt strategjik, përsa i përket zhvillimit shumëdimensional të vendit. Nga ky port, strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, kanë bërë të mundur sekuestrimin e qindra kilogramëve kokainë dhe heroinë, bllokimin e mallrave kontrabandë, goditjen e rasteve të shumta të falsifikimit të dokumenteve dhe të krime të tjera ndërkufitare.

Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të kufirit”- me vlerë 6 milionë euro, Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit, nga sot i shtohen 5 mjete të reja lundruese, patrulluese dhe 2 automjete për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër.

Ky projekt u financua nga Bashkimi Europian, përmes Programit Kombëtar IPA 2018 dhe zbatohet nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD).

Shtimi i këtyre mjeteve lundruese dhe atyre të mbikëqyrjes së kufirit të gjelbër, do të mundësojnë që Policia Kufitare të ushtrojë kontrolle dhe inspektime në det të hapur, bazuar në informacione apo analizën e riskut, të ndërmarrë operacione kërkim-shpëtimi në det, si dhe do të mundësohet kryerja e procedurave te kontrollit kufitar për mjetet lundruese, turistike të huaja, në det të hapur, pa u dashur të paraqiten në porte për t’i kryer keto procedura.

Gjithashtu, instalimi i 2 radarëve të teknologjisë bashkëkohore do të mundësojë identifikimin e mjeteve të lundrimit të të gjitha përmasave, në të gjithë zonën që ata do të mbulojnë, që përbëjnë zona me rrezikshmëri të lartë për trafiqe të paligjshme.

4 sistemet e mbikëqyrjes së kufirit, 2 prej të cilëve janë të pajisur edhe me radarë, përfaqësojnë një teknologji mjaft të avancuar për parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar dhe të emigracionit të parregullt. Këto sisteme, që operojnë ditën dhe natën dhe që janë të afta të identifikojnë vendndodhjen e saktë të një objekti apo personi, përveçse mundësojnë mbikëqyrjen e kufirit në zona rurale të pamundura për t’u patrulluar me prezencë fizike policore, përbëjnë një mundësi shumë të mirë për riplanifikimin e burimeve njerëzore dhe logjistike.

Të nderuar donatorë e partnerë,

 Kontributi i secilit prej nesh për sigurinë detare është nga një pikë, por së bashku bëjmë një oqean.

Trafiqet nëpërmjet detit nuk i rezervohen vetëm mjeteve të mëdha e të komplikuara të lundrimit. Çdo mjet lundrues mund të bëhet shtrat krimi. Për të parandaluar dhe luftuar veprimtraritë kriminale që kanë vendngjarje detin, secili, i vetëm, e ka të pamundur, sepse askush nuk është mjaftueshëm i fortë, as mjaftueshëm i pajisur, për ta luftuar i vetëm krimin. Por kur jemi bashkë asgjë nuk është e pamundur.

Për ne, strukturat garante të sigurisë dhe rendit publik, forca e bashkëpunimit qëndron te secili prej bashkëpunëtorëve tanë që ndan të njëjtat parime dhe sfida me ne dhe gjithashtu, forca e secilit prej bashkëpunëtorëve qëndron te bashkëpunimi  midis nesh, për të përmbushur objektivat e përbashkët.

Të nderuar të pranishëm,

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht në realizimin e prioriteteve, në dobi dhe në interes të ruajtjes së sigurisë publike dhe të bashkërendimit të punës edhe me partnerët, në bazë të programeve më inovative, mbi të cilat mbështetet puna e Policisë, në Shqipëri, në vendet e rajonit, në ato të Bashkimit Europian e më gjerë.

Asnjë retorikë nuk do të mund të kishte dhe as nuk ka vlerë dhe as ndikim në shoqëri, nëse ajo nuk vjen e realizuar nëpërmjet hapave konkretë.

Në këtë periudhë të punës, së bashku, kemi hedhur hapa të tillë, që më pas do të shndërrohen në gjurmë dhe udhërrëfyes për brezat që do të na pasojnë në këtë mision aspak të lehtë.

Policia e Shtetit, përveç arritjeve të shënuara këto kohë, në drejtim të luftës ndaj kultivimit të bimëve narkotike, krimit të organizuar, shkeljeve dhe kundërvajtjeve ligjore, po tregon një largpamësi dhe aftësi konkrete edhe përsa i përket menaxhimit të projekteve të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë risi dhe përfshirje të qëndrueshme në këto hapësira që i krijojnë jo vetëm kushte bashkëkohore infrastrukturës policore, por edhe frymëmarrje më të gjerë të gjithë strukturave të Policisë së Shtetit.

Pikërisht, kjo strategji e ndërmarrë me hapa të shtruar por të sigurtë, do të na sjellë një të ardhme të qëndrueshme në këtë drejtim.

Aktualisht, agjencitë më të njohura ligjzbatuese në nivel global, Policinë shqiptare nuk e shikojnë dhe vlerësojnë si një hallkë të shkëputur nga zhvillimet dhe politikat ndërkombëtare, por e konsiderojnë si partnere dhe forcë kontributore në kauzën madhore, për të pasur një botë më të paqtë dhe të mbizotëruar nga humanizmi dhe vlerat e tij më të qëndrueshme.

Në përfundim, dua të theksoj se këto mjete që sot po i përfitoi Policia e Shtetit, unë do t’i cilësoja si “Mjete të përbashkëta, për beteja të përbashkëta”.

Sot bashkëndajmë mjetet, nesër do të bashkëndajmë rezultatet që do të marrim prej përdorimit të tyre, sepse deti nuk është vetëm pasuri kombëtare, por është një terren i mirëfilltë jetësor, i cili ka nevojë për kontrolle të vazhdueshme e logjistikë bashkëkohore, që të mos shndërrohet në një terren kriminal.

gledis nano policia e shtetit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj