LIVE UPDATES
Aktualitet

Fiksimi i dashurisë nisi në 1997, por përfundoi në Tiranë, italiani: Ti je në anën e Putinit, unë me ukrainasit!

Njohja midis tyre e nisur në Padova, kulmoi jo vetëm me komunikimet përmes telefonit, por më pas edhe me vizitën e burrit në shtëpinë e prindërve të saj, ku ai i dërgoi dhurata në banesë.

29 Qershor 2022, 15:55 Nga k.m.
Fiksimi i dashurisë nisi në 1997, por përfundoi në
Foto ilustruese

TIRANË- “Në fund të fundit, e vërteta doli në pah, tani që zyra jote (naziste) në Tiranë është e mbyllur, duhet të jesh më e qetë. Tani je e lirë apo jo, gjithashtu edhe unë jam i lirë që të bëj çmos që ekzistenca jote mizerje të jetë një ferr dantesk...”.

Kështu i nisi kërcënimet 53-vjeçari M.Giochin, një shtetas italian i mbërritur në kryeqytetin shqiptar enkas për të kërcënuar bashkëkombësen e tij, të cilës i ishte vënë këmbë-këmbës dhe e ka përndjekur për vite me radhë. Gruaja, me inicialet F.R., me detyrë atashe, tregoi në Policinë e Tiranës se 53-vjeçarin e njihte prej kohësh kur ishin studentë.

Njohja midis tyre e nisur në Padova, kulmoi jo vetëm me komunikimet përmes telefonit, por më pas edhe me vizitën e burrit në shtëpinë e prindërve të saj, ku ai i dërgoi dhurata në banesë.

“Gjatë këtyre viteve, kam qenë me detyra të ndryshme në shtete të ndryshme, si në Gana, Tunizi, Indi dhe prej pesë vitesh ndodhem në Shqipëri”, - rrëfen gruaja, sipas dosjes që disponon Gazetasi.al.

Ajo u bë shkak që ndaj italianit të sapo mbërritur në kryeqytetit shqiptar, policia jo vetëm t’i hidhte prangat, por edhe të hapte një dosje për akuzën e përndjekjes. I dashuruar pas saj, italiani i ka shkruar vazhdimisht në emaile dhe në “whatsapp”, duke i shprehur ndjenjat, por pa ka gjetur të njëjtin interes nga italiania, që i ka bllokuar numrin. Duket se në këtë situatë refuzimi të herëpashershëm, 53-vjeçari u ul dhe i shkroi një email të gjatë, në të cilin i bashkëngjiti biletën e udhëtimit dhe rezervimin në një hotel të njohur, ku ai do të qëndronte më pas.

“Ti nuk ke kurajë për të folur, por unë kam mjaft kurajë. Bashkë jemi në luftë, ti në anën e Putinit, ndërsa unë në anën e të drejtëve, të ukrainasve. Tani më takon mua të kaloj në sulm sipas mënyrës sime, si një psikopat kriminel lufte, pa vija etike me një rekord kriminal të pastër”.

Duke paralajmëruar se do kryente diçka të dëmshme për të, italiani shtoi “shijoje dhimbjen”.

Në vazhdim, ai nuk u dorëzua dhe në pamundësi për të pasur një komunikim real me ish-miken e vjetër, dërgoi një email tjetër.

“Komplimente për askushin që je. Nesër do dal dhe do takoj e shkoj me kë të dua unë, ndërsa ti bëfsh qejf me miqtë e tu ‘gey’, fashistët e dreqit. Unë jam mjeshtri yt dhe ti do bësh atë që them unë, pa bërë pyetje”.

E shqetësuar, gruaja me detyrë atashe kërkoi ndihmën e policisë, e cila i thotë Gazetasi.al, se si fillim i tërhoqi vëmendjen italianit, duke e këshilluar. Ai dha këtë deklaratë sipas burimeve policore që e trajtuan rastin e përndjekjes.

“Kam ndjenja për të, jemi takuar në vitin 1997 dhe e kam pyetur nëse ishte e martuar. Ajo më ka thënë jo. I kam kërkuar tre herë që të martohemi dhe kemi dalë bashkë në periudha të ndryshme. E kam pyetur nëse ishte e interesuar të krijonim familje bashkë dhe asnjëherë nuk kam marrë përgjigje për marrëdhënien tonë”.

Burri shton se ishte aq i dashuruar me italianen, saqë u ul dhe shkroi edhe një novelë për të, si provë të ndjenjave të tij.

“Ajo më ka lënë gjithmonë të pres. Kam shkuar në Indi për ta takuar, por edhe atje, ajo më dha të njëjtën arsye prej 25 vjetësh. Edhe në Shqipëri, erdha t’i shpreh ndjenjat, pa dashur t’i krijoj bezdi dhe shqetësime, por kuptoj që ligji shqiptar e dënon këtë gjë dhe për këtë arsye ndihem i penduar”.

Nën premtimin se po dilte përfundimisht nga jeta e italianes, 53-vjeçari në atë kohë nuk u arrestua, thotë policia. Por sipas burimeve të Gazetasi.al, ai nuk e mbajti fjalën në vijim. Gruaja njoftoi sërish policinë, duke denoncuar se menjëherë sapo kishte lënë komisariatin, Giochin e telefonoi dhe i dërgoi mesazhe zanore, ç’ka e detyroi policinë që kësaj radhe të mos qëndronte duarkryq. Megjithatë, autoritetet thonë se po presin përkthimin e mesazheve të të dyshuarit për të saktësuar përmbajtjen e frazave që duhet të marrin kuptimin e provës./ Marrë nga GazetaSi

tiranë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj