LIVE UPDATES
Aktualitet

“Bulqiza si Real Madridi”, hidhen qindra miliona lekë, por s’ka stadium dhe me skuadër amatore

Katër vitet e fundit janë akorduar qindra miliona lekë, shtetërore dhe donacione, për ndërtimin e një stadiumi, por fusha nuk ka përfunduar ende.

6 Nëntor 2024, 20:53 Nga ZH.LL

“Bulqiza si Real Madridi”, hidhen qindra miliona lekë, por

BULQIZË- Fiks Fare denoncoi abuzimet me administrimin e ekipit të futbollit të qytetit të Bulqizës, ekip i themeluar në vitin 2020, por pa stadium dhe me skuadër amatore.

Katër vitet e fundit janë akorduar qindra miliona lekë, shtetërore dhe donacione, për ndërtimin e një stadiumi, por fusha nuk ka përfunduar ende. Madje, vit pas viti hidhen të tjera para’ buxhetore për rrethime dhe rikonstruksione. Para të shkuara të gjitha dëm, pasi përgjatë këtyre viteve ekipi nuk ka luajtur asnjëherë në Bulqizë, por në Tiranë.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare erdhën disa foto të gjendjes së fushës së futbollit. Kjo fushë u inaugurua në vitin 2021, me financim nga Bashkia e Bulqizës dhe disa donacioneve. Në atë kohë, Federata Shqiptare e Futbollit tha se “tashmë ekipi i Bulqizës, që militon në kategoritë inferiore, do t’i luajë ndeshjet në qytet”. Por, nga konstatimi i Fiks Fare rezultoi se gjendja e fushës lë shumë për të dëshiruar, rrethimi është shkatërruar. S’ka porta, madje as rrugë për të shkuar te ajo fushë.

Në atë kohë, u shpenzuan rreth 22 milionë lekë të rinj vetëm për fushën sportive, para’ të cilat kanë shkuar dëm! Projekti nisi në vitin 2018 dhe u finalizua, sipas njoftimit të FSHF-sw, në vitin 2021. Në këtë njoftim shkruhet se “qeveria e futbollit shqiptar ka përfunduar me sukses fushën e futbollit dhe së shpejti pritet të merret në dorëzim nga Bashkia e Bulqizës, e cila do të garantojë aksesin e rrugëve lidhëse, aksesorët dhe sistemimin e dhomave të zhveshjes”. Pas këtij njoftimi, fusha e futbollit nuk u mor në dorëzim nga bashkia, por u la në mëshirë të fatit!

Në vitin 2022, Bashkia e Qytetit hapi një tender me objekt “rikonstruksion fusha e Futbollit (rrethim + dhoma zhveshje). Tenderi kishte një vlerë rreth 9 milionë lekë. Kjo procedurë u auditua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku në raportin e vitit 2024 shkruhet se nuk u zbatuan aktet ligjore. Dosja e prokurimit nuk është dorëzuar në arkivë, nuk është e inventarizuar. Urdhri i prokurimit është i vulosur nga Dega e Thesarit, por është pa shkresë përcjellëse, pa nënshkrim dhe pa datë. Në dosjen e prokurimit nuk disponohet mënyra e përfitimit të këtij projekti, detyra e projektimit dhe Oponenca Teknike.

Të gjitha investimet, nga viti 2021 deri në 2024, nuk kanë qenë efektive. Fiks Fare ka siguruar dokumentet e një tenderi të ri që ka hapur Bashkia e Bulqizës, me vlerë rreth 9 milionë lekë. Me këto para’ do të bëhet rrethimi i fushës dhe do të rikonstruktohen edhe ambientet e ndërrimit. Në dokumentet shoqëruese shkruhet se do të bëhen disa shkallare, rrethimi i plotë dhe rregullimi i ambienteve të ndërrimit. “Fusha e futbollit të Bulqizës aktualisht ka një rrethim të realizuar shumë vite më parë. Me kalimin e kohës rrethimi është i dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme, rrejta e telit është e çarë ose hequr fare dhe ko gradualisht ka sjellë edhe dëme të ndryshme në brendësi të fushës. përveç rrethimit të jashtëm, është e nevojshme të realizohet edhe pjesërisht rrethim i brendshëm për zonën e tribunës, i cili aktualisht mungon” shkruhet në këto dokumente. Por, a nuk u hodhën 22 milionë për fushën, 8.4 milionë për rrethimin dhe godinën, sërish do të hidhen para?

Por, këto para s‘kanë qenë të vetmet! Sport Klub Bulqiza është themeluar në vitin 2020 dhe është në pronësi 100 % nga bashkia. Në pasqyrat financiare, klubi del me “0 lekë fitim”. Ndërkohë, që prej themelimit në vitin 2020 ky ekip ka marrë 35.3 milionë lekë financim nga buxheti i bashkisë. Në vitin 2023, janë transferuar në llogaritë bankare të Bulqizës 9 milionë lekë, ndërkohë në vitin 2024 klubi i futbollit ka kërkuar 13.5 milionë lekë. Me këto para’ të shpenzuara, SK Bulqiza i ngjason “Realit të Madridit”!

Grupi i Fiks Fare shkoi në fushën sportive, ku ambientet e brendshme kanë filluar të restaurohen. Roja i fushës thotë se kanë ardhur disa punëtorë dhe kanë bërë rregullime. Fiksi e pyeti nëse këta punëtorë janë të bashkisë apo privatë, teksa au u përgjigj se “janë privatë dhe realizuan rregullime në dhomat e zhveshjeve”.

Por, tenderi i hapur nga Bashkia e Bulqizës kishte si datë hapje ofertash 4 nëntorin, teksa këta punëtorë kishin shkuar para kësaj date. A të jetë e paracaktuar procedura?! Grupi i Fiks Fare shkoi në Bashkinë Bulqizë, ku kërkoi të takonte administratorin e SK Bulqizës, Fatri Puca. Për çudi, Fatriu nuk ndodhej në zyrë dhe asnjë punonjës s’kishte numrin e tij. Fiksi bën një kërkesë për informacion në këtë bashki, e cila na kthen përgjigje se në vitin 2018 filloi bashkëpunimi mes bashkisë dhe disa donatorëve. Federata Shqiptare e Futbollit kontribuoi në masën 8 milionë lekë, bashkia në masën 10 milionë lekë dhe pjesa tjetër donacion.

“Shuma totale prej 22 milionë lekësh e grumbulluar nga ky bashkëfinancim i është kaluar Federatës Shqiptare të Futbollit dhe koordinimin e investimet i ka bërë FSHF-ja si autoriteti më i lartë i futbollit në Shqipëri. Ndërtimi i fushës së sportit ka përfunduar dhe nuk është marrë në dorëzim nga Bashkia Bulqizë” shkruan Bashkia e Bulqizës. Sipas saj, ekipi Sport Klub Bulqizë në kategorinë që aderon është një kategori që bëhet me grumbullim dhe ndeshjet zyrtare zhvillohen në fushat e Kamzës, të cilat janë në pronësi të FSHF-së. Pagesa monetare për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare në fushën e Kamzës është 150 mijë lekë në sezonin futbollistik, kurse momentalisht për seancat përgatitore nuk paguhet.

Sipas saj, bashkia ka hapur tenderi për rrethimin e fushës me një kohëzgjatje punimesh 28 ditë dhe procedura ka si datë hapje 4 nëntor 2024. “Si fillim do bëhet vlerësimi i procedurës, pastaj do të fillohet me hapat drejt lidhjes së kontratës nëqoftëse operatorët ekonomik do të plotësojnë kriteret e vendosura” shkruan ajo.

Fiksi i kërkoi informacion se përse punimet kanë filluar ende pa u shpallur tenderi! “Asnjë punim nuk ka filluar, sepse procedura e prokurimit nuk ka përfunduar” shkruan bashkua. Por, nga ajo që konstatoi Fiksi dhe bisedoi me rojën, disa punëtorë të një firme kishin shkuar para datës 4 nëntor dhe kishin realizuar disa punime. Për këto punime, Bashkia nuk shkruan asnjë rresht, as nëse janë parashikuar në tenderin aktual, as nëse ka qenë tender i mëparshëm./ Top Channel

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari