LIVE UPDATES
Aktualitet

Çfarë pëlqejnë dhe çfarë nuk gjejnë nomadët digjitalë në Shqipëri

Maria prej më shumë se një viti jeton në Shqipëri. Ndryshe nga nomadët e tjerë tradicionalë që punojnë online çdo javë në një vend të ndryshëm, ajo pëlqen të njohë pak më gjatë kulturën dhe historinë e një vendi.

24 Janar 2023, 17:44 Nga k.m.
Çfarë pëlqejnë dhe çfarë nuk gjejnë
Foto ilustruese

TIRANË- Disa video në Facebook me pamje nga Shqipëria. Kaq u deshën për të nxitur një nomade digjitale si ajo të vizitonte për një periudhë të shkurtër Shqipërinë në 2019-n. Bujaria, natyra, ushqimi mesdhetar që nuk të lë vramendje për shijen dhe ritmi i ngadaltë i jetës që gjeti këtu, e bëri ta rimendonte Shqipërinë si vendin ku duhet të ushtronte për disa kohë punën e saj online.

Maria prej më shumë se një viti jeton në Shqipëri. Ndryshe nga nomadët e tjerë tradicionalë që punojnë online çdo javë në një vend të ndryshëm, ajo pëlqen të njohë pak më gjatë kulturën dhe historinë e një vendi. Me fokus tek udhëtimet, duke zotëruar tashmë website-n dhe njëkohësisht kanalin e saj në Youtube “Maptrekking”, ajo rrëfen për Gazetasi.al arsyet se përse Shqipëria është tërheqëse në sytë e saj për nomadët digjitalë. Megjithatë, edhe problematikat që evidenton nuk janë të pakta.

“U përpoqa të bëja një jetë tradicionale fillimisht. Mbarova masterin, u angazhova në intershipe dhe u fokusova shumë tek studimet. Ashtu siç shoqëria na dikton të bëjmë.

Pasi u zhvendosa nga Amerika në Irlandë e kuptova që nuk doja një punë brenda mureve të zyrës, vetëm për të paguar faturat në fund të muajit, që nuk me jepte asnjë lloj emocioni.

Kështu fillova të mendoj si mund të fitoj para duke bërë punë online dhe krejt rastësisht nisa një blog udhëtimesh pikërisht një muaj para pandemisë. Periudha më jo e favorshme e mundshme,”- nis rrëfimin për Gazetasi.al Maria teksa tregon për të njëjtën tipologji dhe mendësi që kanë thuajse të gjithë nomadët digjitalë.

Pasi vizitoi për një periudhë shumë të shkurtër kohore Shqipërinë në 2019-n, u rikthye në prill të 2021-shit. Tashmë për t’u zhvendosur këtu për më gjatë.

“M’u desh një vit e gjysmë që të nxirrja fitimet e para nga blogu i udhëtimeve. Nëse 10 vite më parë me këtë lloj profesioni mund të korrje shumë fitime, tani konkurrenca e madhe e bën shumë të vështirë.

Nomadët digjitalë tërhiqen nga gjëra të ndryshme por në Shqipëri unë i kam gjetur të gjithë gjërat që dua. Natyra dhe vendet e mrekullueshme ku mund të bësh hiking, kultura e kafesë ku njerëzit shpenzojnë shumë kohë me njëri-tjetrin janë gjëra që më çlodhin shumë dhe më bëjnë të ndihem më kreative Shqipëria është një vend pa shumë stres”, vijon ajo mandej për Gazetasi.al.

Në një vështrim të përgjithshëm, avantazhi kryesor që Maria përmend është padyshim kostoja e jetesës në Shqipëri krahasuar me shtete të tjera. Fitimet të cilat i merr në euro ose dollar janë të mjaftueshme për të përballuar çmimet në Shqipëri, që nga akomodimi deri tek ushqimi. Gjithashtu, si amerikane mund të qëndrojë një vit me vizë falas në Shqipëri. Nomadët digjitalë mund të aplikojnë për një leje njëvjeçare dhe të kërkojnë një zgjatje për vitin e dytë, më pas pesë vjet dhe në fund një qëndrim të përhershëm.

Wi-fi, sipas saj është i mirë në shumicën e qyteteve. Numri i lartë i kafeneve ku me një euro, pra me një ekspres mund të punosh sa kohë të duash, e lehtëson akoma më shumë. Gjithashtu në shumë prej tyre tavolinat janë përshtatur për të studiuar apo punuar.

Të mirat që Shqipëria ofron nuk i sfumojnë dot problematikat me të cilat hasen nomadët digjitalë. Qeveria po përpiqet ta pozicionojë vendin si një qendër për nomadët digjitalë, por realiteti është se pengesat logjistike dhe administrative e bëjnë këtë shumë më të ndërlikuar.

Kushdo që banon në Shqipëri dhe punon brenda ose jashtë vendit është i detyruar të paguajë tatimin në vend. Procesi për ta bërë këtë është tepër kompleks dhe përfshin shkuarjen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pagimin e një tarife, regjistrimin dhe më pas kalimin në një proces fiskalizimi. Është gjithashtu e nevojshme krijimi i një llogarie bankare lokale në një bankë, ku të gjitha paratë e ardhura nga puna, qoftë edhe jashtë vendit, duhet të depozitohen.

Por çështja është se bankat vendase nuk hapin llogari bankare për joshqiptarët pa leje qëndrimi. Shumë të huaj që vijnë sipas saj, veçanërisht ata për afatshkurtër, nuk duan të hapin llogari bankare lokale dhe të depozitojnë të ardhurat e tyre atje.

Disavantazhe të tjera lidhen me faktin që nuk ka orare të përditësuara të autobusëve askund (përfshirë stacionin e autobusëve) si dhe mos pranimin gjerësisht të kartave të kreditit. Në një dokument të miratuar nga qeveria, “Agjenda digjitale e Shqipërisë” dhe të planit të veprimit 2022 – 2026 që synon bërjen e Shqipërisë sa më tërheqëse për nomadët digjitalë, bie në sy edhe kujdesi shëndetësor.

“Një problem tjetër për ta është mundësimi i shërbimeve të besueshme të kujdesit shëndetësor. Thelbi është përdorimi i zgjidhjeve remote të kujdesit shëndetësor (në të cilën BE po fokusohet shumë)”, nënvizon strategjia.

Maria thekson gjithashtu se përveç Tiranës, në qytete të ndryshme të Shqipërisë është shumë e vështirë të gjesh pjesë për pajisje si laptopë Apple apo MacBook nëse ndodh që të të kenë ndonjë defekt. Megjithatë, ajo e mbyll duke thënë se janë njerëzit ata që e bëjnë vendin, dhe për të, shqiptarët, ‘e butë, të ngrohtë dhe bujar’ janë arsyeja përse Shqipëria duhet të jetë doemos një ndalëse për nomadët digjitalë.

Aktualisht në Shqipëri sipas të dhënave nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen, zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri 100 nomadë digjitalë. Shqipëria, sipas “The Times”, ka parë një bum në popullaritet pas pandemisë, me shumë pushues britanikë që udhëtojnë për në Shqipëri. Ekspertët e udhëtimit po vlerësojnë mediat sociale që e kanë promovuar Shqipërinë si një destinacion që duhet të vizitohet. Ellie Marr, eksperte e turizmit, ka thënë për "The Times" se turistët janë përdorues të mediave sociale dhe Shqipëria ka përfituar nga kjo.

"Njerëzit e kanë parë atë në foto, kanë dëgjuar për të dhe e kuptojnë se është një vend mahnitës për bregdetin dhe bukurinë e tij natyrore"./GazetaSi

nomadet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet