Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Janë arrestuar Ervis Myrtaj e Mariglen Lala, ndërsa është shpallur në kërkim dhe Antonio Rapaj.
VLORË- Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë autorët e 8 vjedhjeve të kryera gjatë janarit në qytetin e Vlorës. Janë arrestuar Ervis Myrtaj e Mariglen Lala, ndërsa është shpallur në kërkim dhe Antonio Rapaj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor i koduar “Storm”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë.
Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjes së shumave të ndryshme të parave dhe sendeve me vlerë, të ndodhura gjatë muajit janar.
Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, të tre të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Storm", si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:
- E. M., 37 vjeç dhe M. L., 34 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. R., 33 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", gjithashtu i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa ngjarjeve në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, të ndodhura gjatë muajit janar 2023, konkretisht:
- Më datë 01.01.2023, në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. B;
- Më datë 15.01.2023, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. C., disa pajisje elektroshtëpiake;
- Më datë 19.01.2023, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit E. B., një televizor;
- Po më datë 19.01.2023, në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. D., produkte të ndryshme ushqimore;
- Po më datë 19.01.2023, në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit Xh. Z., steka me cigare dhe një shumë parash;
- Më datë 22.01.2023, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. A., një shumë parash dhe bizhuteri;
- Po më datë 22.01.2023, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë;
- Më datë 23.01.2023, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit F. H., steka me cigare dhe një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa pajisje që dyshohet se këta shtetas i kanë vjedhur më parë.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasit A. R.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bërë me dije se kallëzim...
Prokuroria TIRANË- Prokurorët belgë kanë mbërritur në Prokurorinë e Elbasanit për të tretën herë. Ar...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja mësuar në lidhje me plagosjen e 40-vjeçarit Eder Dorzi në ambientet e një ...
Proteste KOSOVË- Iniciativa 'Mbijetesa Serbe' ka ftuar në protestë serbët nga e gjithë Kosova më 25 janar në ora 15:30 n...
Andrew Tate RUMANI- Andrew Tate është ankuar për kushtet në të cilat ndodhet në burg. Influencuesi ka bërë t&e...
Mark Nika TIRANË- Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrups...
Michele Emiliano dhe Edi Rama ITALI- Ideja e hedhur disa vite më parë për një tubacion uji mes Shqipërisë dhe rajonit Puglia ...
Brisilda Sina TIRANË- Brisilda Sina, Përgjegjësja e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile ka dhënë ...
Aksi i shembur SELENICË- Moti i keq ka bërë që një aks rrugor në Selenicë të rrëshqasë. Mësohet se a...
Selman Krasniqi SHIJAK- Fotoja e mëposhtme është e Selman Krasniqit, 43-vjeçarit që është shpallur në kë...