LIVE UPDATES
Aktualitet

“Fajin e ka sistemi”, si sorollaten të sëmurët me kancer për të bërë rezonancë në spitalet shtetërore

Të sëmurët me sëmundjen e rëndë kanë filluar të enden sa në njërin spital shtetëror në tjetrin për të bërë vetëm një rezonancë.

21 Qershor 2022, 21:06 Nga k.m.
“Fajin e ka sistemi”, si sorollaten të sëmurët me
Foto ilustruese

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës sorollatjen e të sëmurëve me kancer për të bërë një rezonancë në spitalet publike. Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshimin e ligjit për “spitalet publike”, ku në Kuvend është dërguar një projektligj që parashikon se “qytetarët që duhet të marrin shërbime me shpejtësi duhet të paguajnë”.

Por, të sëmurët me sëmundjen e rëndë kanë filluar të enden sa në njërin spital shtetëror në tjetrin për të bërë vetëm një rezonancë.

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” mbërriti një ankesë nga një qytetar nga Kuçova, i cili kishte një shqetësim familjar në lidhje me shërbimet në spitalet shtetërore.

“Bashkëshortja ime ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale 7 vite më parë dhe duhet të bëjë kontrolle onkologjike. I rekomanduan që të bënte një Rezonancë Magnetike MRI. Kemi shkuar nga Kuçova në Spitalin Rajonal të Beratit dhe na thanë që s’bëhet në Berat, s’ka rezonancë” thotë qytetari. Më tej pohon se mjekët i kanë thënë se këto rezonanca bëhen në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Mjekja i referoi në sistem në Spitalin e Elbasanit, i cili është 70 kilometra larg Spitalit të Beratit. Mjekja i ka thënë qytetarit se të gjithë pacientët e qarkut të Beratit, Dimalit, Kuçovës dhe Skraparit referohen në Elbasan. “Mjekja na tha referimin për në Spitalin e Elbasanit. Shkuam atje. Por, edhe atje na thanë se s’bëhet as këtu’, s’kemi bërë ndonjëherë. Por, Elbasani nuk na referoi dot në QSUT, pasi nuk i lejonte sistemi”,  thotë qytetari.

Së bashku me bashkëshorten e sëmurë, ata u kthyen në Berat. Takuan mjeken onkologe, e cila u tha se edhe ajo nuk e bënte dot referimin për në QSUT, pasi nuk i lejonte sistemi.

“Onkologia s’ka faj. Na tha që s’ma lejon sistemi për në Tiranë, por vetëm në Elbasan. Na dha një letër dore për në QSUT” tregon qytetari, i cili shton se ka shkuar edhe në Tiranë, te Onkologjia.

Punonjësit i kanë thënë se “s’ke referim, duhet të interesohesh te drejtoria e QSUT”. “Te drejtoria më thanë se fajin e ka sistemi po po ta bëjmë. Ma bënë gjoja me mik, por ma lanë për në fund të muajit gusht. Pasi u sorollata dy muaj, do pres edhe dy muaj të tjerë për të bërë këtë rezonancë” thotë qytetari.

Pas kësaj ankese, gazetarët e Fiks Fare, ndjekin të njëjta rrugë që ka ndjekur edhe qytetari. Fillimisht, udhëtojmë nga Kuçova për në Berat, e cila është rreth 20 kilometra, e cila zgjat rreth 30 minuta. Gazetarja e Fiks Fare bisedon me punonjësit e Repartit të Onkologjisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mëson se pacientët e të gjithë qarkut referohen në Elbasan. Më pas, gazetarët marrin rrugën për në Elbasan, e cila është e gjatë rreth 70 kilometra, rrugë e cila përshkohet  për rreth 1 orë e 30 minuta.

Sërish interesohemi nëse në këtë spital kryhet apo jo Rezonanca Magnetike MRI. Punonjësit pohojnë se “nuk kanë bërë asnjëherë Rezonancë Magnetike MRI. U kemi thënë atyre të Beratit që s’bëjmë skanerë MRI, po ata prapë na i sjellin”.

Ashtu si edhe qytetari, gazetarët kthehen mbrapsht dhe shkojnë sërish në Spitalin Rajonal të Beratit, i cili është 70 km larg. Kësaj herë, gazetarja bisedon me mjeken onkologe, e cila thotë se “s’na lejon sistemi që të bëjmë referimin për në Tiranë, por vetëm në Elbasan”.

Tashmë, qytetarët duhet të bëjnë 120 kilometra larg, mbi 2 orë e gjysmë rrugë që të shkojnë në Tiranë. “E kam bërë disa herë lart e poshtë, kemi humbur ditët e punës, shpenzime dhe lodhje pafund” thotë qytetari.

Po në Spitalet në Tiranë a bëhet kjo rezonancë?! Fiksi interesohet fillimisht te Spitali Onkologjik në QSUT. Një punonjës i thotë gazetares se “duhet të lidhesh me një mjek që të të japë rekomandimin”.

Më pas, gazetarja interesohet te Drejtoria e QSUT. “Më kanë ardhur edhe raste të tjera me këtë problem. Nuk ia merrte sistemi. Fajin e ka ministria” thonë punonjëset.

Të gjithë, ia vënë fajin sistemit! Pra, nga Onkologia e Beratit, reparti i skanerëve dhe rezonancave në Spitalin e Elbasanit, apo te Onkologjia dhe Drejtoria e QSUT-së. Në fund, ata që e paguajnë shtrenjtë janë qytetarët, që pas këtyre sorollatjeve, detyrohen që t’i drejtohen spitaleve private!  Fiksi i dërgoi një kërkesë për informacion edhe Ministrisë së Shëndetësisë, por deri në transmetimin e këtij investigimi, ministria nuk ktheu përgjigje.

“Mua më ka shkuar më shumë rruga lart e poshtë sesa ta bëja te privati. Por këtu më takon dhe këtu do e bëj. Si rasti i familjes sime janë me qindra raste, të cilët po detyrohen që të paguajnë“,  thotë qytetari.

Dhe, të gjitha këto sorollatje në kulmin e debateve për ndryshimin e ligjit “për spitalet publike”, ku në Kuvend është dërguar një projektligji që parashikonte pagesat e qytetarëve në spitalet shtetërore për një shërbim të shpejtë. Por, a ishte “shëndetësia është falas”, e cila ka filluar që tani të bëhet me pagesë?!/Marrë nga TopChannel

onkologjia qsut

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim