Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Eurocontrol, organizata që menaxhon trafikun ajror europian dhe faturon e mbledh tarifat (për llogari të Albcontrol) vendosi që për vitin 2025 tarifa për Aeroportin e Tiranës të ulet me rreth 2 për qind duke shkuar në nivelin 214.01 euro/avion nga 218.33 euro që ishte për vitin 2024.
TIRANA- Tarifat në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe atë të Kukësit janë rishikuar në ulje për të tretin vit radhazi. Eurocontrol, organizata që menaxhon trafikun ajror europian dhe faturon e mbledh tarifat (për llogari të Albcontrol) vendosi që për vitin 2025 tarifa për Aeroportin e Tiranës të ulet me rreth 2 për qind duke shkuar në nivelin 214.01 euro/avion nga 218.33 euro që ishte për vitin 2024.
Për Aeroportin e Kukësit i kategorizuar si aeroport i zonës 2 tarifa e miratuar nga Eurocontol për këtë vit është 107 nga 109.16 euro që ishte në 2024-ën. Interesi që paguhet për detyrimet që nuk shlyhen në kohë për vitin 2025 është fiksuar në nivelin 13.79 për qind në vit kurse për vitin 2024 ishte 13.26 për vit.
Shqipëria ka zyrtarisht dy aeroporte funksionale por aktualisht fluturime kryen vetëm nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i cili ka regjistruar në vitin 2024 një numër rekord pasagjerësh që kanë udhëtuar përmes tij. Futja e një serie linjash low cost ka nxitur hyrje-daljet nga vendi përmes këtij aeroporti teksa është porta kryesore nga ku po vijnë turistët viteve të fundit.
Në fillim të dhjetorit TIA deklaroi se numri i pasagjerëve që iu ishte shërbyer deri në atë periudhë kishte kaluar 10 milionë teksa bilanci përfundimtar i vitit duhet të jetë edhe më i lartë. Deri në fund të nëntorit Shqipëria priti 11.1 milionë turistë teksa pritet që komplet 2024 të ketë një bilanc rreth 12 milionë hyrje nga të huajt.
Çfarë është tarifa e terminalit
Në një shpjegim të zgjeruar të Eurocontrol tarifat e terminalit janë fatura që dërgohen nga Eurocontol çdo muaj (në mes të muajit pasues) për fluturimet që u zhvilluan në muajin paraardhës bashkë me faturën e tarifës së itinerarit.
Dokumentet e faturimit tregojnë qartë shtetin për të cilin vilen këto para. Termat e pagesës për pjesën e tarifave të terminalit janë të njëjta me ato të itinerarit që aplikohen nga Eurocontrol që do të thotë 30 ditë nga data e faturimit.
Lidhur me mënyrën sesi llogariten këto tarifa, Eurocontrol sqaron se vendet anëtare përcaktojnë zonat e tarifimit për terminalet që mund të jetë një aerodrom apo disa aerodrome që lokalizohen në një vend të caktuar ku ofrohen shërbime për të cilën duhet të paguhet tarifë. Tarifat e terminalit vendosen vetëm për fluturimet që nisen dhe marrin parasysh dy elemente thelbësore.
Së pari, peshën e avionit që niset dhe së dyti, njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja. Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin. Faktori i peshës llogaritet në ton metrike./ Monitor
Bordi i ERE TIRANË- Bordi i Entit Rregullator të Energjisë është mbledhur ditën e sotme për të caktuar ç...
Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi TIRANA- I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi pritet që ditën e sotme, t&eum...
Pamjet TIRANË- Dy ditë pas sulmit të dhunshëm të regjistruar ndaj 48-vjeçarit, Adriatik Roshi janë publikuar pamj...
Foto nga vendi i ngjarjes KURBIN- 36-vjeçari Rogest Mera, është arrestuar në Kurbin pasi dyshohet se autori i djegies së nj...
pasaporta Singapori rimerr kurorën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë me akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në m...
Kryepeshkopi Anastas GREQIA- Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas është përmirësuar. Burime për mediat nga ...
Foto ilustruese DURRËS- Një 25-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim që prej shtatorit të vit...
Foto ilustruese BRITANI- Shqiptarët kryesojnë listën e më shumë arrestimeve për popullsi në Britaninë e Madhe, me t...
Ermal Hoxha TIRANA- Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Prokuroria e Posa&ccedi...
lenda narkotike TIRANË- Një 28-vjeçar që posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, është arrestuar n...