LIVE UPDATES
Aktualitet

Çështja e sigurisë dhe krimit, AMA ngre 'alarmin': Persona me precedentë penalë po trajtohen si “heronj”

AMA thekson se persona me precedentë penalë po trajtohen si “heronj” dhe lihen të bëjnë protagonizëm, duke justifikuar me nota aventureske aktet e tyre të dhunës.

1 Tetor 2022, 13:46 Nga A.B
Çështja e sigurisë dhe krimit, AMA ngre 'alarmin':
AMA

TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka ngritur shqetësimin për përmbajtjet e transmetuara në ekrane. Përmes një reagimi zyrtar, AMA thekson se persona me precedentë penalë po trajtohen si “heronj” dhe lihen të bëjnë protagonizëm, duke justifikuar me nota aventureske aktet e tyre të dhunës, të tjera shkelje ligjore apo sjellje shoqërisht të dëmshme. Sipas AMA-s, këto qasje nxisin dhe justifikojnë dhunën apo rikthejnë konfliktin mes shtetasve. AMA nxit të gjitha mediat të angazhohen në evitimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, që promovojnë dhe justifikojnë dhunën, përmes prezantimit glorifikues emocional të personave me precedentë penalë

REAGIMI I AMA-s:

Evitimi i përmbajtjeve audiovizive që nxisin dhe justifikojnë dhunën

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë procesit të monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, referuar kërkesave të ligjit 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka identifikuar një problematikë të përsëritur. Duke vlerësuar maksimalisht mbulimin audioviziv të çështjeve të sigurisë së rendit publik, investigimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale aktuale apo të mëhershme, ndihmesën në parandalimin e akteve kriminale, hetimin e autorëve të dyshuar, etj, AMA njëkohësisht konstaton me shqetësim, se persona me precedentë penalë herë-herë trajtohen si “heronj” dhe lihen të bëjnë protagonizëm, duke justifikuar me nota aventureske aktet e tyre të dhunës, të tjera shkelje ligjore apo sjellje shoqërisht të dëmshme. Qasje të tilla nxisin dhe justifikojnë dhunën apo rikthejnë konfliktin mes shtetasve.

Bazuar në ligjin 97/2013, i ndryshuar ( neni 4, Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive), sipas të cilit OSHMA-të udhëhiqen nga parimi i moslejimit të transmetimeve që “nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve”, (pika 2/d), “nxisin dhe justifikojnë dhunën” apo “ mund të nxisin vepra penale” ( neni 33, pika 1/d), veç mesazhit të gabuar, që japin për mbarë shoqërinë, këto përmbajtje audiovizive, referuar orarit të transmetimit, ndikojnë negativisht veçanërisht te të miturit, duke nxitur imitimin e modeleve dhe formave të sjelljes së papërshtatshme dhe ushtruar rrjedhimisht ndikim negativ në edukimin e tyre. Kjo megjithëse referuar ligjit 97/2013, i ndryshuar, transmetimet audiovizive duhet të “respektojnë në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e fëmijëve”, (neni 4, pika 1/b).

Nisur nga sa më sipër, AMA ka adresuar disa tërheqje vëmendjeje për OSHMA-të, ndërkohë që vijon monitorimin e përmbajtjeve të transmetuara.

Në këtë kontekst, AMA nxit të gjitha mediat të angazhohen në evitimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, që promovojnë dhe justifikojnë dhunën, përmes prezantimit glorifikues emocional të personave me precedentë penalë. Për rastet e evidentuara do të ndiqen procedurat administrative, sipas legjislacionit në fuqi.
AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

ama

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër