LIVE UPDATES
Aktualitet

“Erdhi pronare, nuk e bëra unë”/ Gjyqtari ‘i dhuron’ qorrazi pronën prej 500 hektarësh

Të ardhurat e qirasë së pronës ku janë 25 bashkëpronarë, i merr vetëm Suzana Isufaj. “Stop” gjeti një vendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër që i jep 10 milionë lekë të vjetra Suzanës, por kjo e fundit nuk i ka vënë në dijeni bashkëpronarët.

3 Dhjetor 2024, 21:29 Nga ZH.LL

“Erdhi pronare, nuk e bëra unë”/ Gjyqtari ‘i

GJIROKASTËR- Në tetor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan ka transmetuar disa denoncime për Suzana Isufajn me pretendimin se ajo përmes dokumentave të parregullta ka përfituar prona që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës, dëshmoi nga Kanadaja se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure që i ati Agron Golja i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017.

Të ardhurat e qirasë së pronës ku janë 25 bashkëpronarë, i merr vetëm Suzana Isufaj. “Stop” gjeti një vendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër që i jep 10 milionë lekë të vjetra Suzanës, por kjo e fundit nuk i ka vënë në dijeni bashkëpronarët.

Vetë Suzana Isufaj u shmang nga përgjegjësia. Ndërsa noterja Violeta Sulkaj, e cila ka bërë kontratën e qirasë në emër të Suzanës me prokurë të skaduar, tha se kontratën e ka bërë ndihmësja e saj që kishte filluar punë prej pak kohësh.

Suzana kishte gjetur fijet me një prej gjyqtarëve, Sokol Pine që bëri Suzanën pronare.

Gazetari: Si e ka bërë ai akt-ekspertimin se kjo është pronë private? Si e kanë dhënë gjqytarët? Si s’e kanë verifikuar?

Suzana Isufaj: Shkruaje këtë pyetje ti! Bëje me titra të mëdha: Si e kanë dhënë këtë gjyqtarët?!

Gazetari: Ti, më thuaj ti si e kanë dhënë, se ti e dije këtë që ishte në emër të Shina Mios?

“Stop” përball Suzana Isufajn me një përfaqësi të 134 pronarëve, ku preket zona e Soronesë dhe nga dokumentat dhe faktet vetë Suzana pranoi se kemi të bëjmë me dy prona të ndryshme, njëra Sorone e Angonatëve dhe tjetra Sorone Qinurio që i bie të jetë Soroneja e re ose prona e vërtetë e Suzana Isufajt dhe fisit të saj.

Vendimi i Sokol Pines që u montua me ndihmën e një akt ekspertimi të Kosta Malos, detyronte ATP-në të rishikonte kërkesën e Suzanës dhe kjo e fundit nuk mund ta regjistronte dot pronën në hipotekë.

“Stop” bisedon me gjyqtarin e ri magjistrat Entiliano Spahiu, që bëri pronare Suzanën në shkelje totale të ligjit, pa asnjë dokument të origjinës së pronës.

Gazetari: Ka një sërë gabimesh në vendim!

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Pse…?

Gazetari: Ti e ke njohtur (Suzana Isufaj)pronare…

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Jo, jo, pra jo! Ajo ishte pronare.

Gazetari: Nuk është, ore…

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Po ishte tani, sipas akteve të vendimit të Sokol Pinës, bashkëpronare, jo pronare…

Gazetari: Po kur ishte pronare, pse e hapi këtë proces gjyqësor ajo?(Suzana Isufaj)

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Po sepse titujt e saj të pronësisë, binin ndesh me tituj pronësie të tjerë.

Gazetari: Binin ndesh me trashëgimi të tjera, e ka bërë çorap, po s’mund të bëhet pronar një njeri me një rresht, që merr në arkivë …! Më kupton? Merr ca ekspertë, jep lekë…

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Për mua ajo erdhi pronare, nuk e bëra unë.

Gazetari: Po nuk është, më kupto.

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Po erdhi me vendimin që i kishte bashkëngjitur.

Gazetari: Po jo se titullin e ka të rrëzuar Suzana Isufaj, o Entiliano!

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Vendimi ka marrë formë të prerë, nuk është i rrëzuar.

Gazetari: E ka marrë mo, por e ka nuk pse nuk ia regjistron hipoteka. Pse nuk e çon në ATP? Pa hë tani…!

Gjyqtari Entiliano Spahiu: ATP-ja nuk e regjistron, se kishte mbivendosje titujsh.

Gjyqtari pranon se vendimi i Sokol Pines kishte mbivendosje titujsh pronësie. Në vendimin e gjykatës,  ai u përmbahet ekspertëve, kur ndërkohë ata nuk e kanë përcaktuar saktë se ku bien 500 hektarët.

Ekspertja Lura Demiri: Jo nuk e kemi përcaktuar.

Gazetari: Nuk e keni përcaktuar?

Ekspertja Lura Demiri: Jo, nuk e kemi përcaktuar. D.m.th, ne jemi zbatuar vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës së Sokol Pines.

Gazetari: Edhe të akt-ekspertimit të Kosta Malos?

Ekspertja Lura Demiri: Të Kosta Malos.

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Për sa kohë, që mua ekspertet ma kanë përcaktuar…

Gazetari: Po nuk ta kanë përcaktuar, o Entiliano.

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Ma ka përcaktuar.

Gazetari: Jo,jo! Ti i ke pyetur ekspertët, se ku bie 500 hektarë. Ajo thotë, sipas Kosta Malos, po të ishte i saktë i Kosta Malos, nuk lindte nevoja të bëhej një akt i dytë. Më kupton logjikën?

Gjyqtari Entiliano Spahiu njeh për herë të dytë pronare Suzana Isufajn. Gjatë procesit, ai është vënë në dijeni që çështja pret gjykimin nga Gjykata e Lartë.

Gazetari: Ja edhe një fakt tjetër: a e di, që ky vendim, që ke dhënë ti, është në gjykim në Gjykatën e Lartë? A e di?

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Cili vendim? I Sokol Pinës?

Gazetari: Po, po, është në Gjykatë të Lartë.

Një tjetër shkelje është fakti që ky proces nuk është gjykuar nga një trupë gjykuese por vetëm nga një gjyqtar.

Gazetari: Edhe këtë, pse nuk është bërë me trupë gjykuese, me 3 gjyqtarë, sepse prona e kalon vlerën e 500 milionë lekëve ?

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Palët, thjesht i pyeta, do ta vazhdojmë çështjen këtu, ku e keni lënë, çështjen nga e para…

Gazetari: Po jo, ke pyetur palët, ti je gjyqtar, s’të falet ky gabim…

Suzana përdor sërish gjykatën Sarandë duke pretenduar se prona 500 hektarë është rrjedhojë e trashëgimisë nga gjyshi, bazuar në vetëm një dokument arkivor.

Gazetari: Dhe një detaj tjetër, që të jesh ti i bindur, që je gabim, se unë jam i drejtpërdrejtë.

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Jo nuk mund të them, që unë jam gabim. Vendimi im do të gjykohet në një gjykatë më të lartë, është Apeli, do e vendosë nqs unë…

Gazetari: Ajo nuk ka trashëgimtarë. Edona Vojushi, që është gjyqtarja këtu në Sarandë, ia ka rrëzuar trashëgiminë Suzanës…Edhe një detaj që të bindesh që je gabim. Ti thua këtu, që kundështarët e Suzanës, i kanë dokumentat e rregullta. Si ia jep pronën ti Shina Mio? Ti thua, Shina Mio i ka dokumentat e rregullta.

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Po të rregullta i ka.

Gazetari: Po si ia more Shina Mios dhe ia dhe Suzanës?

Gjyqtari Entiliano Spahiu: I jam bazuar një vendimi të formës së prerë. Ai vendim i ka shqyrtuar aktet dhe i kanë dalë të rregullta.


Gazetari: Shiko edhe një detaj tjetër: brenda 500 hektarëve që ti ia ke dhënë Suzanës, përfshihet edhe një kishë e vjetër shekullore…

Gjyqtari Entiliano Spahiu: Edhe njëherë po ta sqaroj: unë nuk i kam dhënë 500 hektarë, unë i kam njohur 500 hektarë./ tvklan.al

gjirokaster

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj