LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ SPAK shpall fajtor ish-policin për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, mbi Hoxhallin rëndon vepra penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e cila parashikon deri në tre vite burg.

23 Shkurt 2026, 14:03 Nga D.S

EMRI/ SPAK shpall fajtor ish-policin për korrupsion pasiv të personave

TIRANË- Struktura Posaçme ka shpallur fajtor ish-policin Gentjan Hoxhalli, i cili merrte ryshfet personave të ndryshëm për të shkelur ligjin. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, mbi Hoxhallin rëndon vepra penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e cila parashikon deri në tre vite burg.

Gjithashtu mësohet se SPAK kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për Gentjan Hoxhalli, por të jetë në shërbim prove për katër vite dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Ish-policit Gentjan Hoxhalli i ndalohet të ushtrojë funksione publike, për një periudhë prej pesë vitesh.

Njoftimi i plotë:

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Gentjan Hoxhalli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë i Kodit Penal ”.

2. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Engjëllushe Tahiri dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 18, datë 23.02.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentjan Hoxhalli për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen 1/3 e dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 2 (dy) vite burgim.

3. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Gentjan Hoxhalli dhe vënia në provë për një afat prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

4. Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës të të pandehurit Gentjan Hoxhalli për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vitesh.

5. Bazuar në nenin 261/1 gërma “b” në lidhje me nenin 389 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Gentjan Hoxhalli me vendimin Nr. 116 datë 08.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

6. Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm në rast se nuk mbahet i ndaluar, i arrestuar apo i dënuar për një vepër tjetër penale.

7. Në lidhje me provat materiale gjykata bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale disponon si më poshtë:

– Aparat celular i Ilojit “IPHONE”, modeli “13 Pro Max” me ngjyrë gri, me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: ****, me kartë telefonike të kompanise “Vodafone” me nr. tel. ****. – 1 (një) aparat celular i markës “IPHONE”, modeli “Xs Max”, me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: ****, me kartë telefonike të kompanisë “Vodafone”, me nr. tel. ****. – Automjet i markës “Audi”, modeli “A6”, me targë **** (targë e huaj), me numër shasie ****, me ngjyrë gri të errët, së bashku me çelësin, t’i kthehen të pandehurit Gentjan
Hoxhalli.

8. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit përkatës, i ngarkohen të pandehurit Gentjan Hoxhalli.

9. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi."/Dosja.al

spak shpall fajtor ish-policin për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj