Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I arrestuari është Xhordan Cafi, 23 vjeç banues në Shkodër.
LEZHË- Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në Lezhë. I arrestuari është Xhordan Cafi, 23 vjeç banues në Shkodër. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi qarkullonte i armatosur. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike, kanabis.
Objektet e gjetura u sekuestruan nga policia. Mbi Cafin rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një të ri që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”. Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip BMë që dyshohej se udhëtonte i riu i armatosur dhe e ndaluan për të ushtruar kontroll.
Gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit dhe të çantës që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, u ushtrua kontroll edhe në banesën e tij në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike, e dyshuar kanabis. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. C., 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se gjatë orëve të natës reshjet...
Foto ilustruse TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësimin e fundit mbi mënyrën se si paraqitet situata në ...
Foto ilustruse TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka deklaruar se shirat gjatë natës kanë qe...
Foto ilustruse Qukës-Qafë Plloçë- Një rrëshqitje dherash dhe shkëmbinjsh është vërejtur në aksin r...
Dritan Agolli Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, është bërë deri më sot “i paprekshëm”, pa...
Foto ilustruse TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjygj tre persona, të cilët përdorën dokumente...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar sot katër persona në Tiranë dhe ka shpallur një tjetër në kërkim. ...
Foto ilustruse LUSHNJË - Policia ka arrestuar sot një person, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine. I ar...
Foto ilustruse DIBRA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi. Si pasojë e k&e...
Foto ilustruse SHKODËR- Rreshjet e para të dëborës kanë nisur edhe në Bogë-Theth, ku trashësia e tyre ka arrit...