Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Aktualitet
I dënuar me burg nga GJKKO/ Arrestohet anëtari i grupit të strukturuar kriminal, transportonte lëndë narkotike në vendet e BE-së (EMRI)
Sipas Policisë, Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj Marcel Liçajt masën e sigurisë “Arrest në burg”. Liçaj dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e narkotikëve në vendet e Bashkimit Europian.
15 Maj 2026, 10:48Nga E. D
GJKKO
TIRANË- Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka arrestuar Marcel Liçajn, alias Marcel Grembi, i cili ishte në kërkim për trafik droge.
Sipas Policisë, Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj Marcel Liçajt masën e sigurisë “Arrest në burg”. Liçaj dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e narkotikëve në vendet e Bashkimit Europian.
Sakaq, autoritetet po vijojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me organet kompetente, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal vazhdojnë./Dosja.al