Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Me një urdhër të brendshëm, Bami nxirret në oraret e ajrimit vetëm dhe i pashoqëruar nga të tjerët, dhe ky urdhër i policisë së burgjeve zbatohet nga të gjitha turnet.

PEQIN- Durim Bami është mbyllur në sektorin B të sigurisë së lartë, pas transferimit nga burgu i Fushë-Krujës në Peqin, për shkaqe të sigurisë së jetës dhe për të parandaluar ngjarje kundër tij. Me një urdhër të brendshëm, Bami nxirret në oraret e ajrimit vetëm dhe i pashoqëruar nga të tjerët, dhe ky urdhër i policisë së burgjeve zbatohet nga të gjitha turnet.
Bami është nën masën e sigurisë “Arrest në burg” me urdhër të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për disa vepra penale, mes tyre “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sipas SPAK, ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në planet për vrasjen e Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasi. SPAK thotë, se Bami drejtonte një grup që kultivonte kanabis në zonën e Niklës dhe Bubqit, me ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina dhe personave të tjerë. Ndërsa Lulzim Berisha ndodhet në "Arrest në burg" për vrasjen e Klodian Saliut.
Transferimi i Bamit vjen më pak se një muaj pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi kërkesën e tij për tu transferuar nga burgu 313 në Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës. Bami e kishte kërkuar zhvendosjen pas ekstradimit nga Dubai në fund të shkurtit, duke pretenduar se në burgun 313, por edhe në burgjet e Peqinit dhe Reçit, ndodheshin persona që paraqisnin rrezik për jetën e tij.
Sipas kërkesës së depozituar nga avokati i tij Ilir Murati, burgu i Fushë-Krujës konsiderohej alternativa më e përshtatshme. Po ashtu, ditët e fundit burgjet janë përfshirë në kontrolle të shumta në çdo qeli, ku përfshihen edhe burgjet e sigurisë së zakonshme. Siç raportohet, synimi është pastrimi i qelive nga telefonat dhe sendet e ndaluara dhe bllokimi i takimeve speciale të disa të burgosurve VIP./Dosja.al
foto ilustruese ANGLI- Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë pretendimet e një shqiptari, i cili ishte burgosur pas një sekuestrimi ko...
DURRËS- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi vitin e kaluar në bashkëpunim me tre të tjerë tent...
SPAK TIRANË- SPAK ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët akuzohen se, në ...
pamjet VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Vlorë–Fier, p...
MIRDITË- Policia e Shtetit dhe forcat RENEA kanë zbarkuar sot në orët e para të mëngjesit Mirditë, ku kan&eu...
Punësimi në sektorin bankar u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqipt...
TIRANË- Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në pë...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthj...
PRISHTINË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëmjen sotme në Prishtinë. Mësohet, se Harb...
PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Prishtinë. Mësohet se...