Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Mësohet se në pranga janë vënë Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço pasi ata vidhnin dhe trafikonin vepra arti.
DURRËS- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotmë në Durrës. Mësohet se në pranga janë vënë Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço pasi ata vidhnin dhe trafikonin vepra arti.
Mësohet se njëri prej të arrestuarëve ishte i punësuar rojë pranë parqeve arkeologjike. Arrestimi i tyre ka ardhur gjatë kontrollit në mjetin u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme. Më tej në njoftim bëhet me dije se një pjesë të statujave dhe ikonave të arrestuarit ua shisnin të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “IKONAT”. Vidhnin dhe trafikonin vepra arti, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej të arrestuarëve, i punësuar rojë pranë parqeve arkeologjike. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 13 statuja të madhësive dhe formave të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore për një rast të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit nga parqet arkeologjike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “IKONAT”.
Si rezultat u arrestuan shtetasit: P. L., 53 vjeç, banues në Fier dhe E. Ç., 56 vjeç, banues në Lushnjë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, duke lëvizur me një automjet në të cilin gjatë kontrollit u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe kulturës. Shtetasi P. L., duke përfituar nga fakti se ishtë i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., i trafikonin me qëllim përfitimin.
Një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.
Pamje nga protesta FIER- Mëngjesin e kësaj të shtune fermerët në Fier i ka gjetur në rrugë duke protestuar. Kjo p...
Florian Rama SPANJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 24-vjeçarit Soufian Mraha në qersho...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme për mes një njoftimi SPAK ka bërë me dije se ka mbyllur hetimet për i...
Kamerat e sekuestruara GREQI- Autoritet greke ka vënë në pranga një shqiptar. Mësohet se shqiptari në 8 shkurt ka hapur ...
foto ilustruese TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë të cilët ushtronin veprimtarinë e paligjshme të...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet në GJKKO seanca për caktimin e masës e sigurisë ndaj 8 drejtor&e...
Foto ilustruese TIRANË- Në analizën e shportës së konsumatorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila &e...
Foto ilustruese TIRANË- Ka kaluar gati një vit që kur firma OpenAI nxori publikisht GPT-4, modelin më të sofistikuar të Intel...
Moti TIRANË- Në fundjavë pritet që vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shk...
Foto ilustruese TIRANË-Piranjat e nisën sezonin e ri me investigimin e forte nga varrezat e Tufinës. Muralja e fëmijëve ishte kthy...