3 Dhjetor 2025, 20:51
Nga M.L
Ndue Martin Qokaj dhe i biri
TROPOJË- Një tragjedi e dyfishtë ka goditur komunitetin e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është përballur me humbjen e dy anëtarëve brenda vetëm një dite.
I pari që u nda nga jeta ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Lajmin për vdekjen e të atit e dha i biri, Besniku, i cili një ditë më parë kishte kërkuar publikimin e njoftimit mortor. Askush nuk e kishte menduar se brenda 24 orëve, të njëjtët njerëz do të duhej të njoftonin edhe vdekjen e tij, duke e kthyer dhimbjen e familjes Qokaj në një tragjedi të dyfishtë që ka tronditur mbarë komunitetin.
Besnik Qokaj humbi jetën papritur, dyshohet nga një arrest kardiak fatal, duke e zhytur familjen dhe komunitetin në pikëllim të thellë. Brenda pak orësh, dy prej shtyllave të shtëpisë u shuan, duke e lënë të mbuluar me zi derën e familjes Qokaj.
Në rrjetet sociale, administratorët e faqeve lokale kanë publikuar edhe momentin e fundit të komunikimit me Besnik Qokajn, i cili vetëm një ditë më parë u kishte kërkuar ndihmë për të shpërndarë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të tij.
"Para një dite, mora një telefonatë nga Besnik Qokaj, i cili me zërin e tij të lodhur nga dhimbja më kërkoi të postoja në “Nikaj Mertur News” njoftimin e vdekjes së babait të tij, Ndue Martin Qokaj, 88 vjeç. Në atë moment, kisha përballë një djalë që po përpiqej të mbante veten, ndërsa po përballonte humbjen e një njeriu të shtrenjtë. Unë e dëgjova, e ngushëllova dhe mendova se kjo ishte dhimbja më e madhe që do t’i trokiste këto ditë në derë.
Por sot… më erdhi një lajm që më tronditi deri në palcë. Njoftimi i vdekjes ishte për vetë Besnikun. Vetëm një ditë pasi më telefonoi për të lajmëruar humbjen e babait, edhe ai vetë kishte ndërruar jetë, nga një arrest kardiak.
Një tragjedi e dyfishtë, e pashpjegueshme, e papërballueshme për këtë familje.
Është e vështirë të gjesh fjalë kur realiteti është kaq i rëndë. Të marrësh njoftimin për vdekjen e babait, dhe të nesërmen të marrësh lajmin për vdekjen e djalit që të telefonoi vetë… kjo është një plagë që vështirë dikush më kupton, duke e shtuar dhimbjen në një nivel që vetëm Zoti mund ta caktojë.
Dera e Qokajve sot është e mbuluar me zi. Të humbësh babë e bir, njëri pas tjetrit, është një dramë që rrallë e ka parë historia e fiseve tona në Nikaj-Mertur. Dhimbje që nuk ka fjalë, nuk ka varg, nuk ka ngushëllim që ta përshkruajë.
Besniku ishte njeri i mirë, i qetë dhe i sjellshëm. E kam në mendje telefonatën e tij të fundit, kërkesën e thjeshtë por të rëndë, që ta ndihmoja për t’i dhënë njoftim miqve dhe ilakeve për humbjen e të atit. Nuk e mendoja kurrë se pas një dite, do të më duhej të shkruaja edhe për të.
Zoti i pastë pranë vetes, bashkë me babanë që e deshi shumë.
Zoti e forcoftë familjen Qokaj në këtë tragjedi të rëndë.
Ngushëllime të sinqerta gjithë të afërmve, miqve dhe komunitetit tonë që sot është i pikëlluar thellë," shkruan Nikaj Mërtur News.
ndue martin qokaj
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 20:37
M.L
Atentati
ELBASAN- Është bërë publike pamja filmike e momentit kur u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, mbr...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 19:40
M.L
Foto nga takimi
TIRANA- Ambasadori gjerman Bergner u takua sot për të zhvilluar një bisedë me Kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani d...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 18:40
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Biznesmeni italian Colonico P është dënuar me katër vjet burg. Ky vendim u dha nga një gjyqtar gjat&eum...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 18:26
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Pianello Vallesina, një fshat i vogël në Monte Ro...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 17:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gazetari, Klodian Tomorri ka deklaruar se deputetët e PD-së propozuan sot në Komisionin Parlamentar të...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 17:46
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një 41-vjeçar nga Durrësi është plagosur me thikë gjatë një konflikti me nj&eum...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 17:20
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Katundit të Ri, Durrës, ku një i ri ë...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 17:16
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një sherr mes dy personave në Qerret ka përfunduar me plagosjen e një 20-vjeçari, pasi konflik...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 17:07
M.L
SPAK
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestro mbi disa pasuri të paluajtshme dhe një automjet që i përkasin Nikol...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 16:00
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar sot në daljet e qytetit të Koplikut, ku katër person...