LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Trafik droge në Francë në 2022, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg

Bëhet fjalë për Redian (Refik) Doda, Zabit (Artur) Fisniku dhe Fabi Isaku.

11 Dhjetor 2025, 17:15 Nga E. D
EMRAT/ Trafik droge në Francë në 2022, Gjykata e Posaçme
GJKKO

TIRANË- GJKKO ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikët. Bëhet fjalë për Redian (Refik) Doda, Zabit (Artur) Fisniku dhe Fabi Isaku. Redian (Refik) Doda u shpall fajtor për “prodhim dhe shitje narkotikësh” në bashkëpunim dhe u dënua përfundimisht me 5 vite e 4 muaj burg, pasi i ulet një e treta e dënimit fillestar. Gjithashtu ai akuzohet për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, u rrëzuan. 

Fabi Isaku u dënua për të njëjtën vepër me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa akuzat për grup të strukturuar kriminal nuk u provuan. Ndërsa, Zabit (Artur) Fisniku u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat, përfshirë trafikimin e narkotikëve në tre episode dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Gjithashtu gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi.

Njoftimi i GJKKO: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me nr. 38 procedimi, të vitit 2023, ndaj të pandehurve Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku dhe Fabi Isaku. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 80, datë 11.12.2025 vendosi:

1. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287/1 dhe 28/4 në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Redian Doda alias Refik Doda do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

6. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Fabi Isaku për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

7. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Fabi Isaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

8. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fabi Isaku, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj.

9. Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Fabi Isaku do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zabit (alias Artur) Fisniku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 3 (tre) episode (më konkretisht të datave 22.01.2023 (ep 1), 17.02.2023 (er. 2) si dhe 13.03.2023 (ep. 4), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

11. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zabit Fisniku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

12.Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Zabit Fisniku, me vendimin nr. 66 akti, datë 28.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

13. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Zabit Fisniku nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm.

14.Lidhur me sendet dhe provat materiale, bazuar në nenet 389, 190 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 36 të Kodit Penal, disponohet si vijon: …

15. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.

16. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 11.12.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua

gjkko

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet