Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së sotme, Braho ka deklaruar se sfida më e madhe e SPAK është të maturohet dhe të kalojë në pikën e pakthyeshme mbrapa.
TIRANË- Klodian Braho është zgjedhur kryetari i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Braho ka marrë 7 vota nga anëtarët e KLP-së në mbledhjen e sotme.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së sotme, Braho ka deklaruar se sfida më e madhe e SPAK është të maturohet dhe të kalojë në pikën e pakthyeshme mbrapa. Ai u shpreh se SPAK duhet të jetë institucioni që t’i imponojë njerëzve standard.
Kush është Klodian Braho?
Klodian Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës. Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012. Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendës drejtues i këtij institucioni.
Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK, ai u emërua prokuror në strukturën e re. Gjatë karrierës së tij, Braho ka qenë pjesë e hetimeve që lidhen me zyrtarë të lartë dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar. Ndër dosjet që ka ndjekur përmendet ajo ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Klodian Braho është pjesë e SPAK që prej krijimit të tij dhe aktualisht drejton Seksionin Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe çështjeve me ndjeshmëri të madhe publike.
Braho është prokurori që udhëhoqi hetimin e inceneratorit të Elbasanit, një dosje voluminoze dhe komplekse, nga e cila lëshoi urdhër-arreste për persona të njohur si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndërsa hetimi për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj u trajtua në një procedim të veçuar.
Ai ka çuar përpara edhe dosjen “5D”, duke dërguar për gjykim disa ish-drejtues të Bashkisë së Tiranës. Një tjetër hetim i rëndësishëm i tij është ai i “Toyota Auris”, ku u zbulua një skemë e gjerë kriminale që përfshinte edhe individë të sistemit të drejtësisë. Dosja është e fragmentuar në disa degë, të cilat vijojnë të hetohen ende./Dosja.al
Klodian Braho Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për dëgjesat mbi kandidatët për kryetar të Pro...
Klodian Braho TIRANA- Klodian Braho është zgjedhur drejtuesi i ri i SPAK dhe do të marrë detyrën pas përfundimit të...
TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se nuk mendon se korrupsioni është goditur. Braho u shpreh se problemi...
Klodian Braho TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se materialet hetimore dalin në media, kur palët njih...
Klodian Braho TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho është pyetur se si e përkufizon termin "Republikë e Prok...
Banka e Shqipërisë Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur procedurën e pranimit të aplikimeve për tre vendet va...
Klodian Braho TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se pika e tij më e fortë është se ka ndjeku...
Klodian Braho TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se sfida më e madhe e SPAK është të ma...
Klodian Braho TIRANË- Kandidati për Kreun e SPAK, Klodian Braho është pyetur nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, e cila e k...
Klodian Braho TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se gjatë punës së tij ka ndjerë presio...