Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në pranga kanë rënë Eduart Selimi, drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë, Mateos Rama, pasagjer në automjet dhe Behar Rexha, pronari i automjetit.
DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës si rezultat i goditjes së një rasti të tentativës për të futur në Shqipëri, sende me vlerë të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale. Në pranga kanë rënë Eduart Selimi, drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë, Mateos Rama, pasagjer në automjet dhe Behar Rexha, pronari i automjetit. Lidhur me rastin janë sekuestruar 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 25 monedha të prerjes 2 euro, 1 bllokues valësh, 6 celularë dhe 1 automjet.
Pjesë nga njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin furgon tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S. dhe pasagjer shtetasin M. R.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit M. R., shërbimet e Policisë gjetën 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 1 bllokues valësh, 25 monedha të prerjes 2 euro dhe 6 celularë. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë dhe M. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasagjer në këtë automjet. Në vijim të veprimeve procedurale u vu në pranga edhe shtetasi B. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, pronari i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për të futur në Shqipëri, sendet më vlerë që dyshohet se janë siguruar nga veprimtari kriminale.
Sendet me vlerë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin ku u gjetën dhe 3 pasaporta. Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Njësinë Antiskifter dhe homologët në vendet e BE-së, për përcaktimin e origjinës së sendeve me vlerë dhe për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“ dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, të kryera në bashkëpunim.
Foto ilustruese BULQIZË-Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në masivin pyjor me dushqe në fshatin Mazhicë t&eum...
Petrit Çano PËRMET- Ekspertë mjekoligjorë nga Tirana pritet të shkojnë pranë aksit Këlcyrë-Përmet ...
PËRMET-Policia ka shoqëruar në komisariat personin që ka dhënë mjetin me qira, dhe po e merr në pyetje, ndërsa ende vi...
Foto nga vendi i ngjarjes PËRMET- Një aksident i rëndë me 8 viktima u regjistrua në orët e para të mëngjesit ...
Foto ilustruese SHKODËR-Rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”, automjeti me drejtuese shtetasen B. M., 36 vjeçe, banue...
Foto ilustruese TIRANË-1 Prilli i 2024-ës shënoi çeljen zyrtarisht të basteve sportive online. Duke filluar nga e hën...
Foto ilustruese GREQIA- Një protestë e sindikatave greke ka bllokuar qarkullimin në të gjitha pikat kufitare Shqipëri-Greqi.Si pas...
Foto nga vendi i ngjarjes PËRMET- Një aksident i rëndë me 8 viktima u regjistrua në orët e para të mëngj...
Foto ilustruese BELGJIKË-Besimtarët Myslimanë dhe ata të krishterë ndanë një tryezë dy kilometra të gjatë...
Foto nga vendi i ngjarjes PËRMET- Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të m&eum...