LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ "Sky ECC" zbardh vrasjet e bujshme, si i shpëtuan operacionit të SPAK “kokat” e krimit?

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zonat e tyre përreth.

18 Maj 2024, 08:15 Nga M.B
EMRAT/ "Sky ECC" zbardh vrasjet e bujshme, si i shpëtuan
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Prokuroria e Posaçme lëshoi ditën e djeshme rreth 50 urdhër arreste për kapjen e disa personave të botës së krimit pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin "Sky ECC". Me urdhër të SPAK, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zonat e tyre përreth. Kontrollet u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Urdhër arreste u lëshuan edhe për vëllezërit, Astrit dhe Altin Avdylaj dhe Durim e Valter Bami. Dy të fundit dyshohet se ndodhen në Dubai, ndërsa janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre në Nikël.

Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në Tiranë, konkretisht në banesat e vëllezërve Duka, Erlis dhe Leonard Duka, të njohur si armiqtë e Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit i cili konsiderohet i zhdukur që nga data 8 gusht e vitit 2022. Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim.

Po ashtu Prokuroria e Posaçme ka lëshuar dje urdhër arreste për 3 efektivët e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit të sotëm. Bashkë me Erigert Mitrin, i cili më herët ka mbajtur pozicionin si drejtues i Policisë Lezhë dhe Klodian Jasharin, është edhe emri i Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA-s. SPAK mësohet se ka lëshuar urdhër arrest edhe për Lulzim Berishën, i njohur ndryshe edhe si Lul Berisha.

Disa nga emrat e piketuar nga SPAK:

1-Leonard Duka arrestuar në Belgjikë pret ekstradimin për vrasjen e Santiago Malkos,

2-Erlis Duka në kërkim ende për vrasjen e Santiago Malkos,

3-Fatmir Hyseni alias Doçja në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës,

4-Arben Ndoka në kërkim ish-deputet ndodhet në Dubai prej më shumë se një viti më parë, i përmendur në dosjen “Metamorfoza”,

5-Xhevi Ndoka vëllai i Arben Ndokës arrestuar më herët për pronat komunikuar masa në burg,

6- Samuel Ndoka nipi i Arben Ndokës,

7- Armando Ndreca vëllai i deputetit Eduard Ndreca i arrestuar para disa javësh për kultivim droge në një stan në Lezhë, por brenda dy ditëve u la i lirë nga Gjykata,

8-Elvis Ndreca djali xhaxhait të deputetit Eduard Ndreca,

9- Astrit Avdylaj në kërkim, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje,

10-Aldo Avdylaj nipi i Astritit, sigurim kushtesh për të kryer vrasje,

11-Albert Zaja arrestuar në 2021 për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, komunikuar masa në burg,

12- Durim Bami në kërkim i strehuar në Dubai, sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën,

13-Naim Stafuka siguroi kushte për të vrarë Marklen Hakën,

14-Marklen Haka disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale,

15-Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg,

16-Plaurent Dervishaj kunati i Lul Berishës, në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit, gjykohet për vrasjet e 2005 ndaj Vajdin Lames e Klodian Saliut,

17-Lulzim Berisha i arrestuar në Spanjë pjesë e grupit të Durrësit, akuzuar për vrasjet Vajdin Lames e Klodian Saliut, gjykohet në mungesë,

18-Viktor Imeri në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, iu komunikua masa në burg,

19- Endrit Dokle ish-anëtar i bandës së Durrësit,

20- Ervis Doçi njohur si “Visi i Pojës”,

21-Denis Meta kapet në Spanjë,

22-Arjan Tuku kapet në Itali,

23-Mir Bruli kushëri i Pëllumb Gjokës, biznesmen i njohur në Velipojë,

24- Henrigert Mitri, ish-drejtues i Policisë Lezhë,

25-Klodian Shahini ish-punonjës policie kufitare,

26-Altin Morina ish-efektiv i RENA-s, arrestuar rreth dy vite më parë me 113 mijë euro në makinë, i liruar nga qelia.

spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet