5 Dhjetor 2024, 16:34
Nga ZH.LL
foto ilustruese
ITALIA- Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane, për vjedhjen e një banese në Casarza Ligurie. Tre shqiptarët rezultojnë me dosje policie të mëparshme.
Shqiptarët u kapën në flagrancë, teksa karabinieri gjatë një shërbimi parandalues me rroba civile, panë një makinë me tre të huajt në bord duke ecur ngadalë nëpër rrugët e banimit të Casarza Ligurie. Kjo lëvizje e tyre ngriti dyshimet e karabinierëve, të cilët i ndoqën nga pas duke vënë re se të tre po vëzhgonin shtëpi dhe ndërtesa, madje edhe duke zbritur nga makina, me qëllimin e mundshëm për të identifikuar një objektiv ku mund të kryenin sulmin e radhës.
Në momentin kur tre të rinjtë shqiptarë u panë duke dalë me shpejtësi nga një pallat dhe më pas duke u kthyer në makinën e tyre, ka ndërhyrë menjëherë policia.
Të ndaluar dhe kontrolluar, iu gjet një shufër çeliku, mjete të ndryshme për vjedhje, doreza, si dhe mbi 1500 euro dhe argjendari të shumta të ardhura nga një vjedhje e kryer së fundmi ndaj 89-vjeçarit pensionist.
Nga hetimet e kryera menjëherë, e moshuara, e munguar në atë moment në shtëpi, kishte lënë hapur dritaren e shtëpisë së saj, ndaj kriminelët mund të hynin lehtësisht dhe të vidhnin në shtëpi.
Mediat italiane bëjnë me dije, se tre shqiptarët të moshës 39-27 vjeç u arrestuan në flagrancë dhe ndodhen të izoluar në burgun e Genova Marassi.
italia 3 shqiptaret
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 16:44
E. D
foto ilustruese
ITALI- Tre shiptarë dhe dy italianë janë arrestuar në Itali pasi shfrytëzonin vajza shqiptare për prosti...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 16:28
E. D
Jesús Fernández Bolaño
SPANJË- Agjentët e Punëve të Brendshme të Gardës Civile, në një op...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 16:19
ZH.LL
Karabinieri
ITALIA- Dy shqiptarë, përkatësisht 23-vjeç dhe 40-vjeç, janë arrestuar në flagrancë nga policia ita...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 16:10
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Vijojnë të dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen në Korçë, ku një 47-vjeç...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 15:48
E. D
foto ilustruese
LEZHË- Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia në Kurbin. Bajr...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 15:26
ZH.LL
Foto nga aksidenti
KORÇË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë-Maliq, ku një...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 15:21
M.B
Arrestimi
GJIROKASTRA- Pesë persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohen për shpërndarje dhe shitje të l&e...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 15:17
ZH.LL
karabinieri
ITALIA- Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Monteprandone, u arrestua nga Karabinierët e Njësis...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 14:29
I.A
Sebastian Tynkkynen dhe Michael Schmid
BRUKSEL- Deputeti finlandez Sebastian Tynkkynen ka kërkuar llogari nga kreu i EuroJust Michael Schmid...
Aktualitet
5 Dhjetor 2024, 14:16
N.F
Foto ilustruese
LAÇ- Një 18-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Laç. Arrestimi i tij ...