LIVE UPDATES
Aktualitet

I morën 28 mijë euro përmes mashtrimit një çekeje, dy të arrestuar në Cërrik! Iu sekuestrohet një pjesë e parave

Sipas informacionit të dhënë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, të tre këta persona, mes tyre një 33-vjeçare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se për 4 muaj kanë arritur që t’i marrin çekes, të identifikuar me inicialet V.R., 28 mijë euro, por nuk dihet se përse ia kanë kërkuar paratë dhe në ç'rrethana shtetësja çeke ia ka dhënë.

10 Qershor 2023, 17:33 Nga k.m.
I morën 28 mijë euro përmes mashtrimit një çekeje, dy
Foto ilustruese

ELBASAN- Një i paraburgosur në burgun e Peqinit dhe dy të rinj nga Cërriku akuzohen se përmes mashtrimit kanë arritur t'i marrin një shtetaseje çeke një shumë prej 28 mijë eurosh. Sipas informacionit të dhënë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, të tre këta persona, mes tyre një 33-vjeçare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se për 4 muaj kanë arritur që t’i marrin çekes, të identifikuar me inicialet V.R., 28 mijë euro, por nuk dihet se përse ia kanë kërkuar paratë dhe në ç'rrethana shtetësja çeke ia ka dhënë. Megjithatë në pranga kanë rënë 41-vjeçari M.B., dhe 35-vjeçari E.F, ndaj të cilëve është ekzekutuar masa e sigurisë, arrest me burg. Për 33-vjeçaren A.F, është vendosur masa “ndalim i daljes jashtë shteti”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar Urdhrin e ekzekutimit datë 10.06.2023, lëshuar në bazë të vendimit nr.386 datë 10.06.2023 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për caktimin e masës shtrënguese “Arrest me burg” , në ngarkim të shtetasve;

1. M.B, lindur dhe banues në Cërrik i datëlindjes 18.01.1982, i akuzuar për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal.

2. E.F, lindur dhe banues në Cërrik, i datëlidnjes 31.07.1988, i akuzuar për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal, aktualisht i paraburgosur në IEVP Peqin për të njejtën vepër penale. Si dhe për caktimin e masës shtrënguese “ndalim i daljes jashtë shteti”, në ngarkim të shtetases;

3. A.F, lindur dhe banues në Cërrik, e datëlindjes 05.01.1990 akuzuar për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal

Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në bazë të materialit kallëzues të shtetases Çeke V.R të dërguar nga SHKBB, ka regjistruar procedimin penal nr.630 viti 2023, pasi shtetasit e mësipërm nëpërmjet mashtrimit në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë marrë shumën prej 28.000 eurosh të copëzuar në intervalin kohor prej 4-muajsh. Nga veprimet e shpejta hetimore dhe të dokumentuara në kohën e momentin e duhur nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë e mundur sekuestrimi i shumës 13.540 euro CASH.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. SHKBB mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët, të paraburgosurit , të dënuarit dhe punonjësit e administratës të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga punonjës të Policisë së Burgjeve, duke telefonuar në numrin 044 20 40 20.

elbasan

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit