LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi mafioz i Artur Tushit në Kolumbi/ Arrestohet grupi i vrasësve me pagesë, kryenin rituale magjie për mbrojten e tyre

Mediat shkruajnë se ata mernin një pagesë e cila varionte nga 400 deri në 500 mijë dollarë, sipas strukturës dhe profilit të viktimës.

18 Shkurt 2026, 20:27 Nga E.d
Ekzekutimi mafioz i Artur Tushit në Kolumbi/ Arrestohet grupi i
Foto ilustruse

KOLUMBI- Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar autoreët e vrasjes së shqiptarit Artur Tushi, i cili u ekzekutua pak muaj më parë në Kolumbi. Bëhet fjalë për një grup vrasësish më pagesë, të cilët ishin të fokusuar në ekzekutimin e të huajve. Mediat shkruajnë se ata mernin një pagesë e cila varionte nga 400 deri në 500 mijë dollarë, sipas strukturës dhe profilit të viktimës.

Këto pagesa bëheshin përmes transferimeve në llogari në parajsa fiskale ose kriptomonedha, për të bërë të vështirë gjetjen e transaksionit. Lidhjet e kësaj strukture me magjinë besohet të jenë shumë të afërta, pasi gjatë arrestimeve u gjet një altar me figura fetare dhe qirinj që përdoren për praktikat ezoterike para kryerjes së krimeve. 

Këto rituale besohet të përdoren për dy qëllime, për mbrojtje dhe për mashtrim të klientëve që i përdornin shërbimet e tyre, duke marrë shuma të mëdha për premtime të pambajtura.

Artikulli i plotë nga EL COLOMBIANO

Katër vrasje të shtetasve të huaj të regjistruara në vitet e fundit në Medelin të Kolumbisë besohet të jenë përgjegjësi e asaj që quhet “La Oficina Premium”, një grup vrasësish me pagesë, i cili dyshohet se ishte i fokusuar në ekzekutimin e të huajve me “vlerë të lartë” në kryeqytetin e Antioquia-s dhe qytete të tjera të vendit. Një shqiptar, një meksikan, një amerikan dhe një kanadez ishin viktimat, sipas gjurmëve të para që kanë hetuesit e rastit.

“Një burim na dha informacion mbi këto katër vrasje të të huajve”, deklaroi një hetues i rastit që lidhet me këtë strukturë, pas kapjes së nëntë prej anëtarëve të saj të akuzuar brenda një banese në lagjen Kennedy, komuna 7 (Robledo), në veri-perëndim të Medelinit.

Një nga krimet për të cilat akuzohen është ai ndaj meksikanit Horacio Pérez Ledezma, 54 vjeç, një tregtar i produkteve teknologjike, i sulmuar në një restorant në zonën e Provenza-s, në El Poblado, ndërsa po drekonte. Për këtë rast po hetohet gjithashtu Elder José Arteaga Hernández, i njohur si El Costeño ose Chipi, i cili dyshohet se ishte i implikuar edhe në vrasjen e kandidatit presidencial Miguel Uribe Turbay.

Duke u bazuar në informacionin e mbledhur nga autoritetet dhe atë që synohet të gjendet në kompjuterët, pritet të përcaktohet plotësisht lidhja midis kësaj strukture dhe kriminelëve që po procedohen për vrasjen.

Rasti tjetër është ai i shqiptaro-ekuadorianit Artur Tushi, 44 vjeç, të cilin e qëlluan 11 herë jashtë qendrës tregtare Santafé, në komuna 14 (El Poblado), pasi persona të armatosur e ndaluan ndërsa po shkonte drejt shtëpisë ku qëndronte. Ky krim besohet se lidhet me bizneset e trafikut të qenieve njerëzore dhe narkotikëve, që përfshijnë banda kriminale shqiptare, ekuadoriane dhe kolumbiane.

Autoritetet nuk dhanë detaje për dy vrasjet e tjera, as për atë të shtetasit amerikan, as për kanadezin, edhe pse nga kjo e fundit kombësi janë kryer vetëm dy vrasje të ngjashme gjatë tre viteve të fundit. Një nga rastet ndodhi më 31 janar të vitit të kaluar në Mall del Indio, kur u vra kanadezi me prindër kolumbianë Jonathan Christopher Acevedo García, 42 vjeç, në një krim që besohet të jetë urdhëruar nga ish-atleti olimpik Ryan James ëedding, pasi u zbulua se i ndjeri do të ishte dëshmitar kyç kundër tij, çka çoi në arrestimin e tij dhe shkatërrimin e organizatës së tij.

Kanadezi tjetër i vrarë në qytet ishte Jesse Marcel Arrigo, në një incident brenda një restoranti tjetër, këtë herë në rrugën Las Palmas, pranë lagjes San Diego. I ndjeri ishte identifikuar si Komisioner Ndërkombëtar i Paqes, por besohet të ishte i implikuar në disa raste mashtrimesh në vendin e tij.

Kryebashkiaku i Medelinit, Federico Gutiérrez, deklaroi se kjo strukturë, të cilës i dha emrin “La Oficina Premium” për krimet selektive që kryente, besohet të ketë lidhje me vrasje të kryera në Meksikë, Republikën Dominikane dhe Kili, që besohet të jenë urdhëruar nga organizata transnacionale.

“Nga 29 celularë të gjetur, shumica kishin linja nga vende të tjera dhe po hetojmë se cilët kontakte bëheshin përmes këtyre pajisjeve. Gjithashtu gjetëm dokumente që lidhin këtë organizatë me Shtetet e Bashkuara, me të cilët po japim të gjitha informacionet e kërkuara”, tha kryebashkiaku.

Çmimi për krimet

Pagesa për të ekzekutuar të huajt ishte midis 400.000 dhe 500.000 dollarë (1.465 deri 1.830 milionë pesos kolumbiane), sipas strukturës dhe profilit të viktimës. Po hetohet nëse këto pagesa bëheshin përmes transferimeve në llogari në parajsa fiskale ose kriptomonedha, për të bërë të vështirë gjetjen e transaksionit.

Gjatë operacionit ndaj kësaj strukture u sekuestruan tetë armë zjarri, përfshirë një mitraloz dhe disa revolverë. “Armët do t’i nënshtrohen Sistemit të Bashkuar të Krahasimit Balistik për të përcaktuar pjesëmarrjen e tyre të mundshme në krime”, shtoi Gutiérrez.

Sakrificat e kafshëve

Lidhjet e kësaj strukture me magjinë besohet të jenë shumë të afërta, pasi gjatë arrestimeve u gjet një altar me figura fetare dhe qirinj që përdoren për praktikat ezoterike para kryerjes së krimeve. U gjet gjithashtu se këto persona kishin sakrifikuar të paktën katër dhi si pjesë e këtyre ritualeve, për të pastruar, sipas tyre, fajet për krimet që planifikonin të kryenin.

Këto rituale besohet të përdoren për dy qëllime: për mbrojtje dhe për mashtrim të klientëve që i përdornin shërbimet e tyre, duke marrë shuma të mëdha për premtime të pambajtura. Gjithashtu, ata filmonin çdo ritual dhe ia dërgonin klientëve për t’i bindur se ishin të mbrojtur nga fuqitë e jashtme që do t’i ndihmonin të realizonin krimet./Dosja.al

kolumbi vrasje artur tushi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet