18 Shkurt 2026, 12:08
Nga D.S

TIRANË- Gjykata Kushtetuese, ka pranuar ankimin e Arben Frrokut për të rihapur procesin në Kushtetuese. Mësohet se Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e mëparshëm te kësaj Gjykate të marrë në vitin 2018, ku ishte vendosur të mos i pranohej kërkesa Arben Frrokut.
I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, biznesmeni Arben Frroku kërkon shqyrtim të dosjes në Gjykatën Kushtetuese pasi pretendon se i janë shkelur të drejtat. Tashmë në Kushtetuese do të shqyrtohet nëse në procesin ndaj tij janë kryer shkelje apo jo.
Më datë 8 qershor 2017, Gjykata e Lartë, në Dhomë Këshillimi refuzoi të kalonte dosjen për shqyrtim duke lënë ne fuqi vendimin e Apelit. Arben Frroku është dënuar si autor i vrasjes së komisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013. Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Arben Frroku u shpall i pafajshëm më 3 prill 2015, por ai u dënua në Apel më 29 qershor 2015.
Kush është Arben Frroku?
Biznesmeni Arben Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013. Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frroku. Ky i fundit u kap në Holandë në prill të vitit 2006, me pasaportë false greke. Ai mbante emrin Renato Xhepa, pra kishte një identitet të vjedhur. Pas arrestimit Gjykata e Holandës vendosi për ekstradimin për në Shqipëri. Por ky i fundit deklaroi se nuk ishte dakord që të ekstradohej në Shqipëri, sepse kërcënohej për gjakmarrje. Më 12 shkurt të 2016 gjykata e Strasburgut dha vendimin që Frroku të mos ekstradohej drejt Shqipërisë. Në këtë mënyrë ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm./Dosja.al
arben frroku dritan lamaj
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 11:18
I.A
Banoret
SHKODËR- Banorët e zonës së Baks-Rrjollit në Velipojë kanë vazhduar sot protestat e pandërprera prej 2 jav&...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 11:14
D.S
Me ndryshimet klimatike, zjarret janë duke bërë gjithnjë e me agresive duke dëmtuar jo vetëm pronat, pyjet dhe banesat, por edhe...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 10:51
I.A
Luka Misetic
HAGË- Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic ka mbajtur fjalën e tij në ditën e fundit të gjyqit ndaj ish-krer&...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 09:57
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në autostradën Thumanë-Kashar. Mësohet se dy ma...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 09:45
D.S
Shkoder
SHKODËR- Gjovalin Guri është emri i 44-vjeçarit të arrestuar nga Policia e Shkodrës, i shpallur në kërkim...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 08:24
D.S
Foto ilustruese
Një vit pas hyrjes në fuqi të kuadrit të ri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale viti 2026 ka nis...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 07:51
D.S
Fabrike fasoni
Rritja e vazhdueshme e pagës minimale në Shqipëri po shndërrohet në një nga sfidat më të mëdha ...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 07:33
D.S
Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon t&eu...
Aktualitet
18 Shkurt 2026, 07:29
D.S
Foto ilustruese
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik U...
Aktualitet
17 Shkurt 2026, 22:38
E.d
Gerd Hoxha
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Figur&eu...