LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga kampet e Sirisë në Turqi, përse Eva Dumani rrezikoi dënimin me burg

Në kushtet kur Eva nuk kishte një pasaportë të vlefshme për të udhëtuar, ajo është futur ilegalisht në territorin turk, me ndihmën e një zyrtari të inteligjencës siriane. Qeveria turke pranon hyrjen nga Siria vetëm të shtetasve turq dhe sirian.

18 Shkurt 2026, 20:40 Nga E. D

Nga kampet e Sirisë në Turqi, përse Eva Dumani rrezikoi

TIRANË- Dalja e Eva Dumanit nga kampet e Sirisë i ngjan operacioneve sekrete të CIA-s, gjatë luftës së ftohtë, në nxjerrjen e bashkëpunëtorëve dhe agjentëve, nga brenda Rusisë, në kufirin me Finlandën. Zbulohen detaje të reja nga beteja e fundit 12-vjeçare e Xhetan Ndregjonit për të riatdhesuar mbesën, e çuar në Siri, pa dëshirën e saj, në vitin 2014 prej të atit Shkëlzen Dumani, mbetur i vrarë atje.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson se ka pasur dy faza sfiduese, si për dajën e saj përfshi autoritet shqiptare, deri në mbërritjen e saj të shtunën e shkuar në Shqipëri. Faza e parë është dalja e Evës nga kampi Al Hol, e më pas udhëtimi nga qyteti Idlip në Sirinë veriore, drejt Turqisë. Faza e dytë është hyrja dhe qëndrimi në Turqi, ku janë shfaqur probleme duke i rrezikuar asaj dhe disa personave të tjerë burgun.

Në kushtet kur Eva nuk kishte një pasaportë të vlefshme për të udhëtuar, ajo është futur ilegalisht në territorin turk, me ndihmën e një zyrtari të inteligjencës siriane. Qeveria turke pranon hyrjen nga Siria vetëm të shtetasve turq dhe sirian.

Njëzetvjeçares shqiptare i është komunikuar një urdhër arresti provizor për kalim të paligjshëm kufiri nga xhandarmëria turke. Në këtë moment tek shërbimi inteligjent turk MIT, kanë ndërhyrë autoritet e inteligjencës shqiptare.

Garancitë përfshi informacionet e dhëna nga SHISH dhe Drejtoria e Antiterrorit, dhe Ambasada jonë në Ankara. përshpejtuan deportimin e Eva Dumanit nga Turqia drejt Shqipërisë dhe më kryesorja u mundësua mos-dërgimi i saj në qendrat e dëbimit e pritur atje me javë të tëra në përfundimin e procedurave.

Ajo u mbajt nën monitorim në distancë, nga inteligjenca turke në shtëpinë e Evren Kaya me orgjinë shqiptare në qytetin Adana. Komunikimet e inteligjencës shqiptare me ato turke fillimisht ndaluan një arrestim të mundshëm të saj dhe më pas përballjen me drejtësinë atje për veprën penale të hyrjes ilegalisht në Turqi.

Top Channel mëson se lëshimi urdhrit të dëbimit drejt Shqipërisë u shoqërua me ndalimin e futjes në Turqi për pesë vite. Disa javë më parë një grua nga Kosova e larguar nga kampi Al Hol, bashkë me 3 fëmijët e saj, kishte mundur të shkonte në një pikë kufitare mes Sirisë dhe Turqisë por nuk u lejua të hynte në territorin turk./Top Channel

eva dumani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet