Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndaj Dervishajt GJKKO ka caktuar “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut me armë zjarri dhe vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit me eksploziv.
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar për ekstradimin e Plarent Dervishaj dhe Julian Meçajt dhe për arrestimin në Gjermani të Fabio Ballabani. Ndaj Dervishajt GJKKO ka caktuar “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut me armë zjarri dhe vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit me eksploziv.
Ndaj Julian Meçajt, GJKKO ka caktuar masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Meçaj në bashkëpunim me të tjerë ka kryer atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj ku i vdekur mbeti Andi Maloku.
Ndërkohë ndaj Fabio Ballabanit, me urdhër të GJKKO-së është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “goditje ndaj pjesëtarëve të familjes të një personi, i cili kryen një detyrë shtetërore në sistemin e drejtësisë, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sillen nga Dubai në Tiranë shtetasit e shumëkërkuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, kapet në Gjermani shtetasi Fabio Ballabani
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në sajë të punës profesionale hetimore dhe gjurmuese të njësive të specializuara pranë Departamentit të Policisë Kriminale, mundësoi sjelljen nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri të personave të shumëkërkuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
Struktura e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, organizuan punën dhe realizuan shoqërimin e dy shtetasve për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Shtetasi Plaurent Dervishaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Më datë 26.02.2005, në Durrës, shtetasi Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me I. T., L. B. dhe L. R. dyshohet se, kanë vrarë shtetasin Klodian Saliu, me armë zjarri.
Më datë 27.02.2005, Plaurent Dervishaj, në kuadër të grupit të organizuar kriminal, në bashkëpunim me subjekte të tjerë të hetuar, përkatësisht E. Sh., I. T., L. B., etj., dyshohet se kanë vrarë shtetasit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, me eksploziv.
Ndërsa shtetasi Julian Meçaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Më datë 01.11.2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është gjuajtur disa herë me armë ndaj automjetit të drejtuar nga Andi Maloku (i cili humbi jetën), ku pasagjer ishin edhe A. N. dhe A. L. Nga hetimet, Julian Meçaj është identifikuar si një nga autorët, duke e kryer këtë krim në bashkëpunim me shtetas të tjerë.
Gjithashtu, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve intensive të “Fast Albania” me “Fast Gjermani” është bërë e mundur kapja me qëllim ekstradimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Fabio Ballabani.
Me vendim të Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj Fabio Ballabanit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “goditje ndaj pjesëtarëve të familjes të një personi, i cili kryen një detyrë shtetërore në sistemin e drejtësisë, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, vlerësoi operacionet e strukturave të specializuara të policisë dhe bashkëpunimin me SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë.
Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku u shpreh:
“Sjellja në Shqipëri dhe vendosja në dispozicion të drejtësisë e personave, jo vetëm shumë të kërkuar, por edhe ndër më të kërkuarit nga Organi i Prokurorisë së Posaçme për disa nga ngjarjet më të rënda kriminale të dekadës së fundit, dëshmon angazhimin profesional të Policisë së Shtetit për të goditur krimin.
Sjellja në Shqipëri e këtyre personave të shumëkërkuar është dëshmia më e mirë se Policia e Shtetit ndodhet përballë krimit dhe veçanërisht krimit të organizuar, duke i dhënë atij goditje të forta e të ashpra ligjore.
Kapja e personave të kërkuar është një ndër objektivat kryesorë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Mesazhi i Policisë së Shtetit është i qartë: Nuk ka krim, pa ndëshkim. Autorët e veprave penale, kudo që të fshihen do të përballen me drejtësinë”.
fotot ilustruese SARANDË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sarandë. Mësohet se një grua është arrestuar, ...
pamje nga vendngjarja GREQI- Dy shqiptarë kanë rënë në pranagt e policisë greke. Mësohet se Kadri Duzha, 22 vje&cce...
foto ilustruese TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat njoftoi arrestim...
fotot ilustruese TIRANË- Avioni ushtarak rumun ka nisur operacionet për shuarjen e flakëve në Malin e Thatë. Gjithashtu zjarri vaz...
egli proga TIRANË- Drejtori i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj i është përgjigjur akuzave të familjarëve t&...
emiljano shullazi TIRANË- Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhërarrestin edhe për Fabio Ballabanin një prej emrave të cilët u...
pamje nga zjarri MALI I TOMORRIT- Zjarri në malin e Tomorrit vazhdon të mbetet ende aktiv që prej tre ditësh. Vetëm në zon&eu...
fotot ilustruese TIRANË- Një 23-vjeçar në Patos ka dëmtuar dyert e biznesit të xhaxhait të tij për motive të...
emirjana sako DURRËS- Tërmeti dramatik i 26 nëntorit të vitit 2016 shkatërroi jetën e qindra dhe mijëra familjeve shqip...
plarent dervishaj, durim bami TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë deklaratës për mediat tha se...