LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspertët perëndimor: Dialogu Kosovë-Serbi është në ngërç, duhet ndryshuar qasja

Ekspertë perëndimorë thanë sot se dalja nga kjo situatë mund të bëhet vetëm përmes një procesi të reformuar, me qëllime të qarta dhe një plan të dytë.

14 Shtator 2023, 22:52 Nga I.A
Ekspertët perëndimor: Dialogu Kosovë-Serbi është
Ekspertet

SHBA- Njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor vlerësojnë se takimi i dështuar ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë dëshmoi se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ka hyrë tashmë në një qark të mbyllur.

Ekspertë perëndimorë thanë sot se dalja nga kjo situatë mund të bëhet vetëm përmes një procesi të reformuar, me qëllime të qarta dhe një plan të dytë.

“Nuk jam i befasuar që nuk ka pasur përparim. Është një lloj trajektore e dialogut që ka kohë që është në ngërç. Dhe ky jo domosdoshmërisht vetëm për fajin e ndërmjetësve… sepse suksesi i tyre varet nga palët dhe nëse palët nuk duan të lëvizin në një drejtim të caktuar, atëherë nuk ka për të ndodhur”, i tha Zërit të Amerikës analisti Leon Hartwell pranë Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane dhe Shkollës Ekonomike të Londrës.

Analistja Majda Ruge nga Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë tha se ndonëse pritshmëritë ishin që takimi mes zotit Kurti dhe zotit Vuçiç do të krijonte një moment për t’i dhënë kahje të re dhe një kornizë më konstruktive zbatimit të marrëveshjes bazë mes dy vendeve, nuk është për t’u habitur që ai nuk i përmbushi këto pritshmëri.

“Pse po vazhdojmë të dështojmë? Siç ka thënë Ainshtajni përkufizimi i çmendurisë është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër. E tërë korniza e Bashkimit Evropian për ndërmjetësim po vazhdon me të njëjtën qasje ndërkohë që po neglizhon sfidat që nuk do të zhduken nëse nuk e ndryshojmë qasjen. Duhet të shtrojmë pyetjen se çfarë pritet prej Kosovës, çfarë pritet nga Serbia si ofertë ndaj Kosovës dhe sa vëmendje të lartë politike dhe ndikim janë të gatshëm të investojnë Bashkimi Evropian dhe lojtarët e tjerë të jashtëm,” thotë për Zërin e Amerikës, ekspertja Majda Ruge nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.

Zonja Ruge thotë se problemi qëndron te dy pikëpamje krejtësisht të ndryshme të Prishtinës dhe Beogradit, në veçanti rreth çështjes së krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, zbatimi i të cilës është shndërruar në pengesën kryesore në këtë proces. Sipas saj, Kryeministri Kurti e konsideron asociacionin si një organizim pa kompetenca ekzekutive, ndërsa presidenti Vuçiç e sheh si një strukturë me kompetenca vendim-marrëse dhe ekzekutive.

“Kjo është diçka që Prishtina nuk e pranon...sepse e konsideron si një instrument për ndërhyrje politike nga Beogradi në çështjet e Kosovës”, thotë ajo.

Sipas zotit Hartwell, dështimi i dialogut do të vazhdojë të paraqesë shqetësim për Bashkimin Evropian dhe NATO-n për situatën e tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u përshkallëzua pak kohë pas pajtimit të dyja palëve me marrëveshjen bazë mes përplasjeve të dhunshme në komunat veriore të Kosovës. Sipas tij, në të ardhmen të afërt, bashkësia ndërkombëtare do të përqëndrohet tek frenimi i përshkallëzimit të mëtejshëm. Por në të ardhmen afatgjatë, sipas zotit Hartwell, dështimi i dialogut do të ketë pasoja për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre evropiane dhe do t’i detyrojë të dyja vendet të jetojnë në një gjendje të vazhdueshme pasigurie.

“Dialogu nuk ka qëllim të qartë. Bashkimi Evropian flet për ‘normalizim,’ por ky koncept nuk ka asnjë kuptim... Ndërmjetësit duhet të jenë më të qartë se çfarë duan të arrijnë. Janë dy çështje rreth këtij konflikti që duhet pasur parasysh. Siguria dhe respektimi i sovranitetit të Kosovës. Pastaj, ndërmjetësit nuk e kanë një plan të dytë. Po ta kuptonin se dialogu është në ngërç, do t’i ndihmonte që të tregojnë më shumë imagjinatë për të arritur qëllimet kryesore nga këto negociata. Nuk mund të negociosh vetëm sa për të arritur një marrëveshje. Negocion për të arritur një qëllim. Ata duhet ta bëjnë të qartë këtë.”

Zoti Hartwell thotë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të kalibrojnë qasjen e ndëshkimeve dhe shpërblimeve.

“Kur situata u përshkallëzua në veri, Kosova u ndëshkua duke u përjashtuar nga stërvitjet me disa anëtarë të NATO-s. Disa javë më vonë, në Serbi u mbajt një stërvitje ushtarake ku morën pjesë tetë shtete të NATO-s. Ajo nuk u dënua për dhunën, ndonëse ka lidhje të forta midis regjimit të Vuçiçit dhe partisë kryesore serbe në Kosovë,” theksoi ai.

Ai mendon se në të ardhmen trysnia do të vazhdojë të shtohet ndaj Kosovës, por se diplomatët perëndimorë duhet të tregohen më të paanshëm në raport me dyja vende.

“Serbia, në thelb, mban çelësin për t’i dhënë fund kësaj përplasjeje. Po të ishte zoti Vuçiç serioz për arritjen e paqes seriozisht, ai do t’i jepte fund që sot (krizës),” thotë ai.

Por sipas zonjës Ruge, nuk ka shpresë për ndonjë përparim.

“E ardhmja do të jetë e njëjtë – një kombinim mes përpjekjesh për të sjellë ndryshime në terren dhe për ta çuar dialogun përpara, me vizita të vazhdueshme në Bruksel, dhe një konferencë tjetër shtypi se përse kemi dështuar të përparojmë dhe me ndonjë përshkallëzim në terren, varësisht se sa seriozë janë aktorët e jashtëm, BE dhe SHBA, për t’i bërë trysni Serbisë që të mos nxisë probleme në veri.”

Marrë nga VOA

dialogu kosove-serbi albin kurti leon hartwell majda ruge

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur