Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pasi të rinjtë janë pikasur nga policia ata kanë tentuar të përplasin mjetin e tyre. Pas kësaj efektivi ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme.
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar lidhur me plagosjen e të riut nga polici mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni antidrogë. AMP po kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore procedurale përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike të vendit të ngjarjes, për të kuptuar nëse efektivët kanë qenë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.
Të rinjtë e arrestuar dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut. Sipas raportimeve ata ishin nën vëzhgim nga policia prej dy muajsh, dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike në një rrugë pa krye, ku kishin lënë vendtakimin.
Pasi të rinjtë janë pikasur nga policia ata kanë tentuar të përplasin mjetin e tyre. Pas kësaj efektivi ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme. Plumbi i qëlluar ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, ka depërtuar brenda dhe e ka kapur Enea Sulejmanin në kofshë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Igli Begaj, 21 vjeç që ishin në makinë me Sulejmanin.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në datë 21.03.2024, në Rrugën “Mihal Duri’ Tiranë, strukturat për Hetimin kundër Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë veprimeve policore në funksion të një procedimi penal, me qëllim arrestimin e disa personave të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, e kryer në bashkëpunim, kanë hasur në kundërshtimin dhe mosbindjen e disa shtetasve, ku njëri prej tyre, duke drejtuar automjetin tip “Tiguan”, në tentativë për t’u larguar, ka kryer manovra të rrezikshme duke goditur dhe duke u bërë rrezik serioz për jetën e disa punonjësve të policisë, si dhe ka shkaktuar dëme materiale një automjeti të Policisë së Shtetit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore procedurale përfshirë këqyrjen dhe analizimin e pamjeve filmike të vendit të ngjarjes, me qëllim evidentimin dhe vAMP bë erifikimin e proporcionalitetit të veprimeve policore, nëse ato kanë qenë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë kryerjes së veprimeve policore, me qëllim arrestimin e personave të dyshuar, punonjësit e Policisë u kanë bërë disa herë thirrje personave të dyshuar të ndalonin tentativat për t'u larguar dhe në kushtet kur drejtuesi i mjetit nuk është bindur, duke kryer manovra me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë, është përdorur armë zjarri për neutralizmin e mjetit.
Për shkak të veprimeve intensive të punonjësve të Policisë si dhe lëvizjeve të çrregullta të automjetit, predha e armës, ka shpuar pjesën e derës së drejtuesit të automjetit, dhe si rezultat është plagosur shtetasi E.S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, me iniciale E.S., SH.O., I.B., si edhe u shpall në kerkim shtetasi M. H., si të dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë".
Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
foto ilustruese ORIKUM- Arrestohet i shpalluri në kërkim nga Policia e Korçës ditën e sotme në Orikum. Mësohet se...
foto nga vendngjarja DURRËS- Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e sotme me armë zjarri në Shijak, ku i plagosur mbeti 36-vj...
Sibela Abedini dhe Altin Coku TIRANË- Nëna e Sibela Abedinit, e cila dyshohet se u vetëvra pas shantazheve me foto intime në TikTok ka ...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen në flagrancë dy të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme në ...
Materniteti TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë e sotme në maternitetin në Tiranë. Një grua teksa...
policia DURRËS- Janë zbardhur emrat e autorit dhe të plagosurit të ditës së sotme në Shijak. Pas një konflikti t&eu...
Policia e Durresit DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e sotme në Shijak. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për sh...
enea sulejmani TIRANË- Pas operacionit të mbrëmshëm policor antidrogë, mbeti i plagosur 30-vjeçari, Enea Sulejmani, i cili...
DURRËS- Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se nga të shtënat mesditën e sotme,...
DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në Durrës. Ende nuk dihet nëse ka persona të...