LIVE UPDATES
Aktualitet

E pazakontë! Mbi 200 milionë më shumë në depozitat në euro gjatë majit, nga biznesi dhe llogari të tjera

Me bazë vjetore (maj 2026/maj 2025), kursimet në monedhën vendase janë shtuar me 107 miliardë lekë, ose 16.5%.

29 Qershor 2026, 16:45 Nga E.d
E pazakontë! Mbi 200 milionë më shumë në depozitat
Foto ilustruse

Depozitat në banka në vend kanë shënuar një rritje të fortë në muajin maj, të ndikuar nga bizneset dhe llogaritë e tjera, të dyja në euro.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të prillit, depozitat në lekë të individëve, bizneseve e institucioneve të tjera në banka kanë arritur në 751.6 miliardë lekë, me një rritje prej  13.9 miliardë lekë, ose 1.9%, duke shënuar të dytin muaj radhazi me zgjerim, pas një fillimi të dobët.

Me bazë vjetore (maj 2026/maj 2025), kursimet në monedhën vendase janë shtuar me 107 miliardë lekë, ose 16.5%.

Përmirësimi i depozitave në maj është ndikuar më pak nga individët, dhe kryesisht nga bizneset, sidomos korporatat financiare dhe jo financiare.

Rritje e fortë e depozitave në valutë, nga biznesi dhe llogaritë e tjera

Depozitat në valutë në total arritën në 9 miliardë euro në fund të muajit maj, me një zgjerim të fortë prej 267 milionë eurosh, duke shënuar një rritje të pazokontë për majin. Kjo është rritja e dytë më e fortë vjetore historike, që prej janarit 2016, kur Banka e Shqipërisë i raporton të dhënat në euro, vetëm pas gushtit 2023 (+286 milionë euro), që përkon me periudhë sezonale kur ka shumë prurje nga turizmi.

Rritja e fortë e depozitave në euro ka ardhur nga dy zëra, që së bashku janë zgjeruar me 218 milionë euro.

Së pari, depozitat e trasferueshme të “Korporata jofinanciare private” u rritën në maj me 152 milionë euro, ose 10% në krahasim me prillin 2026. Kjo është rritja më e madhe historike e depozitave në valutë të bizneseve që nga janari 2016, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. Kjo është një tendencë e pazakontë për majin, teksa rekordin deri tani e mbante gushti, kur ka hyrje valute të lartë për shkak të turizmit. Rritja më e lartë historike deri tani kishte qenë në gusht 2024, me 120 milionë euro. (shiko grafikun).

Ndërsa në maj u zbatua dhe paqja fiskale, burime nga Tatimet thanë se kjo rritje e pazakontë e depozitave nuk ka lidhje me paqen, pasi për ndryshim pasqyrash kane aplikuar vetëm 4 kompani. Ata shtojnë se gjendja e cash të biznesit në bankë nuk është çështje fiskale.

Së dyti, edhe zëri “Llogari të tjera të klientëve”, u rrit me 38%, ose 66 milionë euro.  Edhe rritja e këtij zëri është e pazakontë, teksa zgjerimi maksimal mujor kishte qenë 20 milionë euro, po në gusht.

Në krahasim me një vit më parë, depozitat totale në euro janë rritur me 936 milionë euro, ose 11.5%.

Depozitat arrijnë rekord

Banka e Shqipërisë e raporton stokun e kursimeve totale në lekë dhe euro të konvertuara në monedhën vendase, që në fund majit arriti në 1.53 trilionë lekë, duke shënuar rekord historik (gati 16 miliardë euro).

Në një vit, nga maji 2025 deri në maj 2026, depozitat në sistemin bankar (të konvertuara në euro) janë shtuar me rreth 2 miliardë euro, ku ndikimin më të madh, me rreth 55% të rritjes, e ka dhënë monedha vendase (+106.2 miliardë lekë, ose rreth 1.1 miliardë euro) dhe më pak ajo në euro (+936 milionë euro).

Paqja fiskale

Aplikimet për Paqen Fiskale, nisën më 15 Maj dhe u mbyllën më 5 Qershor 2026.

Ligji “Për marrëveshjen e paqes Fiskale”, mundëson nënshkrimin e një marrëveshje mes biznesit të madh me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit dhe administratës tatimore për parapagimin e tatimfitimit.

Gjatë kësaj marrëveshje me afat 1 vjeçar (me të drejta rinovimi deri 2 herë),  do t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi një bazë të tatueshme të rritur. Pra biznesi nuk do të parapaguajë një tatim të çfarëdoshëm, por që do të llogaritet mbi bazën e tatueshme e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.

Në këmbim, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.

Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 3 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë./Monitor

euro depozita 200 milionë

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët

“Edi Rama është një komunist”/ Sopranoja në protestën e 29-të: Jam fëmijë e rritur internimeve

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!