LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkatërrohet grupi në Korçë, 23 të arrestuar, 9 në kërkim! Sekuestrohen drogëra, 50 mln lekë, armë e makina. Në pranga dhe 'kapoja'

• Megaoperacion në Korçë, shkatërrohet grupi kriminal. • 23 persona janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit, ndërkohë që të tjerë janë shpallur në kërkim. • Pas operacionit të parë ‘Knock Doën’, sot është finalizuar pjesë e dytë të goditjes, ku në pranga ka përfunduar edhe kreu i grupit, Rreli Nazifi (Aurel Telhai).• Grupi merrte drogë nga Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi, për ta shitur më pas me doza më të vogla në Korçë. • Veç të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar: 700 gramë kokainë e ndarë në doza; 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza; - 100 gramë heroinë e ndarë në doza; një sasi metadoni dhe prekusori; 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator; 38 automjete; 30 aparate celular; 5 peshore elektronike; 1 radio policie; një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund dhe dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm. • Në aksionin e parë u arrestuan 24 persona, ndërsa 6 u shpallën në kërkim. • Ndërkohë që aksioni vazhdon sërish për të kapur ata që ende nuk kanë përfunduar në pranga.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kokainë, armë e para/ Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë, momentet kur Policia u trokiste trafikantëve në derë

Shkatërrohet grupi në Korçë, 23 të arrestuar, 9
Droga dhe paratë e gjetura

KORÇË- Janë publikuar pamjet nga megaoperacioni i policisë në Korçës, ku u shkatërrua një grup kriminal i prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin juglindor të vendit.

Në gati 3 minuta video ku janë dokumentuar momentet kur Policia ka shkuar për kontrolle dhe ka gjetur edhe lëndë narkotike por ajo që bie në sy është se bëhet fjalë për doza shumë të vogla, gati për shitje. Ndërkohë që nuk mungojnë edhe paratë e sekuestruara, që sipas Policisë së Shtetit përllogariten deri në 50 milionë lekë të vjetra.

 

3 VITE ME PARE

DETAJE nga megaaksioni në Korçë, grupi kriminal drejtohej nga "Rreli i Nazifit" (EMRI)

Shkatërrohet grupi në Korçë, 23 të arrestuar, 9
Foto ilustruese

KORÇË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar në Korçë, ku 23 persona u arrestuan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar edhe Rreli Nazifi (Aurel Telhai), i cili konsiderohet si kreu i grupit kriminal të shpërndarjes dhe shitjes së drogës në Korçë. Mendohet se ai negocionte me grupet e tjera ku blinte mallin dhe më pas e shpërndante në Korçë dhe në rrethina.

3 VITE ME PARE

Finalizohet "Knock Down 2"/ 50 mln lekë, 38 makina e drogë, çfarë iu sekuestruar grupit kriminal në Korçë, ku e merrnin 'furnizimin'

Shkatërrohet grupi në Korçë, 23 të arrestuar, 9
Foto ilustruese

KORÇË- Një grup i strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjeve të drogës është shkatërruar nga policia e Korçës, nga ku 23 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, ndërkohë që të tjerë janë shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit ‘Knock Down’ janë gjetur dhe sekuestruar 50 milionë lekë, 38 makina dhe drogë të llojeve të ndryshme: 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza; 100 gramë heroinë e ndarë në doza; një sasi metadoni dhe prekusori. 

Emrat e të prangosurve Policia nuk i ka bërë me dije, por vetëm inicialet e tyre, ndaj konkretisht janë arrestuar: R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N 22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç; D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç; A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç; D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Ndërkohë që në kërkim janë shpallur 9 persona, për të cilët po punohet për t'i vendosur gjithashtu në prangat e Policisë së Shtetit. Në një konferencë për shtyp, u bë me dije se droga që shpërndahej në Korçë dhe në Pogradec, e siguronin nga vende si: Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Më pas, i shpërndanin për llogari të tyre me doza më të vogla. 

Njoftimi i plotë:

Korçë – Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, së bashku me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë Z. Olger Eminaj, konferencë për shtyp për finalizimin e fazës së dytë të megaoperacionit antidrogë të koduar “Knock Doën 2”. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, një vit më parë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në inteligjencën informative për disa grupe kriminale që ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në provat e siguruara kanë regjistruar procedimin penal për këtë qëllim.

Bazuar në provat e sigurura gjatë hetimit proaktiv të regjistruar, sot më datë 28.10.2022, u finalizua faza e dytë e megaopercionit policor të koduar “Knock Doën 2”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i dhjetra masave të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë. Gjatë fazës së dytë, nga Gjykata janë lëshuar 32 masa sigurie, nga të cilat ditën e sotme strukturat hetimore në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe strukturat e rendit në DVP Korçë kanë ekzekutruar 23 masa sigurie “Arrest në burg”, ndërsa 9 persona janë shpallur në kërkim, e konkretisht:

R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N 22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç; D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç; A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç; D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Janë shpallur në kërkim 9 shtetas dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 700 gramë kokainë e ndarë në doza;
– 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;
– 100 gramë heroinë e ndarë në doza;
– një sasi metadoni dhe prekusori;
– 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;
– 38 automjete;
– 30 aparate celular;
– 5 peshore elektronike;
– 1 radio policie;
– një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund;
– dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.

Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë. Nga hetimet ka rezultuar se personat e mësipërm, vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta, kokainë e heroinë, si dhe cannabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës. Në vijim të këtij operacioni vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të shumë personave të tjerë të implikuar në këtë lloj veprimtarie kriminale, për të cilët priten arrestime në ditët në vijim.

Po në kuadër të këtij procedimi në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po bashkërendohet puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Theksojmë faktin, se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, janë duke punuar për finalizminin e një sërë procedimeve penale që aktualisht janë në ndjekje për goditjen e veprimtarisë kriminale në këtë qark. Sigurojmë qytetarët se Shërbimet e Policisë që operojnë në qarkun Korçë, janë tërësisht të angazhuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, krimin në përgjithshësi dhe krimin e organizuar në veçanti dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, pasi bashkarisht ndërtojmë një të ardhme më të sigurt”.

operacioni knock down 2

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim