6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në njoftim thuhet se Bardhi Koçi, me profesion avokat dhe në kohën e kryerjes së veprave penale i punësuar si auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, akuzohet për tre episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Gjithashtu bëhet me dije se edhe Pranvera Meshi akuzohet për të njëjtën vepër.
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të avokatit Bardhi Koçi dhe Pranvera Meshin, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Në njoftim thuhet se Bardhi Koçi, me profesion avokat dhe në kohën e kryerjes së veprave penale i punësuar si auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, akuzohet për tre episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Gjithashtu bëhet me dije se edhe Pranvera Meshi akuzohet për të njëjtën vepër.
Sipas SPAK rezulton se Koçi ka kërkuar dhe përfituar para në disa raste, me qëllim ndërhyrjen në vendimmarrje të funksionarëve të drejtësisë. Bëhet me dije se në një rast, ai ka kërkuar 1500 euro dhe ka përfituar 1000 euro nga Pranvera Meshi, e cila ndodhej nën gjykim në Gjykatën e Tiranës për falsifikim të dokumenteve shëndetësore, me qëllim ndikimin në vendimin e gjyqtarit që po shqyrtonte çështjen ndaj saj.
Ndërkohë, në një episod tjetër, Koçi ka kërkuar 1300 euro nga A.M., për të ndikuar te dy funksionarë të sistemit të drejtësisë në lidhje me një çështje që përfshinte N.M., e arrestuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. Po ashtu, ai ka marrë përfitime të parregullta nga R.G., për të ndikuar në përpilimin e një akti ekspertimi kimik nga Instituti i Policisë Shkencore, lidhur me një sasi lënde narkotike të sekuestruar nga një tjetër i dyshuar.
Mësohet se SPAK ka dokumentuar edhe dy episode të tjera të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, për të cilat vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve, dërgoi gjykim më 05.08.2025, procedimin penal, nr.229/1 viti 2021 në ngarkim të të pandehurve:
1.Bardhi Koçi, i akuzuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (tre episode) parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.
2.Pranvera Meshi, e akuzuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 27.08.2021, mbi bazën e akteve të dërguara nga Policia Gjyqësore ka regjistruar procedimin penal nr.229, për veprat penale, “Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve për këtë procedim penal, përmes aplikimit të metodave speciale të hetimit është dokumentuar kryerja e veprës penale, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 dhe 4 i Kodit Penal, e kryer nga shtetasit, Pranvera Meshi dhe Bardhi Koçi.
Shtetasja Pranvera Meshi, në kohën e kryerjes së veprës penale po gjykohej në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”, parashikuar nga neni 188/1 i Kodit Penal.
Shtetasi, Bardhi Koçi, me profesion avokat (i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte i punësuar me detyrë Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit) ka kërkuar nga shtetësja Pranvera Meshi, shumën prej 1500 (një mijë e pesëqind) euro dhe ka marrë prej saj në formën e përfitimit të parregullt, shumën paraprake prej 1000 (një mijë) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.
Shtetasi, Bardhi Koçi, ka kërkuar nga shtetasi A.M., shumën prej 1300 (një mijë e treqind) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit tek dy funksionarë të sistemit të drejtësisë, me qëllim përshpejtimin e seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetases N.M., e arrestuar për veprën penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Gjithashtu shtetasi Bardhi Koçi ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi, R.G., me qëllim ushtrimin e ndikimit tek ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore. Ky ndikim kishte të bënte me nxjerrjen e aktit të ekspertimit kimik për një sasi lënde narkotike, e cila i ishte sekuestruar shtetasit B.G, i dyshuar për veprën penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dokumentuar dy episode të tjera të kryerjes së veprës penale,“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal, nga shtetasi Bardhi Koçi dhe po vijon hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe fakteve të tjera që kanë dalë nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal.
Foto ilustruese TIRANA- 21-vjeçari Gerald Qordja është arrestuar pranë kryqëzimit të Valiasit pasi posedonte...
Nadire Karaj, pronare e Two Eagles Cafe SHBA- Media "Billy Penn" ka publikuar një artikull ku rrëfehet një histori suksesi në biznes, d...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë do të vendosë sot për...
Foto ilustruese SARANDË- 'Saranda Tower', një projekt që përfshin një strukturë me 32 kate mbi tokë, 9 kate shtesë ...
Ermal Beqiri TIRANA- Oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution&rdquo...
Foto ilustruese THETH- Në luginën e Thethit në veriun e Shqipërisë, e rrethuar nga maja të larta, turistët fotograf...
Foto ilustruese SHQIPËRIA- “Shqipëria po digjet! Dhe jo, nuk është thjesht zjarr, është një paralajmërim. Un&...
Foto ilustruese EUROPA- Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve për studentët dhe kërkuesit shqiptar&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme...
biznesmeni sokol meqemeja TIRANË- Biznesmeni Sokol Meqemeja, është liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me ndërtimin pa leje t&...