LIVE UPDATES
Aktualitet

Dy efektivët e 'Shqiponjave' morën 100 euro për të shpëtuar shoferin, Prokuroria: I mbikqyrëm me metoda speciale hetimi

Prokuroria informon se dy efektivët janë mbikqyrur në ambiente publike dhe janë mbajtur raporte shërbimi të shoqëruara me metoda speciale të hetimit, për monitorimin e veprimtarisë së patrullave të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vende të caktuara ku edhe janë pikasur raste abuzimi me detyrën.

30 Maj 2023, 12:34 Nga A.B
Dy efektivët e 'Shqiponjave' morën 100 euro për të
Forcat Shqipoja

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar për ndalimin e dy efektivëve të forcave 'Shqiponja'. Sipas Prokurorisë, për hetimin janë përdorur metoda speciale që kanë zbuluar në fund korrupsionin. Po ashtu, theksohet se dy personat janë mbikqyrur në ambiente publike dhe janë mbajtur raporte shërbimi të shoqëruara me metoda speciale të hetimit, për monitorimin e veprimtarisë së patrullave të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vende të caktuara ku edhe janë pikasur raste abuzimi me detyrën.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

U kapën në flagrancë duke marrë rryshfet, Prokuroria Tiranë monitoroi patrullën e ‘Shqiponjave’ me metoda speciale hetimi. Më datë 10.05.2023, në bazë të materialeve hetimore të ardhura nga AMP, Drejtoria Rajonale Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka filluar hetimet për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 259-25 të K.Penal.

Nga aktet referuese, mësohet se Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në përmbushje të objektit të veprimtarisë së saj, përcaktuar në Ligjin Nr.128/2021 "Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore" me qëllim ",  parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale si dhe i shkeljeve të ligjit, të kryera nga punonjësit e strukturave gjatë ushtrimit të detyrës e për shkak të saj, në vijimësi kishte administruar të dhëna operative në ngarkim të disa punonjësve të policisë, efektivë në Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, të dhëna këto që i implikonin ata, në veprimtari të kundraligjshme dhe përmbushnin elementet e figurës së veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 dhe 25 të K. Penal.

Nga ana e kësaj strukture, me autorizim të prokurorit dhe vendim Gjykate, janë mbikqyrur në ambiente publike dhe janë mbajtur raporte shërbimi të shoqëruara me metoda speciale të hetimit, për monitorimin e veprimtarisë së patrullave të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vende të caktuara ku edhe janë pikasur raste abuzimi me detyrën. Më datë 28.05.2023, nga kryerja e veprimeve simuluese me agjentë të AMP-së, njëri prej punonjësve të policisë të “Shqiponjave”, i kishte kërkuar dhe marrë agjentit të infiltruar, një sasi prej 100 (njëqind) euro në formën e rryshfetit, për t’i lejuar që të vazhdonin udhëtimin, pa u ndëshkuar dhe kontrolluar.

Gjatë ndërhyrjes së menjëhershme të Oficerëve të Policisë Gjyqësore, është realizuar kapja në flagrancë e dy punonjësve të policisë së “Shqiponjave”, A. Ç. dhe H. Xh.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A.Ç., në momentin që hiqte jelekun e shërbimit me ngjyrë të kuqe, nga brendësia e tij ra në tokë kartemonedha EURO e prerjes 100. Vazhdon puna për evidentimin dhe dokumentimin e plotë të rastit si dhe kapjen edhe të efektiveve të tjerë apo personave ndihmës, të përfshirë në aktivitete korruptive./Dosja.al

prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Maj 2023, 12:01 k.m.

Erion Isai shkon në SPAK

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj