LIVE UPDATES
Aktualitet

Durrës, pronat po shtrenjtohen! Largohet frika pas tërmetit, shtohen investimet, përmirësohet infrastruktura

Agjentët imobiliarë tregojnë se çmimet po rriten me shpejtësi edhe për shkak të projekteve që po zbatohen në qytet, që nga shëtitoret, porti i ri turistik e deri tek rehabilitimi i lagjeve të qytetit.

18 Mars 2023, 21:13 Nga k.m.
Durrës, pronat po shtrenjtohen! Largohet frika pas tërmetit, shtohen
Foto ilustruese

Vlerat në tregun e pasurive të paluajtshme në Durrës po rriten ndjeshëm. Rritja është shumë e fortë, pas një ngecje për shkak të frikës nga pasojat që shkaktoi tërmeti i vitit 2019 dhe shkatërrimeve që shkaktoi në Durrës.

“Frika ka kaluar, po Durrësit i ka dhuruar Zoti detin dhe veçanërisht për të huajt që e shohin ekonominë dhe çmimet tona ende të ulëta. Nëse në Pragë me 50 mijë euro blen një garazh, në plazhin e Durrësit blen një apartament 1+1 shumë të bukur”, thotë Florian Tahiri, drejtues agjencie imobiliare.

Agjentët imobiliarë tregojnë se çmimet po rriten me shpejtësi edhe për shkak të projekteve që po zbatohen në qytet, që nga shëtitoret, porti i ri turistik e deri tek rehabilitimi i lagjeve të qytetit.

“Nëse i referohemi vitit 2022 kemi një rritje 10-15 % dhe trendi vazhdon i njëjtë. Kemi kërkesa të larta. Nëse më parë çmimet varionin nga 800-900 euro/m2, sot në këto zona shkon 1200-1300 euro/m2.   …. Nëse më përpara gjeje apartament te zona e stadiumit me 500 euro/m2, tani nuk e gjen më. Ka shkuar 600-700 euro/m2. I gjithë Durrësi ka pasur një rritje”, thotë Tahiri.

Një nga lagjet ku riparimi i infrastrukturës ka rritur vlerën është edhe kjo zonë në periferi të Durrësit. Pallate parafabrikate dhe ku mungonin rrugët e kanalizimet

“Kemi bërë ndërhyrje në 40 objekte të para viteve ’90…. Me këtë projekt synojmë t’i japim jo vetëm një imazh tjetër zonës dhe ndikim direkt te fatura e energjisë elektrike të familjeve, po në këtë zonë do të ketë dhe një rritje të vlerës së pronës me investimin e kryer nga bashkia e Durrësit. Ky investim ka ndikuar dhe në një klimë më të mirë për biznesin e vogël në zonë”, shprehet kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.

“Ka qenë lagjja shumë keq dhe investimi është i përkryer. Tapat e pallateve që bënë, do të ulin depozitat poshtë dhe fusha e rërës që do bëhet për fëmijë dhe që kishim vite që e kërkonim. Jemi shumë të kënaqur”, thonë banorët.

Rritja e shifrave të turistëve në Shqipëri i ka dhënë efektet edhe ne qytetin e Durrësit dhe në të gjithë zonën bregdetare atje në rritjen e vlerës së pronës./TopChannel

durres

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj