2 Qershor 2023, 13:18
Nga m.s
foto ilustruese
DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 18-vjeçar, pasi i ka vënë flakën derës së banesës së një 61-vjeçari, për shkak të prishjes së një marrëdhënieje të mëparshme familjare. Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale, dhe iu rrezikua jeta e banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari.
Si rezulat i operacionit policor të koduar "Identifikimi", u vu në pranga shtetasi M. N., 18-vjeç, banues në Durrës, pasi i vuri flakën derës së banesës së një 61-vjeçari (ish-vjehrri i motrës së tij).
Uniformat blu shpallën në kërkim vëllanë e 18-vjeçarit, personin me inicialet I. N., 22-vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se përmes celularit, ka kanosur me fjalë 61-vjeçarin, për të mos kallëzuar rastin në polici.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Identifikimi". I vuri flakën derës së banesës së një 61-vjeçari, për shkak të prishjes së një marrëdhënieje të mëparshme familjare, ndërmjet tyre, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari. Shpallet në kërkim vëllai i të arrestuarit, pasi kanosi me fjalë 61-vjeçarin, për jetën si dhe për të mos kallëzuar. Sekuestrohen veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik i lëndës djegëse dhe një celular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast të dëmtimit të qëllimshëm, me zjarr, të derës së banesës së një shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tij dhe autorëve të dyshuar, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe arrestimin e përgjegjësve. Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale të kryera dhe si rezulat i operacionit policor të koduar "Identifikimi", u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre, i ka vënë flakën derës së banesës së një 61-vjeçari (ish-vjehërri i motrës së tij).
Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari.
Gjithashtu për këtë rast, shërbimet e Policisë shpallën në kërkim vëllanë e 18-vjeçarit, shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se përmes celularit, ka kanosur me fjalë, 61-vjeçarin, për jetën dhe për të mos kallëzuar. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të përdorura nga këta shtetas, gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik ku mbahej lënda djegëse (benzinë) dhe një celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
digjet banesa durres
Aktualitet
2 Qershor 2023, 13:10
m.s
foto ilustruese
TIRANË- Instituti i Arkeologjisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, deklaron se çdo qëndrim nacionali...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 13:05
A.B
Maks Haxhia
TIRANË- Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri, Maks Haxhia zbuloi për mediat një bisedë të klientit të tij me nj&...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 13:00
A.B
Matilda Fetau
TIRANË- Ditën e sotme, lajmi kryesor në media është lirimi nga burgu i ish-ministrit të brendshëm Saimir T...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 12:50
A.B
Saimir Tahiri
TIRANË- Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit për lirimin nga qelia të ish-ministrit të Brendsh&eu...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 12:35
A.B
Maks Haxhia
TIRANË- Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri ka bërë të ditur se një nga arsyet e lirimit të klientit të ti...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 11:53
A.B
Saimir Tahiri
TIRANË- Ish-ministri Saimir Tahiri do vijë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Ky ishte vendimi q&eum...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 11:29
m.s
provat e gjetura ne vendngjarje
ITALI- Dëshmi tronditëse janë zbuluar në lidhje me një ngjarje të rëndë, ku nj&eum...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 11:32
A.B
Saimir Tahiri
TIRANË- Lirohet nga qelia ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Me kërkesë të prokurorit të çësht...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 11:30
A.B
Policia
BERAT- Identifikohet një tjetër person i implikuar në rastin e tentativës për të kryer atentat ndaj një shtetasi...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 11:09
m.s
foto ilustruese
VORË- Një 60-vjeçar me inicialet M. M., ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në ambientet e nj&...