LIVE UPDATES
Aktualitet

'Dua të largohem nga Gaza të marr dhe fëmijët'/ Apeli i shqiptaro-palestinezes: Shkuam në një spital për strehim, ishte mbushur me viktima

Amal na tregon se ku po strehohen për të qenë të sigurt sa të munden.

12 Tetor 2023, 12:29 Nga a.l
'Dua të largohem nga Gaza të marr dhe fëmijët'/
Shqiptarja në Palestinë

PALESTINË- Ky është palestinezi Naim Abuejad ardhur në Shqipëri si student në vitin 1970. Nga martesa me një vajzë nga Durrësi, lindën në Shqipëri vajzën Amal dhe djalin Iljad të cilët prej vitit 1998 u zhvendosën të jetojnë në Gaza.

Në një intervistë telefonike me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, shqiptaro-palestinezia Amal Ashour, tregon momentet e para kur nisën bombardimet në Gaza.

“Nuk kemi asgjë. Morëm vetëm rrobat. Mezi i morëm dhe ikëm në tre të natës duke ecur me vrap mes bombardimeve. Shkuam në një spital që ishte i mbushur me të plagosur me të vdekur. Dolëm nga aty dhe ikëm në një shkollë afër qytetit Benhanun në Gibal”, tha Amal Ashour.

Amal na tregon se ku po strehohen për të qenë të sigurt sa të munden.

“Jam strehuar në një shkollë të një shoqate europiane. Jam duke vrapuar nga frika e bombardimeve. Në këtë shkollë çdo minute vjen një familje pasi kërcënohet e vinë këtu tek ne. Në një klasë 4 deri 5 familje. Këtu jam me familjen bashkë me vëllain dhe fëmijët e tij. Është edhe xhaxhai më familjen. Kjo shkollë është e mbushur me familje nga të gjitha anët e qytetet”, shprehet Amal.

Amal thotë se nga sulmet mbi gaza në 2014 shtëpia iu shkatërrua. E njëjta gjë ndodhi edhe disa ditë më parë.

“Në shtëpinë time ka ndodhur bombardimet. Është bombarduar shtëpia ime. Gjysma e shtëpisë iku. Edhe shtëpia e vëllait gjithashtu pasi jemi në një lagje. Përfshi shtëpinë e xhaxhait e kanë bombarduar. Qyteti ku unë jetoj, Benhanun, në veri të Gazas është rrethuar me ushtarë dhe kërcënuar nga tanket dhe ushtarët”, thotë Amal.

Por si e parashikon të ardhmen tek sa ndodhet në mesin e kësaj lufte?

“Unë nuk e di. Gjendja po bëhet keq e më keq. Nuk e di si do t’ja bëj pasi frika po shtohet. Nuk e kam pasaportën shqiptare pasi kam 22 vite në Gaza dhe nuk kam dalë asnjëherë nga Gaza. Kam edhe fëmijët të cilëve nuk i kam bërë pasaporta për të patur mundësi të dal. Unë dua të dal por të marr edhe fëmijët e mi”, ka thënë ndër të tjera Amal.

Përmes Top Channel Amal apelon për ndihmë.

“Kërkoj të më tërheqin nga Gaza me fëmijët e mi sepse të cilët nuk kanë pasaporta bashkë me vëllanë tim e fëmijët e tij. Pasi të mbarojë lufta të jem e sigurt e të kthehem prapë në shtëpinë time pasi kam jetën dhe punën këtu”, tha Amal Ashour. 

konflikti izrael-palestine naim abuejad amal ashour

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj