LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtori i Burgut Vlorë “zapton” pronat e fshatarëve, ndërton në mënyrë të paligjshme

Fiksi udhëtoi drejt Peshkëpisë ku në terren gjeti dhe vetë drejtorin e burgut në ndërtesën ku po bëheshin ndërtimet, por që me vajtjen e grupit të xhirimit ai largohet.

17 Tetor 2023, 22:56 Nga I.A
Drejtori i Burgut Vlorë “zapton” pronat e fshatarëve,
Ëngjëllush Avdylaj

VLORË- Drejtori i Burgut të Vlorës, Ëngjëllush Avdylaj denoncohet nga banorët e Peshkëpisë se u ka zaptuar pronat. Madje përveç zaptimit ndërton edhe në mënyrë të paligjshme. Kjo ka sjell konflikte me banorët.

Në Fiks u ankuan tre vëllezër nga fshati Peshkëpi i Vlorës. Ata kanë të trashëguar nga gjyshi një pronë truall në këtë fshat. Ata disponojnë një vendim të formës së prerë që gjykata i ka njohur si trashëgues dhe vendimi është dorëzuar në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për ta regjistruar. Por ata shohin çdo ditë se si betonizohet prona e tyre duke u hapur kanale nga drejtori i burgut të Vlorës. Ky i fundit ka një projekt për rikonstruksionin e një ndërtese që ndodhet në tokën e ankuesve.

Fiksi udhëtoi drejt Peshkëpisë ku në terren gjeti dhe vetë drejtorin e burgut në ndërtesën ku po bëheshin ndërtimet, por që me vajtjen e grupit të xhirimit ai largohet.

Njëri prej vëllezërve tregon se ka debatuar disa herë me drejtori, madje debati kishte degraduar edhe në konflikt kur ky i fundit i ka marrë telefonin dhe thyer ankuesit, pasi ka dashur të filmojë se çfarë behët në të vertët mbi tokën e tyre. Për këtë ngjarje ankuesi ka vënë në dijeni Specialistin e Policisë së Zonës dhe vetë kryetarin e Bashkisë Selenicë.

Në një telefonatë që kryen ankuesi me SPZ, Rexhinaldo Filaj ai pohon se telefoni është marrë nga drejtori dhe se ky i fundit kur qytetari i kërkon ndihmë kujtonte se drejtori ia kishte kthyer, pasi ai ishte zotuar se do ia kthente. Gjithsesi ai zotohet se do ta ndihmojë që drejtori burgut t’ia kthejë telefonin e thyer po nga ai. Ndërkohë që i telefonuar nga gazetarët e Fiksit SPZ nuk pranoi të kishte dijeni për kthimin apo jo të telefonit. Përsa i përket kofliktit ai  thotë se të dyja palët janë thirrur në komisariat edhe drejtori edhe janë zotuar në zgjidhjen e konfliktit.

Fiksi gjithashtu telefonoi dhe Kryetarin e Bashkisë Selenicë i cili ishte në dijeni të zaptimit të tokës. Ai siç edhe i kishte thënë qytetarit nga kjo bashki nuk është dhënë asnjë leje për ndërtim, pasi aktualisht deri sa prona t’u rikthehet qytetarëve ligjërisht është pronë publike e Bashkisë Selenicë. ” Unë nuk u jap asnjë metër tokë, dhe nuk kanë leje ndërtimi. Nesë ai bën sikur një hap shkon direkt në burg“- shprehet në telefonatë me qytetarin kryetari Nertil Bello. Të njëjtën gjë i pohon edhe Fiksit. Pasi Fiksi faktoi që mjete të rënda punonin në vend kryetari u shpreh se do niste sërish inspektorët për pezullim pune.

Fiksi u mundua të kontaktoi edhe me drejtorin e Burgut të Vlorës, Ëngjëllush Avdylaj. Pas gati një jave sorollatjesh gazetarët e Fiksit shkojnë pranë vendit të tij të punës, por që drejtori u lë takim pas orës 16:00, kur mbaronte dhe orari zyrtar i punës. Por kur Fiksi paraqitet sërish në orarin e caktuar nga drejtori ky i fundit ishte larguar nga institucioni. Shkak për largimin e tij kishte dhënë se duhet të paraqitej në spital. Fiksi verifikoi edhe në spital. Drejtuesit e spitalit konfirmuan se drejtori Avdylaj nuk ka patur asnjë takim në spital dhe nuk ka shoqëruar as ndonjë të sëmurë. Pra drejtori i burgut Vlorë thjesht ka shmangur gazetarët e Fiksit.

Marrë nga Top Channel

Ëngjëllush avdylaj

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim