LIVE UPDATES
Aktualitet

“Drejtori është zjarr, të thajmë ndonjë fond”, si Suel Çela urdhëroi Bruno Hazizollin të takojë Luan Tabakun për të ndikuar që të bëhet zv drejtor në ASHK Elbasan

Suel Çela një figurë dominante e krimit të organizuar në qytet që kishte vendosur jo vetëm të sfidonte hapur rivalët e tij, por po kështu të ishte vetë shteti në Elbasan.

29 Prill 2025, 20:17 Nga r.ll
“Drejtori është zjarr, të thajmë ndonjë
foto ilustruese

TIRANË- Një qytet, që shpesh është tronditur nga atentate mafioze me viktima të shumtë, midis tyre edhe të pafajshëm. Një qytet plumbash dhe gëzhojash, që kanë lënë shenjën e tyre traumatike te banorët e tij, që të vetmin kujdes kanë sigurimin e përditshmërisë së tyre.

Ky është Elbasani, qyteti në kërthi të Shqipërisë, një koridor që ka ndërthurur gjithmonë interesa të rëndësishme të grupeve të krimit të organizuar. Ku ndër vite një nga bandat që jo vetëm sundoi qytetin por edhe organizoi jetën e tij politike ishte edhe ajo e Suel Çelës.

Që krahas përplasjeve të forta që pati me armiqtë e tij, një ndër ta edhe Ardian Çapja, shtriu duart edhe në emërimet në krye të aparatit shtetëror në Elbasan.

Duke vendosur për qëllime të veta se kush do të jetë në krye të institucioneve, kjo më qëllim për të siguruar jo vetëm pushtet politik por edhe ekonomik.

Suel Çela një figurë dominante e krimit të organizuar në qytet që kishte vendosur jo vetëm të sfidonte hapur rivalët e tij, por po kështu të ishte vetë shteti në Elbasan.

Ashtu siç në fakt ka bërë në disa emërime të njerëzve të tij të besuar në pozicione kyçe në administratë.

Një prej tyre edhe Luan Tabaku  i cili del se është emëruar në vitin 2022 në detyrën e Administratorit të Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan, falë ndikimit të drejtëpërdrejtë nga banda e Suel Çelës.

Të dhëna të cilat grupi hetues i përftoi jo vetëm pas zbërthimit të bisedave në Sky Ecc midis anëtarëve të organizatës kriminale.

Por edhe midis vetë kreut të kësaj bande Suel Çela dhe ushtarëve të tij.  Të cilët në vitin 2020, filluan nga puna për të lëvizur Luan Tabakun, në këtë kohë zv.drejtor në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan, në pozicionin e Administratorit të UKT Elbasan.

Gjë të cilën ia dalin ta bëjnë vetëm pas disa kohësh, duke siguruar edhe mbështetjen e tij në disa tendera të rëndësishëm, që u përfituan nga organizata në vazhdim.

Ka të dhëna se emërimi i shtetasit Luan Tabaku në detyrën e Zv-drejtorit në ASHK Elbasan, është kryer në ndikimin e drejtëpërdrejtë  dhe influencës së shtetasit Suel Çela (Marjus Lulaj).  Por si arriti grupi hetues në këtë përfundim dhe përse ata ngritën dyshimin e arsyeshëm se Luan Tabaku është një nomenklaturë e grupit kriminal të Suel Çelës.

Çfarë zbuluan bisedat në Sky Ecc midis pjesëtarëve të grupit, që bindën prokurorët që të urdhëronin kontroll jo vetëm në banesën e Luan Tabakut, por edhe të disa biznesmenëve të tjerë në qytet, të dyshuar si lidhje të Suel Çelës. Si e takuan ata privatisht Luan Tabakun, duke i kërkuar apo urdhëruar që ta pranonte detyrën e titullarit në postin që ata i kishin caktuar?

Gjë që del edhe në një nga bisedat me një nga anëtarët e grupit të tij kriminal.

Bisedë e zhvilluar në vitin 2020, ku edhe pse në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën kishte pllakosur pandemia, Suel Çela e urdhëron atë  që të takojë Luan Tabakun, dhe ky i fundit të pranojë atë punën e nëndrejtorit. Duke iu referuar kështu pozicionit të zëvendësit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan.  I gjithë qëllimi i organizatës është që jo vetëm Luan Tabaku të jetë njeriu i tyre në poste kyçe, por siç ata shprehen në komunikimet në Sky Ecc, edhe të thajnë ndonjë fond.

Synim personal që e kanë edhe anëtarët e bandës që shikojnë në perspektivë te figura e Luanin si drejtor, mundësinë e pasurimit nëpërmjet ndonjë tenderi.

Por grupi kriminal i Suel Çelës, kishin mendime të qarta në lidhje me Luan Tabakun dhe të ardhmen e tij.

Gjë që e shpreh edhe vetë Suel Çela, që po punonte ndërkohë që Tabaku të ngrihej fillimisht në detyrën e nëndrejtorit të ASHK-së në Elbasan.

Gjë për të cilën ai urdhëron anëtarin e bandës së tij që të takojë Luanin dhe ta pranojë detyrën e lartë shtetërore që banda i ngarkonte ta përmbushte me dinjitet dhe profesionalizëm. Suel Çela gjatë një bisede me Bruno Hazizollin i kërkon këtij të fundit që të takojë pak Luan Tabakun dhe ta pranojë atë punën e nëndrejtorit.

Ajo që vihet re gjatë bisedës është se Suel Çela kur jep urdhëra i drejtohet vetvetes në vetën e tretë, si Ai.

Gjë që e bën edhe në rastin kur i komunikon Bruno Hazizollit porosinë që ky i fundit duhet t’i japë Luan Tabakut.

Vetëm një muaj pasi ka dhënë këtë porosi, duket se puna e Luan Tabakut është e bitisur. Dhe banda është e sigurtë se Luani tashmë do bëhet nëndrejtor, edhe pse ata vetë i atribuohen si drejtor. Gjë që e konfirmon në një bisedë me Klaus Matishin, ushtarin e tij, edhe vetë Suel Çela.

Që kujdeset posaçërisht për çdo punë në organizatë.  Suel Çela që i tregon Matishit se ‘Luanin do e bëjmë drejtor’. Vendim që ka sjellë gëzim edhe te pjesa tjetër e bandës.  Që në Sky Ecc flasin lirshëm mbi këtë emërim, që për ta është i sigurtë që do jetë shumë i suksesshëm. Suel Çela në korrik të 2020 informon mikun e tij Klaus Matishin duke i thënë: ‘Do e bëjmë drejtor Luanin’.

Pasi e kanë vendosur në vendin e duhur, çunat siç duket edhe në bisedat e mëposhtme ruajnë një vlerësim të veçantë për Luan Tabakun. Ata madje e cilësojnë atë edhe si përfaqësuesin e tyre me kollare dhe shprehen tepër të kënaqur nga performanca e tij në punë.

Bisedë ku ata rrëfejnë edhe si Lani, siç ata e quajnë në mënyrë të përzemërt Luan Tabakun, po u bën më shumë punë se edhe ca të tjerë që ata njohin.

Si dhe po i ndihmon me drejtorin e AKU-së

Bisedat në Sky Ecc

Xhino Roka teksa bisedon me Klaus Matishin i thotë ndër të tjera se po fliste me Lanin (Luanin).

Gjatë bisedës Xhino ruan një konsideratë të thellë për Luanin, për seriozitetin që ai paraqet në punë.

‘Zjarr është. Është për mashallah, u rri punëve te koka. Shyqyr që e kemi zemra, duhet te ai vendi ai. Përfaqësues me kollare…. Ne e sistemuam në punë dhe ai po na ndihmon tani,

Në një tjetër bisedë që i përket muajit gusht të vitit 2020, Suel Çela del vetë në komunikimet e Sky Ecc teksa flet me një nga anëtarët e grupit të tij kriminal, i identifikuar si Klaus Matishi.

Të cilit i tregon jo vetëm që është takuar me Luanin, por edhe se si e mban të fshehur pas në makinë që të mos e shikojnë të tjerët. Ajo që vihet re në këtë bisedë është se Suel Çela, e trajton pa ndonjë shenjë respekti të veçantë përfaqësuesin e tij me kollare në krye të institucionit ku e ka vendosur.

Të cilin diku në bisedë e cilëson edhe si bythëgrisur që hapet bythësh dhe që duhet mbajtur në kontroll.

Biseda gjatë të cilave, Suel Çela tregon ndër të tjera edhe se si po e përdor Luan Tabakun për gjëra madhore.

Në një nga bisedat që Suel Çela bën me Klaus Matishin, ai i tregon këtij se ishte në kafe me Luanin, të cilit i kishte bërë llafe se përse nuk e kishte pyetur për lokalin.   ‘Luanin e kam futur dhe po merret me gjëra të mëdha, duhet ta ruajmë shumë tani. Po mundohem ta mbaj në shina, po vjen dy herë në javë këtu me makina të ndryshme, ulet mbrapa që të mos e shohin. Mundohu të flasësh në telefon me të sa më pak’.

Ai iu thotë anëtarëve të grupit të tij që duhet ta ruajnë Luanin dhe të mos e djegin për gjëra të vogla.

‘E kam futur, po takohet me njerëz të rëndësishëm. I thashë ti pse nuk më pyet mua’.

Mesa duket Luan Tabaku është i pranishëm me ndihmën e tij të vyer në shërbim të grupit kriminal të Suel Çelës, përgjatë gjithë vitit 2020.

Që nga koha kur organizata u investua që ai të merrte postin e nëndrejtorit të ASHK-së në Elbasan. Ku duket se ndër më aktivët në komunikimin me të janë Xhino Roka dhe Klaus Matishi. Ata vazhdojnë të mbajnë lidhjen midis Suel Çelës dhe Luan Tabakut, Sikurse është edhe kjo bisedë që mban datën 9 Dhjetor 2020, ku Xhino Roka gjatë një bisede me Klaus Matishin, i thotë këtij të fundit  se pasi Lani është treguar i zellshëm të vihet në shërbimet e tyre për gjithçka që atyre u nevojitet, ata do ta ngrejnë Luanin në një detyrë ku ti dojë atij ajo…  ‘Luanin do e bëjmë ku ti dojë qejfi…sepse mikun e mirë e kemi prej Luanit. Ja thashë edhe Ss, Luanit i kemi borxh shumë gjëra, na ka ndihmuar se s’ka…

Do të ishin këto biseda të zhvilluara në Sky Ecc, përgjatë vitit 2020, që çuan grupin hetues edhe në një investigim më të hollësishëm se si Luan Tabaku ishte emëruar në krye të Autoritetit të Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan gjatë vitit 2022.

Dhe nëse këto biseda përkonin me kryqëzimin e fakteve në terren.

Nga ku doli se në periudhën kur zhvillohen bisedat midis grupit kriminal të Suel Çelës dhe Luan Tabakut, ky i fundit ka qenë i punësuar pranë Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, dega Elbasan. Detyrë të cilën e ka mbuluar nga muaji Korrik i vitit 2020 deri në muajin Nëntor të vitit 2021.  Ndërsa më tej Tabaku del se ka qenë i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime Elbasan, në cilësinë e administratorit të kësaj shoqërie.

Por ajo që do të përforconte edhe më shumë njohjen e ngushtë apo lidhjen me grupin e Suel Çelës dhe Luan Tabakut, në krahun tjetër, do të ishin vetë lidhja e tyre miqësore.

E cila në fakt del se ishte shumë më e hershme, se koha kur organizata kriminale dhe kreu i saj interesohen që Tabaku të emërohet në krye të punëve të ASHK-së, apo më vonë të Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan.

Konkretisht rezulton se në periudhën korrik të vitit 2020 deri në nëntor të vitit 2021 Luan Tabaku ka qenë i punësuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan.  Referuar dokumentave rezulton se prej shtatorit 2022 dhe në vijim ai është punësuar si Administrator pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan sh.a.

Por ajo që duket se e komplikoi edhe më shumë situatën e Luan Tabakut përballë drejtësisë, ishte fakti që në 10 vitet e fundit ka pasur jo vetëm kontakte të vazhdueshme me eksponentë të familjes Çela, por edhe ka udhëtuar me automjetet e tyre jashtë Shqipërisë.

Çka në thelb tregonin për afërsinë e ngushtë që ai kishte me këtë familje dhe kreun e kësaj organizate, Suel Çela.  Hetuesit kanë zbuluar nga verifikimet në sistemin TIMS se Luan Tabaku ka udhëtuar përgjatë viteve 2010-2025 me disa mjete.

Një prej këtyre makinave është në pronësi të subjektit tregtar ‘Çela’ Shpk, në pronësi të Petrit Çelës, babai shtetasit Suel Çela. Hetuesit kanë zbuluar se me të njëjtin automjet ka udhëtuar gjatë vitit 2024 edhe bashkëshortja e Luan Tabakut.

Sipas të dhënave të analizuara nga sistemi TIMS rezulton se Luan Tabaku gjatë vitit 2021, ka udhëtuar me një automjet me të cilin kanë udhëtuar edhe shtetasit  Sergej Hasanpapaj dhe Endri Çopja, të të dyshuar si anëtar të organizatës kriminale të drejtuar nga shtetasi Suel Çela.  Të dy rezultojnë me precedent të theksuar kriminalë.

Por pikërisht ajo që duket se ka fundosur apo ka nxjerrë zbuluar lidhjen e ngushtë midis Luan Tabakut dhe organizatës kriminale të Suel Çelës, është korespondimi i bisedave në Sky Ecc, midis tij dhe bandës, dhe emërimit si titullar fillimisht në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe më pas si Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan.

Aty ku del se Luan Tabaku ka shpërblyer organizatën e Suel Çelës me disa tendera të rëndësishëm. Arsyeja madhore siç ata thonë në bisedat midis tyre për të cilën ata vendosën njeriun e tyre të besuar në krye të këtyre dy institucioneve.  Tendera që mesa duket kishin lidhje me sigurinë fizike të objekteve në administrim nga shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan, që drejtohej nga Luan Tabaku.  Por që pas emrit të subjektit fshihej organizata e Suel Çelës./ "Në Shënjestër", Balkanweb

suel cela bruno hazizolli laun tabaku

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit